photo source: www.imdb.com ,www.linternaute.com.mosaic created with flickr toys
Poshte po ve listen e 10 filmave qe me bejne perhere te ndihem mire.Filmat me pelqejne secili me menyren e vet dhe renditja nuk ka lidhje me preferencat e mia per keto filma.Jam e sigurte qe do me kujtohen dhe shume filma te tjere me vone , por nejse se keta me erdhen ndermend tani dhe nuk behem pishman qe i shkruajta:)Ja dhe filmat dhe arsyet pse i zgjodha:
1.Le fabuleux destin d'Amélie Poulain (regjia:Jean Pierre Jeunet) - Ne fakt shumica e filmave te ketij regjizori me pelqen (fut ketu dhe Delicatessen dhe Lost Children's City gjithashtu jane te preferuarat e mia).Me pelqejne tonet qe perdor, ambientet vintage por aq sa dhe ngjyrat qe perdor.Çdo gje duket me e bukur dhe e veçante ne filmat e tij.Kjo tek Amelie , arrin kulmin per mendimin tim.Me pelqen se kap çdo detaj te jetes , detaje qe shumekujt mund ti kene shkare nga syte dhe kur i rizbulon ne film , buzeqesh duke menduar se ne jete ka shume gjera qe i harrojme shpesh por qe mund te na e bejne jeten te lumtur dhe me kuptim.Me duket shume e gjetur ne film pjesa ku regjizori tregon preferencat dhe bezdite e çdo karakteri.Kjo eshte shume origjinale.Po ashtu dhe menyra sesi eshte paraqitur jeta karakteristike e vendit me terheq.Doza e humorit eshte tamam ne vendin e duhur.E kam ndjekur disa here dhe asnjehere nuk jam merzitur prej ketij filmi.
2.Before Sunrise (regjia:Richard Linklater) - Kur e kam pare kete film per here te pare isha ende adoleshente dhe me ka bere shume pershtypje.Menyra sesi regjizori e ka shtjelluar filmin,personazhet dhe ndjesite e tyre eshte shume e sinqerte dhe e thjeshte, por po aq dhe goditese.Di te them vetem kaq , se sa here e shoh kete film dua te jem ne vendin e personazheve:)
3.Forrest Gump (regjia:Robert Zemeckis) - Ky film mbase ka dhe momente prekese dhe te dhimbshme por kryesisht eshte nje film optimist mendoj .Me prek sidomos momenti kur Forrest meson se ka nje femije nga e dashura e tij dhe ai e pyet ate tere shqetesim nese femija eshte normal apo jo.Eshte e rende per faktin se vete personazhi eshte tere kohes ne dijeni te pamjaftueshmerise se mendjes se vet.E megjithate kjo nuk e pengon ate te jetoje nje jete shume te mbushur me plot ngjarje te çuditshme (shumica e te cilave ja vlen barra qirane ti jetosh) , ka kaluar sprova qe shume njerez normale do ja kishin mbathur me te katra po te ishin perballur dhe ka fituar disa miq dhe njerez te dashur prej verteti!Çfare mund te doje me shume njeriu.Forrest mendoj une, ishte njeri i lumtur!
4.Dirty Dancing (regjia:Emile Ardolino) - Edhe ky eshte nje film qe me ben te ndihem mire.Nuk po flas nga ana e lartesise se tij kinematografike por si me ben te ndihem.Atmosfera,muzika,kercimet e tij jane mbreselenese vertet.Nuk ke sesi te lodhesh apo bezdisesh nga ky film.Sidomos prej ketij filmi mesova disa kenge klas, midis te cilave ajo qe mbizoteron per mua eshte "Cry to me" e Solomon Burke.
5.Dumb & Dumber (regjia:Peter Farelly)- Nje nga komedite me te bukura dhe arrira per mendimin tim.Loje e shkelqyer nga dy heronjte e filmit ,mimika te paharrueshme, humor me kripe.Me pelqen sidomos ta ndjek ne variantin e dubluar italisht:) eshte me e kendshme:)
6.Edward Scissorhands (Tim Burton) - Atmosfere magjike mbizoteron ne tere filmin.Shtepi dhe lagje si prej kukulle te periferive amerikane.Te tera gjerat,pamjet,njerezit,jetet jane shume te çuditshme ne kete film.Luan Johnny Depp.Çfare kerkoni me? :)
7.Amarcord (regjia: Federico Fellini) - Fellini eshte shume i dashur per mua me te tere filmat e tij (do te flas nje dite vetem per te) , por Amarcord ka nje vend veç.Atmosfera e krijuar, pershkrimi fantastik i kultures,jetes ,traditave italiane .Ky film eshte si palce e profilit italian dhe mesdhetar.Elementet me te fuqisheme te perdorura keto ne tere filmat e Fellinit jane grate, çdo gje groteske, egzagjerimi, çmenduria pa kufi , cirku (nje nga elementet qe e hasim shpesh ne çdo film te Fellinit dhe qe ne fakt ka qene shume i rendesishem dhe ne jeten e tij) etj.
8.Black cat, white cat (regjia: Emir Kusturica) - Ja dhe i ashtuquajturi pasardhesi i Fellinit.Edhe Kusturica eshte nje nga regjizoret e mi te preferuar dhe ne fakt shumica e filmave te tij lene nje shije te paharruar dhe shume te mire tek une por nuk mund ti vija te tere ketu sepse do ngelej pa larmi lista:) Edhe Kusturica , ashtu si maestro dhe idhulli i tij Fellini eshte shume i suksesshem ne paraqitjen e kultures dhe stilit te jetes , po ashtu dhe te karaktereve te zones nga vjen: Ballkanit me tere larmine,ngjyrat,elementet e çuditshme dhe te gjendura veç ne Ballkan:) Me muziken madheshtore te Goran Bregovic.Me pamjet piktoreske.Me profilet njeri me i spikatur se tjetri te çdo heroi te filmit.Sidomos gjyshet jane ulerime, ah po edhe gjyshja:) Kush e ka pare do me jape te drejte.Pale pastaj ato zinxhiret e floririt , te trashe dhe te veeeeeeeerdhe, O Zot , ça tmerri:) Nje nga piket kulminante , eshte kur pasaniku (por krejtesisht njeri kokeshkrete) i fshatit kercen kengen" Pitbull , terrier" ne limuzinen e tij:)
9.Addams Family (Barry Sonnenfeld) - Ja dhe nje film qe perhere me ben te futem ne nje bote tjeter.Nje komedi noir e shkelqyer,humori pikant dhe ide shume e veçante per nje film te pakten sipas mendimit tim.Pamja me e forte eshte kur bebja Addams fluturon dhe paraqitet duke qeshur dhe pershendetur nje çift udhetaresh ne avion.Çifti meket nga pamja dhe e mbyllin dritaren te çmeritur:D
10.Chocholate (regjia :Lasse Hallström) - Nuk besoj se ka nevoje per shume fjale per kete film.Eshte i shijshem se pari ore vella:) Pastaj eshte aq estetik saqe s'ka ku shkon me, si nga ana e dekorimit te brendshem,ashtu dhe nga veshjet , apo ngjyrat dhe ambientet.Pastaj ka dhe Binoche,Judy Dench, nordiken e famshme Lena Olin.He , luan dhe Johnny Depp:)) Ç'te shtoj me shume:))
Po lista juaj miq?
P.S: DO VAZHDOJE DHE ME LISTA TE TJERA:)--- TO BE CONTINUED WITH OTHER LISTS :)