Thursday, October 18, 2007

Gregori dhe une

Qe nje dite e gjate pune.E lodhshme.Pa te reja.Pa te veçanta.
Shkurt monotone dhe e merzitshme.Nga ato ditet kur jo vetem qe nuk meson apo mer diçka te re , por jep shume fare nga vetja dhe energjia jote.
Kjo me ben ta pres me symbyllur vajtjen ne shtepi.Te mos duroj dot sa te futem brenda, sa te mbyllem dhe te çliroj tere bezidite e grumbulluara gjate dites.
Mua me pelqen qendrimi ne shtepi.E dua shtepizen time.E dua ate boten e vogel ,te krijuar nga vetvetja.Mund te duket pak si egocentrike, por ja qe keshtu e perceptoj.
Me ne fund arrij.Ndjej nje ndjesi lehtesimi.Mire a keq , dhe kjo dite mbaroi, tani eshte koha per qetesim , per kthim ne boten time.
Plandosem mbi divan.E para gje qe bej sa here jam e lodhur.Mbyll syte fort sikur te dua te zhytem ne erresire sublime per disa momente.Kjo me jep pershtypjen e largimit nga shume gjera bezdisese.
Çel syte perseri...Ndjej nje lloj lehtesimi inert qe me endet neper tru.Filloj te gjezdis syte neper dhome, ashtu kot , lirshem ..pa menduar per asgje..Thjesht i kullos .
Dhe ja papritmas ndeshem me ate qe do t'me rrembeje qetesine, ngeshmerine dhe rehatllekun aq mundimshem krijuar.
Qendron ne mur.Eshte i vogel fare.Por sa i hajthem, aq edhe i shpejte.Nje mini ndryshim i ajrit e ben ate te levize me nje shpejtesi te rrufeshme dhe jo me nje levizje e imja.Eshte dhe diplomat i madh.Po nuk levizi gje , as ai nuk leviz, rri si i ngordhur , si i padukshem aty ku eshte.
Provoj te fik driten.E rindez pas pak kur ç'te shoh..ai ka mare tere ate udhe nderkohe.
Eh-,them me vete,- qerrata do te ma hedhesh mua ti?
Ne fakt kur e mendoj thelle , thelle e kuptoj se ai ma merr ne kthese.Eshte i shpejte sa vete dreqi, finok, i ndjeshem ne maksimum dhe rreshqet pa teklif kudo, nderkohe qe forca ime e gravitetit me shtrengon idhtas fort ne toke.Vendos ti afrohem dhe ta godas.Perpjekje qesharake kjo , duke i pasur parasysh vetite e tij.
Atehere , ç'bej?
Vendos ta injoroj.Te bej sikur nuk eshte , nuk egziston fare.
Jam e lodhur ,- them-, me duhet te shtrihem.E çe pastaj se ai kaloi mu afer murit prane shtratit tim?
Por nuk mundem , nuk ja arrij dot.Mendja me rri tek trupi i tij i zhdervjellet.Nuk me pelqejne gjerat qe rreshkasin dhe zhduken shpejt.Ka diçka mistrece ne to.Ka diçka siperfaqesore.
Me ngjallin siklet.
E shoh se eshte e pamundur te mos mendoj per te.
Por e shoh se dhe po me shterrojne fuqite.Ndaj vendos ta pranoj si fakt , si qenie dhe ta pervetesoj kete ide.Madje mundohem te familjarizohem me te, ta shoh si dike te njohur.
E quaj Gregor..Po de Gregor , se qe i paftuar , i padeshiruar tek une.Sepse mbase me kujton shume te paftuar qe rreshkasin paturpshem, paskrupuj ne jeten time.Ashtu pa karar dhe pa lajmerime ...serbes fare.
- Gregor , more djale-,them..Sado i padeshiruar dhe i paftuar qe je ..si misafir qe je ne shtepine time, nuk po te zboj.Por me me duhet te te them diçka , dhe mbaje vath ne vesh, degjove?
Kur te mos jem une ketu je i lejuar te merresh me çdo gje.POR...Nuk dua te shoh nje grimce tenden kur te jem ketu.Kjo eshte shtepia ime..ndaj lipsu ku te duash merr vesh..nuk me intereson fare se nga do katranosesh..
Nuk pipetin asgje , asgjekundi nuk ndjej levizje dhe ferfellima te neveritshme gjymtyresh reptile.
Kuptoj.Ky maskara , po me luan te zgjuarin, te kapshmin.Ashtu , fshehurazi..Me terezi.
Ashti si tere tinzaret qe me kane rrethuar..me ngerdheshje te padegjueshme, duke me futur mua ne siklet per çapaçullleqet e veta.Terbohem..
Vendos te luaj dhe une me armen e tij.Te luaj ate budallain e riperterire.Dhe e bej.
Se pari fik driten.Pres.Pothuajse nuk marr fryme, por e shtrengoj fort pantoflen ne dore.
Dhe ja pas pak me behet sikur ndjej disa zvarritje te squllura mbi mur.Lekura me shnderrohet ne nje gardh puçkurrizash , por nuk bezaj fare.Jam kthyer e tera ne nje det perceptoresh.Ne nje oqean nervash te dallgezuara.Me ne fund e ndjej fare prane.Zhvendoset shkujdesshem, i sigurte qe nuk ka asgje qe po e ndjen.
Dhe i kushton shume rende ky shkujdes!Sa perjetesia vete!
Nervat i kam ende te tendosura paq..Por mundem te buzeqesh.Madje te zgerdhihem.Mendoj me vete se perhere harrohet nje detaj, lihet gjithnje nje dere e hapur ndaj gabimeve, krijohet perehere nje lemsh kur thurren gjerat kot me kot.Mpleksen pameshirshem gjerat kur duket sikur krijohen me plane te urta , por vesvese.
Ndaj eshte me mire te mos i besh keto , mendoj, te mos luash politikanin, te mos brumosesh kurthe, se paku jo kaq rendomshem.Me mire eshte te jesh trim dhe pakez budalla, pakez i paduruar them.Me e shendetshme me duket.
Ndjej batanijen te me rendoje kendshem mbi trup,te me trullose embelsisht drejt gjumit.Eshte nje nate e zeze sterre , pa asnje yll.
Erresire sublime.Perfekte per tu perhumbur ne prehjen e shumepritur.

19 comments:

belle_fleur said...

Gregor more djale, hahaha me shkrive yllo! E ke pershkruar aq bukur sa me ska. Vertet, shkruan aq paster dhe fjalet i zgjedh me shume marifet. Me pelqen!

eni said...

fenkju:)

Selfmaderadio said...

Mireseredhe ne klub, e dashur ;)

candyland said...

Eni, shume e bukur kjo. Me pelqeu tej mase.

eni said...

Self: Mireseju gjej;)
Tea: rrofsh yllo:)

Bana said...

ah sa qejf. me pelqeu shume edhe psikologjia qe beje nderkohe qe ishe e fokusuar tek Gregori. me vertete bukur Eni. po te me futet nje zvaranik ne shpi ne te ardhmen, ne ate moment besoj se do me kujtohesh ti dhe Gregori, dhe do qesh e do tensionohem ne te njejten koh.

akullnaja said...

Sa shumë Gregorë që ka mor aman... Më pëlqeu zgjidhja! Ohuuuu, politika është për të ngeshmit...

eni said...

bana: me gezoka fakti.nuk doja ta fusja dhe shume anen psikologjike se druhesha se mos kuptphej sikur po jepja keshilla.flm!

akvllnaja: haha vertet! flm lal!

meditime-pershtypje said...

Keta"Gregoret"qe prishin stereotipin,behen shume domethenes kur shkruhen me nje qetesi olimpike,sado qe te grrisin nervat.Kur them "qetesi",e kam fjalen se kurre nuk mund ta perfytyroj veten qe te shkruaj kaq bukur,kur me kercejne kacabujte!Edhe ne e mbuloj koken me batanije,ai(Gregori-po ku te shkoje mendja,xhanem?!)eshte aty:ose duke u kacavjerur mbi mur,ose si nje"gogol"qe dua s'dua,do t'me lere pa gjume,deri sa ta eliminoj.Sidoqofte,bukur!Urime

eni said...

HAHA flm shume z.Perparim..ehe shkrova pas disa ditesh pasi u qetesova se ndryshe as qe behej fjale:)

ET said...

shkrimi më i bukur që kam lexuar në blogun tënd Eni !
ps: natyrisht ndonjë do më ketë shpëtuar pa e lexuar :)

eni said...

flm et..gezohem:)

edrus said...

O Eni, do të të prezantoj Gonin??
Është mashkull, me sy bojqelli dhe të kënaq kur rri me të.
Do të kënaqeshe dhe ti po ta kishe në krevat, sidomos tani që po afron dimri, si dhe s'do të linte asnjë Gregor që të të trembte.
Eni, ti e di që për ty ha 7 pula t'pjekme, prandaj,kur të duash, ta dërgoj, është maçoku më i bukur që kam parë ndonjëherë.

Agobooks said...

Do ti që, Gregori të nxori në pah dhe muzën?!

eni said...

hahahah Edrus sa i poshter dhe i madh je njekohesisht:)) mos mu lut shum per mace se gati jam perhere per to:)kane dhe lezet ta farfullijne shpine nga tere Gregoret e mundshem:)

N.ago: vertet mendon keshtu? gezohem:)

Anonymous said...

me kenaqe eni
-bizelja

eni said...

bizele:flm lal:)
p.s : nuk e di ne ke kohe apo jo por tek posti i mevonshem kma vene nje kerkese per ty:)

nuvole said...

oh cu kenaqem!

seriozisht, na kenaqe mi eni. nje nga me te bukurat e tua qe kam lexuar. bravo!

eni said...

klodiana: sa me gezon o lal..flm!

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator