Saturday, September 22, 2007

Vetem keto ore?

photo source: www.hurriyet.com.trPo lexoja sot gazeten Hurriyet ne Internet dhe me thene te drejten u bezdisa disi nga nje lajm qe lexova.Ishte nje shkrim i pergjithshem mbi famen qe ka çdo shtet ne rryma te ndryshme.
Teksa shtete te ndryshme te botes ku ketu fus dhe shume shtete te tjera qe jane bere rishtas pjese e Europes dhe nuk eshte se jane dhe shume te zhvilluara kishin plot elemente te famshme , me erdhi i keq kur pashe se per Shqiperine qene shkruar vetem 4 fakte dy prej te cilave i perkisnin kuzhines.Ja dhe simbolet e fames shqiptare: Prodhimi i kromit, Liqeni i Shkodres, melçia shqiptare (eshte nje lloj gjelle qe e bejne turqit me melçi te zakonshme pule a viçi) dhe byreku shqiptar.Mbase kjo mund te jete nje permbledhje krejtesisht ordinere dhe e shpejte me vlera lajmesh te tipit "limonate" qe lexohen gjate nje kohe shtriqjeje kockash ne fundjave.
Por mua me bezdisi sidoqofte.Mbase nuk mund te fajesojme vetem te huajt per kete , por dhe vete shtetin tone si dhe mediat tona per minimumin e punes se bere dhe mundimit te mare per te paraqitur sa me denjesisht vlerat historike dhe figurat e rendesishme historike dhe ato te artit shqiptar.
Kjo do te ishte dhe nje shtyse shume e mire per turizimin shqiptar dhe njohjen me te mire te vendit tone , qe do te sillte shume hapa te tjere pozitive me pas.
Po ju ç'mendim keni miq?

15 comments:

edrus said...

Ndërsa unë do të isha krenar që për diçka përmëndej :)

eni said...

Edrus kur permenden te tera shtetet per diçka nuk ka ndonje te veçante ...

BEBOPCOWBOY said...

Une nuk do vija shume ujet ne zjarr per keto lloj artikujsh. Si mund te perfaqesosh nje komb vetem me 4 "imazhe" ? Gjithesesi une nuk i marre parasysh keto lloj perkufizimesh per asnje lloj kombi sepse ne shumicen e rasteve jane thjesht ca klishe te shtrembuara.

Sa per nga vlera artistike dhe historike ne shqiperi mund te kete shume qendra me vlere turistike por turizmi ne Shqiperi duhet fillimisht te zhvillohet pastaj ti behet reklam. Dhe shumica e infrastukturave turistike minimale mungojne.

Nejse, e di cfare me ke bere tani qe me kujtove taven e dheut ? PO ME SHKON GOJA LENG !!! Me dhe nje ide per darken sot! FLM, Ja dhe nje arsye me teper perse duhet te blogosh ! Rrofshin blogjet !

eni said...

sigurisht qe dhe une nuk eshet se hyra ne zi "bebopcowboy" :) e shpreha qe jam e sigurte qe eshte nje shkrim me nje natyre jo dhe aq per ta vrare shume mendjen,por ja qe dhe kjo me bezdisi..
anyway me pelqen ti me tere pozitivitetin qe sjell ketu:)
rrofshin blogjet vertet:)
funjave te bukur.

meditime-pershtypje said...

Eni!Te pershendes dhe mos u merzit per imazhen vetem kulinare.Sipas kokes,na i kane vene festen:aq meritojme.Se,po ben shtetaret,gjumin dimeror si arinjte ne dimer,do ndodhe dhe kjo qe ka ndodhur:imazhi te jete i manget dhe revoltues.Por kesaj i thone sipas asaj kenges:"Me qafe na paste/kush na ka treguar?!".Apo jo?

eni said...

Zoti Perparim e bukur kenga me pelqeu! ju pershendes!

belle_fleur said...

Enushka, e ka thene Z.Perparim "sic kemi koken na kane vene dhe festen". Dhe mua me bezdis ky fakt qe si shtet njihemi vetem me ca cikerrima si gjerat qe jane permendur ne ate artikull, por cfare te besh. Shteti yne eshte qelbur nga koka me kohe dhe se ve ujin ne zjarr per aparencen qe ne kemi si vend nder vendet e tjera.

ET said...

mos u mëzit më shumë se ç'duhet Eni.
Gjyshi im thonte :make love not war.

eni said...

belle: :(

e.t.: te marte e mira ty .ku te shkoi menja ke fotoja xhanem:)) haha

ET said...

s'të pëlqen surrati im Eni ?

eni said...

e.t: me pelqen si jo:)

Anonymous said...

Eni, nese e kuptova mire, nje nga vlerat tona njohese ne Turqi nuk njihet ne Shqiperi ?
Ç'ishte kjo pjata me melçi, me beri kurjoze ?

eni said...

s'ka ndonje te veçante te madhe Tena thjesht i gatuajne melçite e pules a viçit siç i gatuajme ne dhe se di pse ja kane vene kete emer.Siç duket e kane marre nga ne gatimin ndaj.

Unknown said...

Eni, do vije edhe dita jone, mos u merizt. :)

Et, gjyshi jot e ka thene kete ore?!
Gjyshi im thonte :make love not war.

eni said...

amin banago:)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator