Wednesday, September 19, 2007

Dolli per fatin? / A toast to fate?

Photobucket

Fati eshte nje kapitalist barkderr.Ka shume kerkesa ndaj teje, ta merr shpirtin , te ben zbor mire perpara se te te dhuroje diçka.
Fati eshte nje lavire e rregjur. Di fort mire te te zhvase ty duke te mare mendte , pa te çuar aty ku ti vertet deshiron.
Fati eshte nje fabul pa moral.Ka shume rruge qe mbase te çojne tek ai por shume syresh nuk jane te hajrit.
Fati eshte nje probleme me disa zgjidhje.Duket shume here shume i lehte per tu kapur , shume i afrueshem, shume i kuptueshem por ne te njejten kohe ju le ne dileme per te zgjedhur.
Fatit i pelqejne ekstravagancat.Eshte mik me egzagjerimin.Nuk i avitet permbajtshmerise , kenaqesive te kontrolluara , deshirave te kufizuara.Nuk honeps dot shpirtrat e tulatur,zemrat e copetuara.Ka nje natyre te eger fati, te patrajnuar.
Nuk hap rruge.Aq me teper kur e sheh se mjaftohen dhe me nje grimce te tij.I largohet ketyre rasteve , me vrik madje.

Por ka nje te keqe: E ze barku kur ndesh ne te pangopur, ne ata qe cmiren e kane me oreks te madh dhe leshohet vu e vu.Mbase ngaqe e sheh qe aty s'ka karar dhe princip ,s'ka sqime dhe perzgjedhje ndaj zgerlaqet pa teklif.
Ta shohesh hasell hasell, fati nuk ka karakter ,si rrjedhoje nuk i bie te jete ndonje gje fort e çmuar .
Ndaj ne djalle te veje fati miq!
Ja gezuar!
------------------------------------------------
Fate is a fatty capitalist.Expects a lot from you, steals your soul and tortures you long way before offering you something.
Fate is an expert whore.Knows perfectly how to clean you out , making a fool of you , never consigning you where you desire.

Fate is a fable without a moral.There might be plenty ways that serve to reach it , but most of them aren't the right ones.

Fate is a problem owning many solutions.Many times seems too easy to be reached , too available , too possible and understandable to be true , but leaves you at a election dilemma as well.

Fate enjoys extravagance.Is a close friend with exaggeration . Never draws near consistence , under control taken pleasures , deliberately restricted desires. Despises stagnant souls , broken hearts.

Fate is made of a wild, untamed nature.

Does no tolerations.Especially when bumps into people that are satisfied with just a bit of it.Runs away immediately from such cases.

Still ; fate has a bad custom: Develops an abdominal burst each time it faces with insatiable ones , with those that nourish their sick envy with a big appetite , so it just vomits itself generously over them.Maybe this happens because fate does not perceive any trace of prenciples or distinction , any desire to be selective , so it just easily scatters itself around.

To tell the truth , fate has no character , as a conslusion it can't be a very precious thing.
So, to hell , with fate my friends!
Cheers!



21 comments:

edrus said...

T'Kom thonë 100 herë... Duhet me ndjek teorinë : KU RAFSHA MOS U VRAFSHA... vetëm se kujdes kur t'hudhesh, mos u hidh me kokë dhe jo që shumë lart ;)

meditime-pershtypje said...

Fati te te ndjeke dhe jo ta ndjekesh.Eshte qorr si Homeri,po,kur vjen befs,eshte i bukur.Te uroj fat dhe vetem fat.

BEBOPCOWBOY said...

hej, po prandaj cdo dite e re ka kuptim. Cdo dite te re ti zgjohesh per t'iu afruar sa me afer e afer fatit tend por ... Mbase ky eshte kuptimi i jetes tone? Te gjejme fatin tone ? Te them te ndrejten mua per momentin me pelqen ky posicion. NE KERKIM TE FATIT ? Pa e pasur kete sfide kaq te madhe jeta do kishte shume me pak kuptim.

Edhe une do e ngre nje dolli per fatin. Do e ngre per gjithe miqte e mi qe vazhdojne dhe kane besim qe nje dite do ta gjejne fatin e tyre. ME FUND !!!

Anonymous said...

...amour, sante, pessetas...çin

ak said...

Gëzuar, En!

meditime-pershtypje said...

Fati te te ndjeke dhe jo ta ndjekesh.Por,kur vjen befasisht,nuk ka me bukur.Te keh fat!

eni said...

edrus: haha drejt e ke vella

perparim: me pelqen ideja qe t2me ndjeke fati.

bebocowboy:ishalla na vjen fati qe kemi besim dhe jo ky lengaraqi:)

ervivi dhe strangeman: çin çin:)

ju falemderoj te gjitheve per komentet miq!

ET said...

Paç açık talih gjithmonë Eni ! :)

eni said...

rrofsh Bathe:)

tetena said...

edhe une jam dakort me perparimin. Fatin mos e prit po te erdhi, buzeqeshi.

eni said...

Tena:hajde le te vije pra qerratai :)

belle_fleur said...

Fati paska qene shume qerrata kush e paska dite, mgjth me besimin qe do te trokasi ne portat tona.

Ja nje dolli per ty e dashur qe fati te perqafoje sa me shpejt:))

hugs!

eni said...

belle: salute honey!

Candyland said...

Hajde cheers edhe nga une. Ec e presim bashke Eni!

you're not alone hon! ;)

eni said...

candyland: e lejme te vije vete dreqi s'po ja varim shume:)

Agobooks said...

Kuurë nuk ja kam shpënë mirë, me barkderrat kapitalistë!

eni said...

n.go: nuk je vetem:)

Anonymous said...

Eni, kjo është një poezi shumë e fortë! Mos e humb këtë talent! Ndoshta një ditë dëgjojmë më shumë për poeten Eni?
Arbër R.

eni said...

flm shume Arber:)
per poete s'ma do mendja se nuk me punon radaku ne ato ane ,mbase mund te shkruaj ndonje proze duke u frymezuar nga ndonje foto , por perhere nuk eshte se mendoj se mund te vras shume lart:) flm per besimin sidoqofte.Mbase mund te permiresoj kete menyren e shkrimit tim qe mendoj se do mbetet perhere ne profilin e shkrimeve "indipendent" ..pra diçka me e pavarur dhe e veçante..me egzon fakti qe te pelqejne sidoqofte:) gjithe te mirat Arber..

akullnaja said...

O yll, gëzuar, e të paçim!

Kam një kërkesë: mund t'ia heqësh muzikën faqes? Se s'të lexoj dot në vend publike ose kur kam vene muzike...:)

Sigurisht këtë mesazhin mund ta fshish, se eshte vetem per ty. Dhe po ashtu te mos e marresh fare para sysh. :)

week-end të vizllushëm!
A.

eni said...

Akull : rrofsh lalo.ne fakt me kane ardhur kerkesa te tilla dhe me pare dhe e bera qe te mos hapej automatikisht.me habit fakti qe ende vazhdon.po e kontrolloj dhe nje here tani ok?
fundjave te vizllushme dhe ty lal!

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator