Monday, April 07, 2008

Veshtire te jesh femije

Photobucket

Per mendimin tim nje nga gjerat me te veshtira eshte te jesh femije.

Kur e shikon ne plan te pare mund te themi:E ç'paska te veshtire?A nuk eshte valle mosha qe ne jemi me te çliret se kurre?Kur do ta perjetojme valle here tjeter kete kohe veçse ne femijeri?
Kjo eshte shume e vertete, por po te shikojme dhe anen problematike dhe sociale te kesaj grupmoshe do te vihen re shume gjera ne e veshtiresojne jetesen e tyre.

Sidomos ne shoqerite me pak moderne, tradicionale , ku shume gjera jane tabu,shume menyra sjelljeje jane te paracaktuara dhe edukimi dhe menyra e rritjes se tyre eshte e prere si me thike qe ne fillim.
Per te mos kaluar pastaj ne ekstreme , ne rastet e shoqerive shume te varfra ku femija perdoret si force pune dhe del krejtesisht nga bota femijerore duke u burreruar , por fatkeqesisht duke u burreruar me pasoja dhe ne menyre gjysmake nga zori.

Ndersa ne shoqerite tradicionale , patriarkale ne shume vende rastisemi se pari me shprehjen lapidar injorante : Zoti ja jep riskun femijes!
A thua se femija sillet ne nje fare menyre nga prindet ne bote dhe pastaj padyshim do te rritet nga fryma e shenjte!!!
E çuditshme eshte se kete mendim nuk e kane vetem familje qe jetojne ne zonat e varfra apo getot e qytetit por dhe mjaft familje me nje gjendje ekonomike dhe nivel intelektual mesatar.
Çfare perspektive zhvillimi per veten e tij se pari dhe me tej per shoqerine mund te kete nje femije i tille?
Ai nuk eshte shume me teper sesa nje konkluzion i shumeditur i mosplanifikimit familjar.Nuk mendoj se e egzagjeroj kur e them kete.
Sigurisht qe nuk do ti mungoje dashuria familjare,por sa do te ndihmohet ky femije per tu zhvilluar ,per tu hedhur ne shoqeri,per tu bere pjese e saj?
Ç'mund te beje familja per ta lehtesuar depertimin ne shoqeri me sa me pak ndikime negative dhe te qendrueshme ne psikologjine dhe karakterin e tij?
Ç'mundesi ka familja dhe sa e predispozuar eshte kjo e fundit per t'ja dhene te tera keto gjera te mesiperme?
Pasi ky femije nuk eshte vetem nje pjese familjare por dhe nje pjese e shoqerise.

Afrimi dhe pershtatja,perpjekja per te hyre ne boten e femijes ndalohet bezdisshem nga shume , kode te skicuara prej shekujsh tradicionalisht.
Jane keto kode qe percaktojne normat e sjelljes , kode te cilat nuk kane asje lloj natyre elastike , rrjedhimisht qendrojne shume pa lidhje me kohen.
E megjithate ato kalohen si relike te vyera brez pas brezi,mbase duke pesuar vetem disa ndryshime te vogla( apo plasaritje te lehta), pa u bere fjala per gerryerje.
Brezat ndihen te detyruar ti percjellin keto ,pasi dhe ata jane brumosur me keto te fundit dhe rrjedhimisht i duket fare normale ti percjellin apo aplikojne dhe mbi femijet e tyre.
Nuk shihet shume ana psikologjike sesa sjellja ne vend e ketyre kodeve.Kjo mbase behet pa u kuptuar , por qe sidoqe te jete realizohet me sukses.
Te tera keto nuk bejne gje tjeter veçse rrisin hendekun mes prindit dhe femijes.

Nuk e harroj me qe ra fjala dhe dua t'ju jap si shembull qe mua personalisht me nervozonte shume .

Femija nuk mund te nevrikosej.Nuk kishte si te ishte pjese e natyres se tij kjo ndjesi.Nuk e mbani mend kur na thonin me te qeshur: Ua pse ke nerva ti?Kane femijet nerva?
E sa e sa afrime te tjera qe nuk benin tjeter veçse , ja nenshtronin apo lekundnin femijes besimin tek personaliteti i vet.
Po ashtu nuk duhen lene pa nenvizuar dhe familjet e nje niveli te ngritur shoqeror dhe ekonomik dhe presioni i tyre i tepruar mbi femijet dhe mania per ti bere ata te gjithedijshem qe ne nje moshe te mitur.

Nese do me duhej ta permblidhja gjite sa thashe me lart; sjellja ne jete e nje femije do ishte me e kenaqshme per te dyja palet nese do te kryhej ne kohen e duhur, dhe kur prindi te kete arritur nje pjekje se paku te kenaqshme te tijen ne kete aspekt,se paku keshtu mendoj une.
Nuk dua te kritikoj dhe as te perbuz asnje lloj menyre edukimi , por mendoj se ka edhe me mire, atehere pse te mos e pergatisim veten dhe kushtet e jetes ne menyre te tille?
Kur them kete, nuk nenkuptoj pergatitjen e pageses se universitetit te femijes ,rregjistrimin e tij ne kurse qe para lindjes se tij.
Sepse para se gjithash, ne jete nuk do vije nje superfuqi , nje mit , por nje njeri me te tera dobesite,ndjesite,te mirat dhe te keqijat e tij.
Sigurisht qe per te tera sa u thane me lart nuk mund te ngarkohen prinderit sepse dhe ata pjese dhe pasoje e brezave te meparshem jane, por shoqeria ne pergjithesi dhe si e tille ndihma dhe ndryshimet me te madha duhet te vijne prej saj.

Mbase venia ne dijeni dhe publikmi i propagandave me qellim shpjegimi,informimi ne mase te gjere nga institucionet sociale te shtetit , do te ndikonin pozitivisht ne ndryshimin e situates.
Them ndikojne sepse nuk pretendoj te ndodhin mrekullira ne nje kohe te shkurter.













8 comments:

Miss Kim said...

I can't read the post but I think you're saying that every child is special? I couldn't agree more! I volunteer at a local orphanage and sometimes I think which one would I choose if I was adopting one. I honestly couldn't choose- they're all beautiful little angels.

eni said...

yeah children are little angels dear Kim , but this post of mine wasn't about that , but of the way we approach to them and how should we try to approach.i didn't have much time today,but i'll try to put the english version on the days to come..
best

Anonymous said...

...femija sillet ne nje fare menyre nga prindet ne bote (hasbelkader) dhe pastaj padyshim do te rritet nga fryma e shenjte!!!
----------heeeeeeeeeeeeeeeeeeeee superrrr
saygılar.. zonja

eni said...

zonje mirese me begenise konakun:) je perhere e mirepritur:)

nuk mendoj se vetem fryma e shenjte i rrit.duhen ene ca gjona te tjera:)
hugs

Godsend said...

Mendoj se shprehja "Zoti ia jep rriskun femijes" eshte e sakte, por menyra se si interpretohet kjo shprehje eshte injorante. Rrisku ketu nenkupton rrethana e mundesi te cilat prinderit e askush tjeter nuk i kane ne dore, pervec Zotit. Ajo qe disa prinder nuk kuptojne eshte se ata jane thjesht mjet me te cilin Zoti e ka bere te mundur ardhjen e ketyre femijeve ne jete dhe se keta femije jane amanet prej Tij, dhe prinderit jane kujdestare te ketij amaneti, dmth qe eshte pergjegjesia e tyre qe te kujdesen per te gjitha detajet e rritjes se tyre te shendetshme menderisht e fizikisht.
Une injorancen e mirefillte e shoh te botekuptimi i disa prinderve qe kujdesen tej mase ne ushqim, veshje e lodra per femijet e tyre, duke neglizhuar sjelljen qe shfaqin para femijeve, fjalet, gjestet, mesimet, keshillat, percjelljen e dijes. Dmth ata kujdesen per ate qe, ne fund te fundit e ka Zoti ne dore, se nje cope buke e nje lecke per te veshur e ka rrisk cdokush, nderkohe qe neglizhojne ne ekstrem ate qe eshte pergjegjesia e tyre e vertete, dmth ndihmen qe duhet t'i japin femijes per te krijuar personalitetin e tij dhe per te dale ne jete sa me i pergatitur.

eni said...

godsend : i ke rene pikes, ke permbledh shume mire çfare doja te thoja.te falenderoj!

doracouture su misura said...

Eni kam bere mungesa se po pergatitem per udhetimin ne Shqiperi,por ke prekur nje teme aktuale dhe delikate ne te njejten kohe.POr une mendoj se eshte me e veshtire te jesh prind tani ne kete periudhe.Familia i jep edukimin,mbeshtetjen ekonomike sigurisht sipas mundesive..por shoqeria,tv tregojne vlera te tjera shpeshhere te kunderta me vlerat qe jemi ritur ne.per kete problem diskutoj me vajzen... Shprehja /zoti i jep riskun femijes/ ne rastin tone nuk eshte shume aktual sepse jane prinderit qe u japin jeten dhe kujdesen me dashuri per rritjen e tyre.te pershendes Dora

eni said...

Dora uroj t'ja kalosh mire.

siç thoja dhe ne shkrimin tim nuk ja vej fajin prinderve por shoqerise dhe normave te sjelljes ne pergjithesi.

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator