Tuesday, May 06, 2008

Seksi dhe nepsi shet?

klikoni mbi fotot per ti zmadhuar

Mu kujtua nga ky shkrim ketu te flisja per kete teme.
Siç e dini jam krijuese e disa blogjeve perveç Albtranslator.
Nje prej tyre jane dhe Yummania dhe Mamadhia( ky i fundit mirembahet kolektivisht dhe jo privatisht).
Me ben pershtypje diçka se megjithese Albtranslator ka me shume kohe qe eshte hapur se dy blogjet e tjera (rreth 8 muaj me pare se to), goditjet ne blogjet e tjera jane shume me teper.

Nga kjo konstatova:

1.Njerezve i pelqejne faqet e gatimit.Gatimi dhe çdo gje qe ka lidhje me te detyrimisht shkakton nje ndjenje te pakontrollueshme kersherie dhe deshire.Yummania ne diten e saj me te vizituar ka pasur nje numer vizitash prej 603 vizitoresh!

2.E njejta gje vlen dhe per faqen Mamadhia.Kjo faqe qe ne fillim te saj eshte hapur me qellimin per argetimin e njerezve dhe si e tille sigurisht qe do te jete e klikuar , por shikimi i tageve te kerkimit per te hyre ne kete faqe si dhe numri i egzagjeruar i klikimit drejt nje posti te caktuar (ca si me pike te kuqe:) me perforcon idene e titullit te ketij posti.
Ky post i caktuar per te cilin po flas eshte klikuar plot 10.273 here! ndersa ne diten me te vizituar ky blog eshte klikuar plot 1917 here!!!

Ndersa Albtranslator diten e tij me te vizituar e ka pasur me nja 350 klikime.Maratonomak(blogu im i perbashket me Bizelen rreth fotografise) akoma dhe me pak.Kjo e verteton dhe nje here ate qe them sa me lart.
Te njejten gje do te vini re dhe ne flickr.Foto te natyrave te mesiperme jane shume shume me te para sesa fotot e tjera.
Si thoni a nuk kam te drejte?

24 comments:

akullnaja said...

te search për mamadhinë, dikush ka kërkuar "sex hahaha!!!"

hahahaahahaha! huuhuuuuu! sa kam qeshë! lashë nam... hahahhaha! hiiiii...

Anonymous said...

Koncentrimi ne nje fushe te caktuar qe mendon se je me i forte dhe te specializuarit ne te, te ben te madh, te njohur. Ndersa punen qe e ben me yummania-n eshte dicka e tille, pasiqe nuk e di se cfare kuzhiniere je, mirepo ky blog eshte pioneri i internet-kuzhines shqiptare, ose se paku qe me se shpeshti e lexoj edhepse nuk jam per nga kuzhina.
Sa i perket tageve me tematike erotike, kam verejtur se edhe ne blogun tim me vijne shume vizita pikerisht nga kerkimet me ato nyje. Tani shtrohet pyetja nese kerkuesi ne Search Engine ka marre rezultatin e kerkuar, psq shumica qe vendosin nyjen sex ose ngjashem, kane ne mend te kerkojne dicka pornografike, mirepo kur te klikon opcionin e dhene (po marr shembull) ne blogun tim, atehere mesiguri se do te deshperohet, ngaqe une ne blog nuk kam asnje shkrim me tematike erotike ose pornografike por vetem ndonje fjale te cekur tek-tuk. Me nje fjale, keta vizitore nuk jane efektiv, sikurse nuk jane as ata konsumatore qe ne nje duqan te specializuar per shitje te lemshave kerkojne pjese per automobila. Sidoqofte, edhe keta jane te mireseardhur, se paku ne nuk i bezdisim sikurse shitesit e Top Kapise.

eni said...

dhe jo vetem nje here por mijra here:))

eni said...

buli3go: ke te drejte!
flm per yummanine!

drejt tropojes said...

konstatime te drejta!

ET said...

shet Eni shet :)
edhe tek une vine e kerkojne sex: "si me nok" dhe gjejne.... bathbathponjekokerr:)
e ndjej zhgenjimin e tyre por sidomos te atyre qe kerkojne ."edi rama & sali berisha".......bathbathponjekokerr :)

te zhgenjyer mbeten dhe kerkuesit e blogjeve shqip dhe per kete me vjen keq.

akvll-naja-bathbathponjekokerr
Eni-bathbathponjekokerr
tropoja,....
buli3go.......

Ps: do heq linqet ndonji dit :)

ELAIS said...

Per fat te keq ke te drejte.
Seksi shet madje me mire se nepsi.
Informacioni shet cka dhe kultura shet shume pak.
Ama kultura i takon elites ;)

Anonymous said...

eno, hajde pozitivo e dashur dhe thuaj qe je vertet e suksesshme. Gje qe eshte plotesisht e vertete.

Une kam shume me pak vizitore se ty dhe kur shikoj si arrijne tek blogu, fjala dashuri dhe guzhine jane me te shpeshtat. Ne fund te fundit ngelemi prane natyres.

eni said...

et:)))

elais: vertet qe seksi shet me shume se nepsi, kemi fakte ;)
po le te shpresojme ashtu, zaten kulturen dhe artin nuk e shijojne te tere njesoj ndaj le te lexoje kush te doje çfare te doje.

tetena: flm e dashur :)te jap te drejte per sa thua.
ne fakt ky shkrim nuk kishte natyre ankuese thjesht doja te vija ne dijeni preferencat..flm dhe nje here!

Rocky Girl said...

Shiko e dashur seksi shet, nepsi shet, frika po ashtu thuhet në gazetari :D.
Gjithsesi unë mendoj se suksesi i vërtetë i një blogu është ruajtja e lexuesve besnikë. Dhe ti jo vetëm që i ruan me ato çka poston por madje edhe i shton nga dita në ditë.
Kshu që keep on rocking girl :)

eni said...

Rocky:po po ke te drejte per friken hon e pata harru..kot nuk bejne kerdine tere filmat horror te çfare do lloj kalibri te jene..
te falenderoj mendoj dhe une se lidhja e veçante me lexuesit besnike e ben nje blog me te lexueshem.
por sigurisht shume here me i rendesishem se klikimi , jane keto komente te rendesishme dhe te bukura qe ndaj me miqte e mi besnike , pa te cilat blogu im nuk do kishte kurrfare vlere dhe pa te cilat nuk do me shkruhej kaq me zell:)
hugs

N.Ago said...

U tu bëftë nëna tyja që nuk ja hodhe posht mundimin nënës ti edhe zbaton leksionet seksollogjike.

eni said...

o nenon me keqkuptove me duket:)

N.Ago said...

po pse moj sumbull e nësë ti pse të keqkuptoj nëna tyja . mos ki turp kumbull e nënës e ti faqekuqa mu si molla se ne graria me njëra tjatrën nuk mbajm të mësheura.

eni said...

hahaha ok neno:)

drejt tropojes said...

tentova dje te postoja nje koment ketu, te cilin nuk arrita ta dergoj per shkak te problemeve me internetin.
Pak a shume, thosha se disa gazeta dhe revista ne Tirane, e kane kthyer ne zakon publikimin ne faqe te pare te ketyre femrave qe mbahen per format e tyre "ndjellese" duke nxjerre ndonje titull per to edhe kur ska fare lajm, per shkak se cuditerisht, prania e atyre fotove rrit numrin e kopjeve te shitura

eni said...

tropoja: po po ne tere boten kjo pune..nje rruge e 500 pune keta ;)

Anonymous said...

bo En s'di c'me thone.edhe une kur shikoj klikimet gje te tilla gjona,po per fat kan fillu e me kerkojne me "Gomar",prit kur ti fusin edhe ndonje epitet tipit "Nudo" a ku di une cfare.po nejse mo.

Anonymous said...

Shqiptaret jane akoma larg nga trutharja qe disa reforma per ta liruar njeriun nga zgjedha, per ta liruar gruan nga thonjte e burrit, per t'i dhene seicilit te drejten per te folur, per t'i dhene te drejten perverseve te ngujojne per vite njerez te tjere te pafajshem...et shume te tjera perversitete. Dje po lexoja nje artikull tek nje gazete pesticid intelektual, se nje grup te rinjsh, kaposhesh per te mbajtur pulat sa me afer, na qenkerkan rrahur, dhunshem. Dhe kjo skene perfundoi ne youtube (eshte moda sot). Faqja ishte lexuar per disa dite mbi 100 mije here. Rrahje shqiptaresh ishte. Fjalet i kishte te freskta si djali e si vajza. Po pse kjo dhune? Nga vjen? Pse rrine e shohim te gjithe? Eshte puna e sociologut. Ose, i ndonje shkrimi tek xhaxhai. Por, ajo qe do te thoja eshte se nga shkrimet ne net, te cilat jane per te gjithe dhe qe ka shume qe me te vertete krijojne, inkurajojne shpirtin sepse ato qe shkruajne e mendojne dy here (e peshojne), pak jane ato qe perfitojne per kulturen, humorin tolerant, kulturen, dashamiresine, dashurine, artin. Ka shume, por jo dhe aq vizitore sa mund te kete pershembull nje video ne youtube qe mund ta gjeni pa problem nesi shkruani seksin e femres shqip...Dhe aty do gjeni debilizimin me monstruoz, por me normali sepse fundja eshte e drejta e njeriut, e drejta per t'u kthyer ne majmuner.
Rrofsh Eni, te me falesh per kohen, por une keshtu e kuptova mesazhin tend.
an (sq)

Minerva said...

Wauw! Se dija qe ishin te tute, Eni. Pergezimet e mija.(edhepse une s'gatuaj :-) ). Gatuan ti?

eni said...

Dritan: ho ho ç'me shkrive ti mua..ne fakt dhe une dua te shoh se ne ç'emer hyjne njerezit ne kete blog se atat te wordpressit i shof po ketu te blogspoti ça programi perdorni per ti pare? te pershendes!

T.: flm per mesazhin e vlefshem! kalofsh sa me mire!

Minerva: flm e dashur.ja keshtu me raste dhe hope gatuaj.Disa nga gjellet e vena ne blogun tim jane gatuar nga mami im:)si u bere ti , uroj qe me mire.Kisses

Agobooks said...

Interesant kërkimi! Ma do mendja, tani e tutje ai i nënës do mbaj vënd të parë përsa i përket seksit! :)
Pale po mu kthye dot mua krushka, me tërë këto që po i them! :P

eni said...

bobo Neki ishalla nuk te perveshet se nuk ta perton ajo:)

Agobooks said...

Vallahi Eni, nga perëndia gjen njeriu derman po, nga nëna nuk besoj! :)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator