Rrihej tere kohes nga ererat e veriut , erera kaq te forta dhe te thellimta qe binin si epidemi mbi çdo gje ne fshat, duke e mbuluar keshtu kesisoj çdo vend me brymen e tyre te hirte dhe thyese, duke i perçuar çdo pjese grimcat e tyre te terbimit dhe duke flijuar çdo lloj gjallese qe mundohej ti rezistonte.
Fshati i tere nuk qe veçse nje kameleon qe ndryshonte çehren e tij sipas ketyre ererave kercenuese.Nje kameleon shpirtvrare e buzeplasur qe hiqej zvarre pa pike deshire kundrejt padronit te vet.Nje kameleon i irrituar dhe i mbushur me inate te papermbajtshme te ndezura nga deshirat asnjehere te realizuara.
Keshtu kalonin ditet dhe vitet.Ne plogeshti dhe agoni te pritjes.Ne harrese totale.
Me se fundmi u plandos ne çesmen e fshatit.Nuk mund te ecte me.Nuk i benin me gjymtyret.
Nderkaq ndjeu nje si ngerç ti pushtonte tere shtatin .U drodh.
Kishte ardhur koha..Foshnja e saj po vinte.
Veshtroi andejpari se mos i zinte syri ndokend , por gjithandej boshlleku kercenues i shpalosej kobshem perpara syve .
Nderkaq dhimbjet dhe kontraktimet kishin arritur kulmin.Me veshtiresi te pashpjegueshme gruaja mblodhi te tera forcat dhe i e shtyu veten e saj me tere fuqite zor te permbledhura.
Foshnja e saj erdhi pas disa çastesh dhe ajo sakaq grisi nje cope te madhe nga trikoja e saj e ngrene vende vende dhe e rrethoi beben e saj duke u dridhur nga emocionet por dhe trishtimi i pamundesise.
Donte ta ngrohte beben e saj , por nuk kishte asgje me se ta bente kete.Ajo vete ishte gjysme e ngrire.Mundej vetem ti jepte qumeshtin e saj , te vetmin leng te jetes, per ngrohtesine e te cilit ishte e vetedijshme.
Me levizje pak a shume mekanike mundi te nxirrte gjirin e saj per te ushqyer te birin.Por medet ! …edhe gjiri i saj ishte i forte si nje dru .
Befas nje lot i saj pikoi mbi parvazin e çezmes dhe ja , ate çast ndodhi mrekullia! Nga çezma e ngrire filloi te rridhte uje i vaket!!! Gruaja e gjore e lagu sakaq gjirin e saj , te cilin filloi ta ndjente me ngadale.Me ne fund ndjeu nje si tubim masiv lengjesh ne kraharor dhe me nje ngazellim te papare e mori foshnjen e saj per ta ushqyer.
Me tej , e ngjallur u ngrit me beben per te vazhduar rrugen per ne shtepi.
Qe prej asaj dite u perhap me nje shpejtesi te habitshme gojedhena mbi çezmen e fshatit.Kishte nje gezim te paimagjinueshem , nje gjallim te pakontrollueshem , nje trysni jete te papare ne kete fshat fantazme.Dukej sikur ishte grisur nje here e pergjithmone maska gri e izolimit dhe trishtimit!Askush nuk i tutej me duhmave te acaruara te eres! Rruget qene plot!
Fshati kishte nisur te jetonte! Kishte nisur te ngjyrosej dhe jo me vetem me nje ngjyre apo me ngjyra te perqasura , nje ylber i vertete dukej se kishte zbritur ne fshat.
Por nuk mbaroi me kaq.Popullsia e fshatit filloi te rritej nga dita ne dite , nga gelimet qe beheshin nga fshatrat apo komunat perreth.
Per nje kohe te shkurter fshati u be nje zone turistike shume e preferuar dhe e vizituar nga mijera vizitore e turiste plot oreks e kersheri per mrekullira .
Sigurisht qe te tere vinin e vizitonin çesmen magjike.
Banoret e fshatit dukeshin mjaft te kenaqur nga kjo , turizmi i kishte majmur te ardhurat e tyre dhe paraja i kishte ngrohur shtepite,shpresat dhe zemrat! Sa e larget dhe e pavertete dukej çdo gje tani! Çdo gje perveç Çezmes Magjike!!! Ajo ishte mrekullia e tyre..Por nje mrekulli , arsyen dhe zanafillen e te ciles nuk e dinin dhe as qe kishin per ta kuptuar! Por nuk eshte se e vrisnin mendjen shume per te!
Mijra njerez e vizitonin çezmen perdite.Mijra njerez perdite luteshin,rrefeheshin ,lotonin,mallengjeheshin e perdelleheshin para kesaj çezme.Çezmja sigurisht shihte anet me te verteta,zhveshura,dobeta te zemres se njerezve,ashtu siç shihte dhe skutat me te erreta , te pashprehura te shpirtit human!
Pasi çdokush qe vinte aty e leshonte veten e tij ,tere brengat e tij,tere fiksimet dhe aspiratat , tere shpresat e tij ne menyren me te hapur qe mundej!
Dhe çezmja filloi te rridhte çdo dite e me pak uje te ngrohte, deri sa kaloi ne pika te shpeshta me tej perhere e me te rralla deri sa nje dite u tha!!!
U tha sepse nuk kishte mbetur me shtrat pafajesie, ku uji i shpreses, ku pikelat e mrekullise te rridhnin rrjedhshem, pa u penguar neper ngushtica te interesit , pa u mbledhur neper pellgje te hipokrizise, pa u perzjere ne vorbullen e budallallekut te vetedijshem te te luajturit syllambyllsi me vetveten ; u tha sepse nuk kishte ngelur me asnje lloj inati,ambicje,kembengulje,force mendimi apo grimce ndergjegjeje perveçse nje manie te lebyrshme tregtare.
Dhe nuk qe aspak çudi qe askush nuk e vuri re kete.Te tere qene te hutuar dhe mahnitur , te ngujuar ne adhurimin dhe faljen ndaj nje mrekullie te mundshme pa u kuptuar apo pa u munduar as e nje lloj here te kuptohej ,te hamendesohej apo te vritej mendja per burimin e saj!
Po me fshatin ç’u be do thoni?
Fshati ishte dhe eshte ende nje nga pikat e fuqishme turistike te vendit! Sigurisht me objektin kryesor te famshem te tyre ; Çezmen magjike!!!
6 comments:
Oh girl wow! I still got shivers down my spine!
Don't you dare write so rarely understand me?!
Sa për të tjerat, ke të drejtë, ne nuk ndalojmë thuajse asnjë çast e të pyesim veten për të gjitha gjërat e bukura me të cilat bekohemi në jetë, por veç ankohemi, ankohemi, ankohemi!
Too bad!
rocky- girl:you're to sweet to be true:)
flm shume.ja shkruaj me hope dhe une se nuk kam perhere dell jo..e kam thene dhe me pare,jane fotot ato qe me bejne te shkruaj..rrofte fotografia!
cheers hon;-*
hihihihih;)
Trillim i kendshem En!
I shkonte shume fotos.
Hugs hon.
elais: flm lal:)
:)
Post a Comment