Wednesday, April 02, 2008

Semundja qe nuk do me zere kurre: Nomofobia

Po lexoja sot haberet ne internet dhe zbulova emrin e semundjes me te re te shekullit XIX: Nomofobi !
E shpjeguar per se gjati kjo fjale dmth "no mobile phobia" . Pra fobi qe shkaktohet nga mugesa e telefoneve celulare!!!
Sipas nje studimi te fundit te bere ne Angli, te pakten 13 milione angleze vuakan nga kjo semundje , apo me mire fiksim !
Shume njerez nuk mund te jetojne pa te me idene e ngulitur thelle ne koke se ky mjet do te mund ti shkepuse ata perhere nga familjet dhe njerezit e dashur.

E pranoj se celulari eshte nje mjet i pazevendesueshem kohet e fundit dhe mese i nevojshem, i cili ka hyre aq thelle ne jetet tona per arsyen e thjeshte sepse na ka shkurtuar dhe zgjidhur shume andralla te cilat deri para disa vitesh qene rutina mese te zakonshme nderkohe qe jane kthyer ne gjema nese rindodhen.
Sigurisht qe as qe dua te kthehem dhe as qe mundem te kthehem me ne ate kohe sepse s'jam me te pajisur me ato nerva dhe nuk e kam luksin e pritjes.
Ama per nje gje jam e sigurte:Nuk do te vuaj kurre nga ky fobi.

Sado qe e vleresoj komoditetin e telefonise celulare , urrej prishjen e privacise qe ky lloj komunikimi shkaktoi.
Ja merr njeriut çdo te drejte perhumbjeje .Ka kohe qe njeriu nuk do te jete i kapshem, por celulari e vret krejtesisht kete.
Ndoshta e kam dhe se jam ca e paafte ne thurjen e bisedave shume te gjata ne telefon.Nuk i honeps dot,çuditerisht ne telefon pas njefare kohe me lidhet goja dhe nuk di se ç'te llomotis me .
Telefoni eshte shume i mire per komunikim te shpejte mendoj une , flash dhe punembarues, se kur fillon me terci e verci pastaj del nga telefoni , kthehet ne komshie llafazane e thashethemxhije.
Po komshien ku ta gjesh xhanem se ja shef dhe fytyren dhe e ben nje dore gallate , po telefonit ç'ti besh thuaj , qe kur nuk pushon se reni nuk hahet as me vaj e as me uthull..
Besoj se brezi me i prekur nga kjo semundje jane adoleshentet dhe studentet.Gishtat e ketyre te fundit jane te mbushur me kallo nga kushtezimi i gishtave te tyre per te shkruar mesazhe falas te derdhura me bollek nga firmat e ndryshme te telefonise celulare per te trullosur njerezine me çmimet e tyre "te leverdisshme".
Ndersa per mua hera e fundit qe celulari zinte nje vend te rendesishem ne jeten time qe viti 2006 kur e perdorja si aparat fotografik:))
T'jua mas pak pulsin dhe juve miq? Sa te ndjeshem jeni ndaj celulareve dhe sa mund te benit pa to?
Per kete vendosa te hap nje pyetesor qe do ta gjeni ne qoshe te faqes.Te shohim çfare perqindjesh do marrim:)

14 comments:

nuvole said...

umm... WHAT?

you've GOT to be kidding me! that's not a fucking phobia, gimme a break. that's just self-obsession.

akullnaja said...

qe pulsin, shoqja: e kontrolloj një herë në mëngjes e një herë para se të fle. dhe e përdor për ndonjë urgjencë. dhe jo se është i shtrenjtë, është i lirë fare. kështu.:)

po pa internet ama, ky është muhabet tjetër... :D

ELAIS said...

Fobia nuk do me kapi. Jo per gje por me ndodh (cuditerisht tre here ne tre muajt e fundit) ta harroj celularin ne shtepi duke e karrikuar dhe te mos ja ndjej mungesen gjate dites. Ndoshta ka te beje me faktin qe kam ne dispozicion nje telefon fiks qe mund ta perdor gjate dites.

Megjithate e quaj nje mjet te domosdoshem sepse me zgjidh pune shpesh qofte kur dua te fryemezohem e degjoj muzike me te, te clodhem e luaj lodra ne te, te nis e marr mesazhe flash sms, te bisedoj shkurt ose gjate sipas rastit, te negocioj, te shtyj kohen ne pritje te mjetit te transportit te dites etj etj.

Gjithashtu ja di fare mire ku e ka butonin "ndiz/fik" dhe kur kam nevoje per pak "jete private" apo pune te pashqetesuar mjaftoj t'a fik dhe te le sekretarine telefonike te marre mesazhet akute (qe zakonisht mungojne).

Fobia e mos arritjes ne kohe diku, e humbjes se autobuzit apo avionit ...ajo eshte nje fobi se ciles mund t'i trembem :)

Anonymous said...

S'ka vend per telefona te levizshem. Ta trashin diten dhe te fusin konfuzion, por kjo vare nga puna qe ben njeriu. Sidoqofte, edhe per mua s'ka ndonje vend te rendesishem. Para nje muaji lexova nje artikull mbi demin e valeve ne tru, pra te atyre valeve qe perdorin telefonat per te na futur ne kontakt me kedo, kudo dhe ne çdo moment (perveç avionit). Me beri shume kurioz saqe tani telefonoj vetem me nje kufje.

Kujdes nga fobite e reja Eni, ato ndodhen kudo, disa ta hapin oreksin, disa jo.

Te perqafoj.

Me respekte Tori.
p.s. mund te lexosh edhe nga une, nga 31 marsi hapa nje faqe.

meditime-pershtypje said...

Ndonjehere,eshte shume i domosdoshem.Si cdo teprim,behet i demshem.Thone qe perdorimi i tij me teprice.demton shendetin.Ne kthehet ne fobi?Mvaret?Ke te drejte:eshte semundje ekohes,sidomos per adoloshentet.Ty te ruajte Zoti nga nje fobie e tille.
Perparim Hysi,2 prill 2008

Rocky Girl said...

gimme five pal!!
të ishte për mua do bëja me gjithë qejf pa të, por kush të le....
është tmerr është spiuni më i madh në botë...ndonjë nga këto ditë rrezik e ex-komunikoj :D

eni said...

klod:))

akvll-naja: mire e bon ti mono:) sa per internetin ditto..na ka hy ne gjak keq:)

elais: yeah pajtohem me ty lal

salvatori: nuk i mohoj fare rehatlliqet qe te fal mobile Tori.e drejte ajo qe thua.
p.s:me thuaj po deshe emnin e faqes tende te re.

papi: flm te lumte goja:)
uroj te jesh me mire nderkohe!best

eni said...

haha ex-komunikoj..e lezetshme kjo :)

belle_fleur said...

Nuk dua te them qe me ka zene semundja e nomofobise, mgjth aty afer e shikoj veten saqe edhe ne tualet shkoj me telefon:)) Mgjth, na ka hyre blogofobia ne gjak, flickerfobia, facebookfobia, yhh kush i man men gjithe ato fobi qe kemi ne lidhje me internetfobine:PP

Kalofsh mire e dashur!

belle_fleur said...

Se harrova te them, fotoja e re qe ke vendosur ne balle te blogut, ROCKS!!!

eni said...

belle: mos pyt mo per internetin se na ka hyre ne palce:)
thanks lovely

Minerva said...

Cili eshte ndryshimi ne mes te nomofobia dhe blogofobia? :-)

eni said...

ska shume ndryshim por fale Zotit vetem e dyta me ka zene;)

Minerva said...

Pikerisht! Kushton dhe me pak kjo alternativa e dyte, ne fakt:-)

Sidoqofte, une jam nje nga ata njerezit qe me pare shohin nese kane marre celularin me vete sesa shohin nese kane gje veshur. Por, kur ke njerez larg, besoj qe njeriu jeton ne friken konstante qe po ndodhi gje, po s'pate celularin me vete s'do e marresh vesh ne kohe e s'mund te ndihmosh... Pastaj, ka dhe arsye te tjera me pak te rendesishme si psh. çike gili-vili linguistik me gjysmen tjeter me te embel(ose me raste me te tharte) :-P

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator