Friday, September 07, 2007

10 Filma .../ 10 movies that make you feel better

photo source: www.imdb.com ,www.linternaute.com.mosaic created with flickr toys

Poshte po ve listen e 10 filmave qe me bejne perhere te ndihem mire.Filmat me pelqejne secili me menyren e vet dhe renditja nuk ka lidhje me preferencat e mia per keto filma.Jam e sigurte qe do me kujtohen dhe shume filma te tjere me vone , por nejse se keta me erdhen ndermend tani dhe nuk behem pishman qe i shkruajta:)Ja dhe filmat dhe arsyet pse i zgjodha:

1.Le fabuleux destin d'Amélie Poulain (regjia:Jean Pierre Jeunet) - Ne fakt shumica e filmave te ketij regjizori me pelqen (fut ketu dhe Delicatessen dhe Lost Children's City gjithashtu jane te preferuarat e mia).Me pelqejne tonet qe perdor, ambientet vintage por aq sa dhe ngjyrat qe perdor.Çdo gje duket me e bukur dhe e veçante ne filmat e tij.Kjo tek Amelie , arrin kulmin per mendimin tim.Me pelqen se kap çdo detaj te jetes , detaje qe shumekujt mund ti kene shkare nga syte dhe kur i rizbulon ne film , buzeqesh duke menduar se ne jete ka shume gjera qe i harrojme shpesh por qe mund te na e bejne jeten te lumtur dhe me kuptim.Me duket shume e gjetur ne film pjesa ku regjizori tregon preferencat dhe bezdite e çdo karakteri.Kjo eshte shume origjinale.Po ashtu dhe menyra sesi eshte paraqitur jeta karakteristike e vendit me terheq.Doza e humorit eshte tamam ne vendin e duhur.E kam ndjekur disa here dhe asnjehere nuk jam merzitur prej ketij filmi.
2.Before Sunrise (regjia:Richard Linklater) - Kur e kam pare kete film per here te pare isha ende adoleshente dhe me ka bere shume pershtypje.Menyra sesi regjizori e ka shtjelluar filmin,personazhet dhe ndjesite e tyre eshte shume e sinqerte dhe e thjeshte, por po aq dhe goditese.Di te them vetem kaq , se sa here e shoh kete film dua te jem ne vendin e personazheve:)
3.Forrest Gump (regjia:Robert Zemeckis) - Ky film mbase ka dhe momente prekese dhe te dhimbshme por kryesisht eshte nje film optimist mendoj .Me prek sidomos momenti kur Forrest meson se ka nje femije nga e dashura e tij dhe ai e pyet ate tere shqetesim nese femija eshte normal apo jo.Eshte e rende per faktin se vete personazhi eshte tere kohes ne dijeni te pamjaftueshmerise se mendjes se vet.E megjithate kjo nuk e pengon ate te jetoje nje jete shume te mbushur me plot ngjarje te çuditshme (shumica e te cilave ja vlen barra qirane ti jetosh) , ka kaluar sprova qe shume njerez normale do ja kishin mbathur me te katra po te ishin perballur dhe ka fituar disa miq dhe njerez te dashur prej verteti!Çfare mund te doje me shume njeriu.Forrest mendoj une, ishte njeri i lumtur!
4.Dirty Dancing (regjia:Emile Ardolino) - Edhe ky eshte nje film qe me ben te ndihem mire.Nuk po flas nga ana e lartesise se tij kinematografike por si me ben te ndihem.Atmosfera,muzika,kercimet e tij jane mbreselenese vertet.Nuk ke sesi te lodhesh apo bezdisesh nga ky film.Sidomos prej ketij filmi mesova disa kenge klas, midis te cilave ajo qe mbizoteron per mua eshte "Cry to me" e Solomon Burke.
5.Dumb & Dumber (regjia:Peter Farelly)- Nje nga komedite me te bukura dhe arrira per mendimin tim.Loje e shkelqyer nga dy heronjte e filmit ,mimika te paharrueshme, humor me kripe.Me pelqen sidomos ta ndjek ne variantin e dubluar italisht:) eshte me e kendshme:)
6.Edward Scissorhands (Tim Burton) - Atmosfere magjike mbizoteron ne tere filmin.Shtepi dhe lagje si prej kukulle te periferive amerikane.Te tera gjerat,pamjet,njerezit,jetet jane shume te çuditshme ne kete film.Luan Johnny Depp.Çfare kerkoni me? :)
7.Amarcord (regjia: Federico Fellini) - Fellini eshte shume i dashur per mua me te tere filmat e tij (do te flas nje dite vetem per te) , por Amarcord ka nje vend veç.Atmosfera e krijuar, pershkrimi fantastik i kultures,jetes ,traditave italiane .Ky film eshte si palce e profilit italian dhe mesdhetar.Elementet me te fuqisheme te perdorura keto ne tere filmat e Fellinit jane grate, çdo gje groteske, egzagjerimi, çmenduria pa kufi , cirku (nje nga elementet qe e hasim shpesh ne çdo film te Fellinit dhe qe ne fakt ka qene shume i rendesishem dhe ne jeten e tij) etj.
8.Black cat, white cat (regjia: Emir Kusturica) - Ja dhe i ashtuquajturi pasardhesi i Fellinit.Edhe Kusturica eshte nje nga regjizoret e mi te preferuar dhe ne fakt shumica e filmave te tij lene nje shije te paharruar dhe shume te mire tek une por nuk mund ti vija te tere ketu sepse do ngelej pa larmi lista:) Edhe Kusturica , ashtu si maestro dhe idhulli i tij Fellini eshte shume i suksesshem ne paraqitjen e kultures dhe stilit te jetes , po ashtu dhe te karaktereve te zones nga vjen: Ballkanit me tere larmine,ngjyrat,elementet e çuditshme dhe te gjendura veç ne Ballkan:) Me muziken madheshtore te Goran Bregovic.Me pamjet piktoreske.Me profilet njeri me i spikatur se tjetri te çdo heroi te filmit.Sidomos gjyshet jane ulerime, ah po edhe gjyshja:) Kush e ka pare do me jape te drejte.Pale pastaj ato zinxhiret e floririt , te trashe dhe te veeeeeeeerdhe, O Zot , ça tmerri:) Nje nga piket kulminante , eshte kur pasaniku (por krejtesisht njeri kokeshkrete) i fshatit kercen kengen" Pitbull , terrier" ne limuzinen e tij:)
9.Addams Family (Barry Sonnenfeld) - Ja dhe nje film qe perhere me ben te futem ne nje bote tjeter.Nje komedi noir e shkelqyer,humori pikant dhe ide shume e veçante per nje film te pakten sipas mendimit tim.Pamja me e forte eshte kur bebja Addams fluturon dhe paraqitet duke qeshur dhe pershendetur nje çift udhetaresh ne avion.Çifti meket nga pamja dhe e mbyllin dritaren te çmeritur:D
10.Chocholate (regjia :Lasse Hallström) - Nuk besoj se ka nevoje per shume fjale per kete film.Eshte i shijshem se pari ore vella:) Pastaj eshte aq estetik saqe s'ka ku shkon me, si nga ana e dekorimit te brendshem,ashtu dhe nga veshjet , apo ngjyrat dhe ambientet.Pastaj ka dhe Binoche,Judy Dench, nordiken e famshme Lena Olin.He , luan dhe Johnny Depp:)) Ç'te shtoj me shume:))
Po lista juaj miq?
P.S: DO VAZHDOJE DHE ME LISTA TE TJERA:)--- TO BE CONTINUED WITH OTHER LISTS :)

15 comments:

Anonymous said...

Franca, franca - po bej nje çik tifozllik per te parin e listes. Ne fakt eshte vertet i lezetshem. Mendoj qe tu mund te te pelqejne edhe filmat e regjizorit Cédric Klapisch sidomos filmi "L'Auberge espagnole". Mua me pelqejne te gjitha te tij.

Interesante te besh nje liste filmash.

eni said...

e dashur Tena siç thashe dhe ne fillim mos e keqkupto listen se nuk ka te beje me rradhen e preferencave te tere keta filma dhe ata qe kam harruar ti shtoj me pelqejne ne menyra te ndryshme.
Kete regjizorin s'e kisha degjuar por kete filmin po..flm do ta kontrolloj patjeter.
do pergatis dhe lista te tjera me kalimin e kohes...to be continued me i llaf:)

belle_fleur said...

Amelie eshte fantastike si film, shume shume funny:)) Pothuajse, gjithe lista qe ke vendosur pervec nja dy filmave qe s'besoj ti kem pare, (black cat, white cat), te tjeret te gjithe me pelqejne.

eni said...

Lal merre sot "black cat,white cat" se do te vije si nje doze lumturie me beso:)

po lista jote ça ka tjeter?po e jotja Tena?

Bana said...

Edward Scissorhands - really???

Adams Family - really???

me pelqen tema qe zgjodhe. edhe mua filmat me ndryshojne gjendjen shpirterore, qe tregon sesa e perkohshme ajo gjendje ishte, dhe sa shprese ka situata jote.
ca ti besh atyre, qe jane clinically depressed, dhe jo filmat por asgje s'u ben derman.

eni said...

bana: po qe te dyja me pelqejne:))
nuk e di por mua se paku filmat me vijne mire perhere dhe nese nuk me gezojne kur jam shume e merzitur te pakten me hutojne..gezohem qe te pelqen tema..do te vazhdoje:)fundjave te bukur!

Adela_Radu said...

Eni,

Lista qe ke vendosur eshte teper e perzgjedhur. Edhe mua me pelqejne shume nga keta filma, sidomos "Black Cat, White Cat". Kusturica eshte fantastik, mua me pelqejne edhe "Time of the gypsies" dhe "When father went away on business" po nga Kusturica. Tani me frymezove te shkruaj per filmat qe me pelqejne. :)

Great topic!!!

Bana said...

movies I love, po qe nuk jan per te te lartesuar gjendjen shpirterore, por thjesht te realizuara aq sa te te fusin me koke ne boten e tyre:
Life of Others
Head on & In July (same director)
most Almadovar films (oh hell, most spanish movies)
love the british ones like (snatch, sexy beast, lock stock..)
Infernal Affairs (Andy Lau movies)
Walter Salles films (brazillian)
Nine Queens (argentinian)

and many more.



etc.

eni said...

adela: glad you liked the topic.looking forward to see yours.me qe ra fjala dhe "when my father went away on business" mgjth jo shume i njohur eshte shume i kendshem.po "life is a miracle " te pelqen?

bana: girl your list just rock..u bera kurioze per kete nina queens do ta kerkoj..keto filma qe ke shkruar ti i perkasin nje liste tjeter jo kesaj qe kam vene tani..ajo liste do vije me vone:)

BEBOPCOWBOY said...

Une i kam pare te gjithe filmat e Kosturices. Kur pashe "Life is a miracle" ngela pak i zhgenjyer nga skenari. Prisja dicka tjeter.
Mendoja qe ai film do te dilte pak nga kontexti "preVSpost great jugusllovia". Mu duk shume i ngjashem me "Underground" dhe "When father went away on business". Musika ishte fantastike gjithesesi.

Jam dakort mbi "White cat, black cat" te ben me te vertete te ndihesh me mire.

eni said...

mirese erdhe ne blogosfere dhe flm per shtimin e linkeve te faqeve te mia Bebopcowboy..te mbeshtes ne mendimin se "life is a miracle" nuk ishte mbase ne lartesine e filmave qe jemi mesuar te shohim nga Kusturica e mgjth kishte serish elemente te kendshme..fundjave te mbare dhe po te shtoj sakaq ne liste..per qoke vij neser besoj se tani me duhet te dal..pershendetje.

Anonymous said...

:D une po bashkohem me Tetenen per punen e tifozllikut :D

paskemi shije te perbashketa....

:)

eni said...

hajde aty Franca ,Franca..

gezohem:)

Barbarella said...

Pergezime per kte blog shume te bukur Eni! Desha vetem te shtoja nje film qe gjithmon me con ne nje bote tjeter, "La Fille Sur Le Pont" me Vanessa Paradis. Dhe "Black Cat, White Cat" m'eshte dukur si nje komedi histerike kur e kam pare..nje pasqyrim vertet kaos i jetes Ballkanase.

eni said...

flm per fjalet e mira Barbarella dhe mireserdhe ne blogosfere! vertet shume i bukur eshte ai filmi me Vanesen dhe mua me ka lene pershtypje shume te mira!

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator