Tuesday, October 30, 2007

Udhetim ne Budva

Photobucket


Gjate kohes se qendrimit tim ne Shqiperi , bera ç'bera dhe i ngjesha dhe nja 2 dite udhetimi ne Budva/Mal te zi se bashku me familjen time.Kisha kohe qe doja te shkoja sepse kisha degjuar shume per Budven , por asnjehere nuk qeme bere mbare per te ikur kur isha ne Shqiperi.Kete here , sikunder ndenja me shume , thashe qe do ishte gjynah ta humbisja serish rastin ndaj , nje hop , e planifikuam dhe u nisem.

Rruga kaloi shume bukur.Koha qe sikur ta kisha porositur, pa diell, pa shi, me qiell te vranet.Nuk e dua diellin dhe per me teper fotot me te mira i kap ne nje kohe te tille:)

Si fillim u ulem ne Shkoder , dhe hengrem pak kos deleje, i mirenjohur ne ate zone.Ishte kenaqesi ta haje kete ushqim kaq freskues dhe te shijshem perballe kalase se Rozafes.
U nisem serish.
Me beri pershtypje se rruges pashe shume peme shegesh si dhe shegesh te egra.Nuk e dija se rriteshin ka shume!
Me ne fund hyme ne kufirin malazez.Qe ne hyrje vihet re ndryshimi i rruges dhe pastertia e rregulli ne pergjithesi.
Arrijme ne Budva.Budva eshte nje qytet i vogel.
Thuhet se eshte nje nga vendbanimet me te vjetra ne Adriatik.E themeluar nga Beotije Kadmo , djali i mbretit Agenor dhe mbretereshes Telofosa , rreth perpara 2600 vjetesh.
Ne pjesen e re te qytetit spikat stili minimal urbanistik.Pa shume ngarkesa,pa shume ngjyra te egzagjeruara.Pasterti dhe rregull gjithandej.
Nuk ka shume ndryshime nga shume qytet te tjera ballkanase Budva.Atmosfera, njerezit,muzika,dyqanet,mallrat qe shiten,restorantet,natyra çdo gje ta kujton shume vende te tjera te Ballkanit.Deri ketu nuk ka shume gjera te reja.
Por ka diçka shume te veçante.Pjesen e vjeter te qytetit qe eshte nje mrekulli me vete.Kjo pjese quhet Starigrad dhe eshte nje pike shume e rendesishme historike.
Tipike jane ne te shtepite e gurta dhe rrugicat e ngushta plot me shtepi te tilla.Po ashtu per tu spikatur eshte kisha e Sv.Trojices ne te cilen ndohet dhe varri i shkrimtarit te famshem Stjepan Mitrov Ljubisa.Ne arkitekture dallohen dendur gjurmet e stilit roman.
Po ashtu ne kete zone te vjeter te qytetit organizohen dhe shume teatre apo shfaqje te shumta nacionale dhe internacionale sidomos gjate veres .Stina e pranveres eshte e njohur me karnivalet , ndersa vjeshta eshte koha me e ngjeshur e turizmit .Kohe qe vazhdon edhe ne dimer.

Kjo zone eshte me plot kuptimin e fjales piktoreske.Sidomos ditet qe ishim ne , duke perfituar dhe nga koha e keqe dhe qielli i vranet dhe i egersuar , ndertesat dukeshin akoma me te bukura dhe perrallore duke formuar nje kontrast te mrekullueshem me qiellin.
Ate dite patem dhe fatin te rastisnim ne nje nga pazaret e sendeve antike dhe perfitova te shoh dhe fotografoj shume objekte interesante nga periudha e mesjetes dhe rilindjes.
Nuk e di por mbase dhe prej kesaj , si dhe prej struktures se kesaj zone te qytetit , ate dite mu duk vetja si Nils Holgersoni qe kishte gjetur ate qytetin e vjeter qe do te fundosej nese nuk blehej dot ndonje gje brenda nje ore:)
Ndaj thame te bejme njeçike pazar:)
Kafete ishin shume te kendshme gjithashtu.Dhe per vendalinjte mund te them se ishin te dashur dhe te afrueshem.Kishin veçse nje handikap : Nuk para flisnin anglisht.Kesisoj u detyruam te flisnim pak tarzançe.
Nje element tjeter interesant ishte treni qe kalonte neper qytetin e ri dhe pjesen e vjeter te Budves .
Dhe sa i perket fushes se kulinarise , mund te them me plot gojen se , atyre i pelqen te hane dhe shume fare madje.Me beri pershtypje filxhani i stermadh i makiatos , filxhan nga i cili dilnin rahat fare 3 makiato ne Shqiperi:)
Patem dhe mundesine te rastisim ne nje dasem malazeze, qe behej ne nje godine aty afer shtepise qe kishim marre me qera.
Nuk thone kot qe ballkanasit ngjajne me njer tjetrin:) E njejta rremuje , i njejti terbim tip "nje martohet , 100 terbohen"..Gjalleria,muzika,zhurmat,pispillosja,lodrimi po njesoj:)
Dhe statistika e fundit: Duhet te kerkosh me qiri te gjesh nje goce te shkurter :))Te gjitha ishin si lastar..

Si perfundim mund te them se me pelqeu Budva , sidomos pjesa e qytetit te vjeter .Ne ate zone qyteti nuk besoj se do merzitesha ndonjehere, pasi ka nje nderthurje pothuajse perfekte te nostalgjise se se shkuares antike dhe te aktuales.Shto ketu dhe profilin mikprites ballkanas , behet per tu pire ne kupe:)
Jua rekomandoj miq!Ju vura disa foto nga udhetimi im ne Budva shpresoj t'ju pelqejne.


Nese nuk ju hapet slideshow klikoni ne kete adrese:URL:http://www.bighugelabs.com/flickr/slideshow.php?id=38595
per me shume rreth Budves klikoni ketu:http://en.wikipedia.org/wiki/Budva

13 comments:

Agobooks said...

Të tilla të...ndodhçin ngahera, do të uroja unë!

eni said...

flm Neki..

belle_fleur said...

C'te rrefyer qe i ke bo udhetimit mi lal, qe nga kosi i deles, pazaret duke me kujtur Nilsin:) e duke perfunduar tek dasmat. Rrofsh yllo se e solle me afer ate qytet kaq te njohur per turizmin dhe bukurine e tij, duke e shtuar kete ne listen e vendeve qe dua te vizitoj.

eni said...

yll ta rekomandoj patjeter ta vizitosh..

Selfmaderadio said...

ajo gjuha tarzance ishte shume e madhe :)

Ta kam ziline. Fotografite jane shume te bukura.

Anonymous said...

...qamet najs :)

Anonymous said...

flm për reportazhen e bukur, si nga teksti ashtu edhe fotografitë.
"starigrad" betekent "qytet i vjetër" - star=vjetër, grad=qytet...jo aq relevante, sa për informim...

Anonymous said...

edhe mua ajo fotografia qendrore me pelqeu me shume mgjth te gjitha ishin sh te bukura.

eni said...

selfi: ka lezet ne Shqiperi o vella te gjithe e dine se paku nje gjuhe te huaj.flm:)

ervivi :))

anonim: starigrad e quanin banoret zonen..flm

tena: dhe mua ajo me pelqen me shume:) flm

Krasta Krau said...

Hajt me udhetime te tjera... jo per gje po presim ne ketej... :D

eni said...

patjater Krasta..shifemi ne takimin e flickr:)

Anonymous said...

gezohem qe ja ke kaluar kaq bukur eni.

Besoj se tani qe ishte rregulluar rruga tirane-shkoder (qe s'me besohej se dikur te dilnin zorret andej nga taravica) eshte dhe me e kollajshme si rruge.

Te uroj sa me shume udhetime ne te ardhmen.

-bizele (pertace)

eni said...

bizele:po po rruga qe mire fare lal..te urojsuksese ne provime e dashur dhe sa me shume relax..hugs

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator