Po mendoja sot mbi hikikomorit dhe thashe me vete se dhe une nuk eshte se jam ndonje qenie shume sociale dhe se ishin disa kerkesa dhe nevoja sa jetike aq dhe shpirterore ato qe me shtynin te takohem me boten e jashtme.Pastaj me shkoi ndermend se po te vendosja te behesha hikikomori me çfare do te merresha.Ja dhe lista si me poshte:)
1.Vura re se koleksioni i filmave qe zoteroj (vcd dhe dvd) eshte afer 100...do shikoja filma tere kohes:) Sigurisht do merrja dhe ca te tjere perpara. 2.Do lexoja dhe nje here me shume vemendje tere librat qe kisha dhe do nxirrja dhe kuptime te reja prej tyre.Une sa here lexoj nje liber per here te dyte zbuloj mendime dhe ide te reja jo per gje:) Por besoj se do merrja dhe ca libra te tjere me vete. 3.Do merrja gogla,komça,susta,rruaza, leter punedore dhe do beja varse dhe zbukurime te ndryshme. 4.Kujtoni se harrova internetin?Jo ore embelsira per ne fund:) Sa here qe do ta kisha moralin poshte do kerceja tek Mamadhia per te marre dozen e nevojshme te humorit , sa here qe do te doja te zbavitesha ,qeshja,zgerdhihesha dhe argetohesha do surfoja mbi humorin , fantazine dhe skiçllekun e Zhapikut,Edrusit,E.T,Bletes.Kur ta shihja se nga ndenja ne shtepi shpirti po fillonte te me thahej do lundroja mbi detrat e mendimeve te L'etranger,E7E,Kastadives,Bizele,Selfmaderadio,Banago,Vrima e Çelesit,Naides,..Kur te doja ta zhdervjelletesoja trurin tim do merrja pak freski nga Elaisi,Redbonsai&Co,Njeriu i çuditshem,Brisku,Erato,Shqipo,London Lily,Lolers.Kur t'me merrte malli per jeten normale do kaloja nje vrap virtual tek Tena,Belle_Fleur,Candyland,Orange Bakery,Eda, Amour_Monde,Digital Objective,Zografi.Kur truri im te ishte thare nga etja do kridhesha mbi Ne-per Vije dhe Mademoiselle.Kur t'me vinte shpirti ne maje te hundes dhe do te kerkoja nje miks nga çdo gje qe mund te merrja do kerkoja nje kokteil virtual nga Peshku.. Kur e shoh kete liste nuk me duket dhe aq keq dhe mendoj se do mund ta shtyja mire e bukur si Hikikomori..Po juve ç'na thoni, si ma keni syrin?Dua mendimet tuaja nese dikur do te vendosnit te beheni te tille:)
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!