Martin Parr, nje pjesetar i shoqates se fotografeve Magnum , lindi ne vitin 1952 ne ,Epsom,Surrey te Mbreterise se Bashkuar.
Qe femije tek ai u pa interesi per fotografine,interes i cili u perkrah dhe nga gjyshi i tij fotografi i mirenjohur ,George Parr. Ne vitet 1970-1973 ai morri edukim fotografie ne shkollen politeknike te Manchesterit.
Ai u be nje anetar i Magnum-it ne vitin 1994.
Ne vitin 2004 erdhi si profesor ne Universitetit e Gallerit, fakultetin e Newportit ne Angli.
Duke filluar qe nga viti 2002 mjaft pune te tij jane ekspozuar neper ekspozita te ndryshme nen projektin "Retrospektive".
Martin Parr shihet si nje pike referimi per nje fillim te ri ne fotografine gazetareske.Pasi ne punet e tij ka shume elemente te reja edhe per karakterin e fotove mjaft te ditura nga fotografet e Magnum.
Jo me kot ai quhet si nje "kronologjist" pasi te tera fotot e tij kane elemente shume te fuqishme me vlera te veçanta dokumentuese.
Ajo çfare e ben te veçante punen e tij , eshte menyra sesi ai i paraqet keto elemente te se perditshmes.
Mos kerkoni me kot te gjeni fotografi shume prekese,misterioze dhe me element baze bukurine e rendomte ne portfolion e tij.
Arma e tij eshte te paraqese ne menyre shpuese, ironike por aq sa dhe te thjeshte elementet e shumeditura te se perditshmes.Ne pamje te pare fotot e tij mund te duken groteske dhe te ekzagjeruara, por nese do te thelloheshim do te vinim re se sa natyrshem dhe ne sa menyre te sinqerte jane shpalosur detajet e se perditshmes , po ashtu dhe vlerat ,tabute e shoqerise dhe menyra se si njerezit i perballojne apo shprehin te tera te mesipermet.
Rendesia e fotove te tij per mendimin tim , perveç sinqeritetit dhe vertetesise lakuriqe qe na tregon , eshte venia ne dijeni apo shtyrja ne kuptimin e tere ketyre elementeve,shkaqeve,pasojave dhe arritja e shikimit te kesaj te vertete pa komplekse,madje simpatizimi i saj.
Po ashtu fotografite e tij jane nje mozaik shumengjyresh detajesh sociologjike,antropollogjike,historike pasqyruese perfekte te shoqerive.
Une pata rastin te shikoja ekspoziten e tij me emer "Assorted Coctail" ne muzeun e artit Santralistanbul ne Stamboll (www.santralistanbul.org) , ekspozite qe do te mbyllet ne 30.Tetor.2008.Per me shume informacion vizitoni faqen e muzeut.
Fotoja qe shihni lart eshte nje mozaik i nje prej projekteve te tij te quajtur "Common Sense".E kapa kete foto enkas sepse permbledh fare mire stilin e ketij fotografi.
per me shume info rreth tij:http://www.martinparr.com/index1.html
7 comments:
Serish injoranca strucks...s'e njihja dmth :-P mgjth duket interesant.
shihja faqen.eshte vertet shume interesant.me pelqen sesi ve ne dukje ca elemente shume pikante;)
ENI THE GREAT magjari kaloi ketej.Sepse kishte harru te te falenderoje per Dy linqet e mrekullueshme te piktoreve shqiptare,ne lidhje me kopertinen.gjithashtu e kam vizituar flicker-in tend.Shume fotografi mi dreqe,kishte shume te bukura,vertete shume te bukura.Por me duket se nga ty i kam zgjedhur dy te preferuarat e mia.degjo gjithashtu duhet te me dergosh urgjentisht dhe nje e-mail tendin ta kem,kushedic'me hyn ne pune.
Dritan flm shume mik.sa gojeembel qe je:)
me vjen mire qe te paskan pelqyer ato linqet.shpresoj te te hyjne ne pune.
gjithe te mirat:)
varet shume nga lloji i koleksionit, por instiktivisht preferoj te shikoj secilen fotografi me vete, me mire sesa ashtu te bashkuara. Postimi interesant si gjithnje, shumica e personazheve per te cilet flet, jane thuajse te panjohur per mua ndaj i lexoj postimet me nje fryme ;)
pershendetje!
mua me pelq fotografite veç eshte e sigurt qe pak njoh fotografet e shquar !
drejttropojes: flm mik.ne fakt vetem kjo ishte keshtu mikse se kishte dhe foto veç e veç por une e vura sa per ilustrim.
tena:edhe une qe jam e interesuar nuk eshte se i njoh te tere.por ja qe ekspozitat dhe interneti vlejne:)
Post a Comment