Po lexoja kete shkrim te Xhaxhait dhe disa nga argumentet qe kishte sjelle aty dhe mendova te shtoja dhe une opinionin tim rreth arsyeve qe shkaktojne kete "ngecje" te filmit shqiptar sipas vezhgimeve te mia.
1.Skenaret e filmave shqiptare nuk eshte se jane te keqija por disa here ka disa sforcime per te paraqitur me doemos diçka te larte nga niveli artistik.Duket sikur te tere jane ne gare per kete.Ne shumicen e filmave te vitete te fundit mund te veresh atmosferen,ngjyrat dhe xhirimet qe jane pak a shume te ngjashme me njera tjetren.Deri ketu çdo gje ne rregull.Problemi eshte mendoj une se synimet per kete nivel artistik apo per shprehine e nje ideje vijne shume ere e huaj.Ne shume prej tyre une se paku ndjej manine per te ndjekur verbtazi tematiken dhe stilin e filmave te pavarur Evropiane.
Kjo eshte sa pozitive dhe negative.Eshte pozitive sepse marrin persiper ti paraqesin dhe perçojne publikut nje kinema te mirefillte ,duke harruar sencacionet qe perdoren syresh ne shume filma qe jane shume popullore dhe "grijne" leke ne kinema dhe duke marre parasysh kesisoj nje perfitim te vogel.Kjo eshte vertet nje sipermarrje e guximshme duke patur parasysh suksesin e vogel ekonomik qe kane filmat artistike ne tere boten.
Ana negative , sipas mendimit tim eshte se ne perpjekje te asimilimit me stilin e sukseshem dhe poetik te filmave te pavarur,artistike Evropiane , shihen shpesh klonime jo fort te kendshme te tyre.Nuk me vjen fare mire qe e pohoj kete.Me vjen shume keq teksa shoh sesi edhe shume elemente kulturore apo tradicionale qe i japin nje tjeter ngjyre dhe realizojne bukur paraqitjen e mozaikut social ne Shqiperi , sofistikohen ne menyre te panevojshme per ti dhene llustren e duhur "artistike" nderkombetare.
Mua me duket se nje nga arsyet qe e ben se pari me pak bindese dhe se dyti me te veshtire per tu "ngrene" nga publiku eshte pikerisht kjo.Mosdhenia e rendesise dhe mosparaqitja sukseshem e kultures,simboleve Shqiptare.
Ne nje rast te kundert mendoj se te pakten nga artdashesit shqiptare te diaspores sidomos do te kishte pasur shume me teper interes dhe ndjekje.Kete gje e kam vene re ketu ,ne Turqi , psh.,ku banoj qe prej 10 vitesh e kam vene re hovin qe ka marre kinemaja turke , si nga sasia dhe nga cilesia e filmave qe jane prodhuar po ashtu dhe nga numri i spektatoreve qe rritet nga dita ne dite.
Ka nje afrim dhe perkrahje ndaj kinemase amtare.E pra nje arsye eshte edhe servirja e karaktereve,kultures,miteve popullore .Çdo popull eshte patriot,mjafton te gjendet rruga e drejte e propagandes se saj.
2.Publiciteti ne çfaredolloj forme eshte 1 faktor tjeter shume i rendesishem, mungesa e te cilit eshte ende ne dimensione te pakuptueshme ne kete kohe te arte te teknologjise qe po jetojme.
Po filloj qe nga rruget me popullore dhe elementare te publikimit.Nderkohe qe ne te tere boten faqe si Youtube dhe Myspace jane bere trampolinat e para shpresedhenese te tere artisteve te rij te çfaredolloj zhanri ne muzike dhe kinematografi dhe po ashtu pikat e para te "gjuajtjes" se tyre nga producentet anembane globit.Ne Shqiperi kjo metode ende perdoret shume pak per te mos thene qe nuk merret shume ne konsiderate.
Mungesa e qendarave te shumta kulturore promovuese per artistet e rinj,mungesa e festivaleve te ndryshme te filmit ne vendin tone sigurisht qe eshte nje dere tjeter e mbyllur per kineastet shqiptare.
Per te mos folur per mediat e ndryshme , puna publikuese e te cilave nuk eshte perhere informuese sa eshte shokuese apo sencacionale,apo ne rastin me pak "keqardhes" ; e dobet.
Nje detaj tjeter jane dhe paraqitjet vizuale (posterat) e filmave.Dihet mire se me sa seriozitet dhe perkushtim pregatiteten nga ekipe te specializuara keto postera.Posteri eshte si te thuash ambalazhi i filmit.Duhet te ta hape oreksin apo te ta grishi mendjen qe ta marresh.
3.Sponsorizimet jane perhere ne nivele shume te uleta.Nuk e di me thene te drejten se çfare ndihmesash i ben shteti shqiptar kineasteve tane.Dua te jap nje shembull nga shteti turk .Mesa kam degjuar deri para disa kohesh ndihma qe ministria turke e kultures ben producentave/regjizoreve(sigurisht qe i plotesojne disa kushte te detyruara) eshte diçka rreth 40.000 $ (tani esh rrit dollari ka rene ca;), megjithse varion ne me shume ose me pak sipas projektit.
Perveç kesaj shume fondacione te tjera luajne nje rol shume te rendesishem perkrahes ekonomik.Dua te permend ketu psh Eurimages (Fondacioni i Punimeve Artistike Evropiane) i cili i siguroi psh.rregjizorit Nuri Bilge Ceylan 435.000 € per filmin e tij "Dreams".Mundesimi i ketyre sponsorizime sigurisht qe ka lidhje dhe me publicitetin qe folem me lart,dhe qe ende eshte i çale ne vendin tone,por sigurisht dhe me "perkushtimin" e Ministrise se Kultures Shqiptare.
4.Ashtu si dhe ne tere boten, publiku shqiptar eshte i prirur per te ndjekur kinema "popullore" holliwoodiane.Filma roze,action,komike jane fort te ndjekur si dhe ne shume vende.E megjithate une kam pershtypjen se publiku shqiptar , do ta kishte sqimen dhe guston per te ndjekur me shume filma shqiptare me artistike vetem nese keto filma do te "servireshin" ne menyre me kreative.
Shkurt e sakte me opinionin tim modest une them se kinemaja shqiptare i ka enzimat e nevojshme per te krijuar kimine e duhur mes publikut dhe me tej rrjedhimisht tregut.
Por sigurisht me pare duhet ca me shume "deshire dhe perkushtim".
3 comments:
KoRbi said...
Jam pergjithesisht dakord me te gjitha verejtjet dhe konkluzionet e tua. Fatkeqesisht, financimi ishte i bollshem per kinemane vetem ne periudhen e komunizmit. Dhe pati shume para, mundim, dhe talent te shkuar gati plotesisht dem.
Megjithate, nuk e di nese e ke pare filmin maqedonas 'Before the rain' te M. Manchevski, por po ta krahasosh me filmat shqiptare, kupton se cfare niveli kane.
Te falenderoj per kete ese!
Korb u mundova ta fshij pjesen poshte ndaj e rikopjova pa shenimin por fatkeqsisht nuk e shoh dot butonin per te fshire shkrimin pasi Turqinia dhe idiotet qe jane ne ngarkim kane mbyllur faqen www.blogger.com.
une jam futur nga nje faqe tjeter per te hyre ketu:( ndaj disa gjera nuk i shoh.
ftesen e pranoj me gjithe qejf dhe shume flm:)))
gjithe te mirat.
Korbi e hoqa komentin tjeter :)
Post a Comment