
© Eni Turkeshi Photography
Shkak per kete shkrim u be serish mikja ime Tena.
Ne kete shkrim gjeta shume gjera te peraferta me veten time dhe Stambollin kete qytet qe banoj prej 10 vitesh dhe qe sigurisht e dua shume.
Stambolli eshte nje qytet shume i veçante.Nuk eshte vetem bukuria e ketij qyteti te vjeter ajo qe te mberthen.Eshte dhe melankolia qe karaterizon qytete te tilla, nje melankoli e lashte kjo.
Kete mund ta ndjesh ne çdo cep muri,ne çdo qoshe rruge,ne çdo ballkon me vazo me lule shumengjyreshe,mund ta ndjesh ne kinemate e vjetra dhe jo dhe aq popullore tashme,ne nje bakall te vjeter qe ende shet produkte karakteristike te rrallegjendura (tashme te sjellura keto te fundit me perkushtim nga vendlindja) dhe kudo..
Te rralle jane ata qe nuk behen "addict" pas Stambollit nese jetojne per nje kohe ketu.Eshte pothuaj e pamundur.
Dhe me çudit fort per faktin se sa e pandryshuar qendron ky fakt me tere mundimet qe ka jeta ne Stamboll.
Çdo gje e bukur e ka nje çmim,por Stambolli e ka shume te larte mund te them.
Nga te filloj perpara?
1.Nga ulja e dukshme e sigurise se jetes?
Si nje qytet metropolitan dhe sinteze e qyteterimeve perendimore dhe lindore,Stambolli eshte nje qytet ne qender te vemendjes dhe sulmeve terroriste , si te huaja dhe vendase.
Kjo ishte nga ana politike.Per te mos permendur dhe rastet e brendshme te hajdutllekut te theksuar,si dhe sa e sa bandave te rrezikshme qe qarkullojne si legjenda me tere bemat e tyre.
2.Popullsia e madhe (afro 20 milion banore)dhe e racave e kombeve te ndryshme (nuk e kam fjalen vetem per turistet ketu por dhe shume te huaj qe banojne prej vitesh) ul raportet e mundshme te tolerances dhe mirekuptimit.
3.Trafiku eshte nje nga problemet me te medha dhe me efekt me ftohes ndaj ketij qyteti.Humbja totale e kohes nga ngecja e trafikut dhe zgjatja pa fund e rruges ,kerkon nerva te forta per tu perballuar ose kembe te palodhura per t'ja futur ne kembe:) [une e praktikoj shpesh kete te fundit,per ti kursyer vetes historine e ngecjes ne trafik:)]
4.Ndotja e ambientit .Ndonese jo sa ne Shqiperi , fundja edhe Turqia eshte pjese ballkani edhe njerezit deri diku e shohin krejt normale abuzimin me pastertine.Nuk mund ti fus te tere ne nje kallep por ne pergjithesi eshte nje fakt i ndeshur shume.
5.Humbje te shkaktuara nga padituria apo neglizhimi.Ketu mund te perfshij shperdorimet e natyres , si psh uji .Panvaresisht nga reklamimet dhe propagandat e shumta , ka shume njerez qe nuk e vene aspak ujin ne zjarr per kete.Dhe eshte e frikshme sidomos kur mendon se Turqia rrezikon te kthehet ne shkretetire ne vitin 2050 per shkak te ngrohjes globale dhe sabotimit ndaj natyres.
6.Shtrenjtesia e qytetit.Sipas nje statistike te bere kete vit, Stambolli eshte qyteti i 18-te me i shtrenjte ne bote.
7.Por ajo qe te pezmaton me shume ne kete qytet eshte ndjenja e pasigurise dhe e mosperkitjes si dhe te "ndjesia e te qenit i huaj" qe mbizoteron.
Duke i vene ne balance anet e mira dhe te keqija , e shoh se e kam te veshtire te vendos por he per he duket se ka anuar me shume nga anet e mira.Ndryshe nuk do isha me ketu.
Po ju shqiptare te tjere qe jetoni jashte shtetit ose dhe ju qe jetoni ne atdhe , si mendoni per qytetet ku banoni?