Friday, October 31, 2008

Stambolli- me te apo pa te?

 all the roads pass from  Istanbul

© Eni Turkeshi Photography

Shkak per kete shkrim u be serish mikja ime
Tena.

Ne kete shkrim gjeta shume gjera te peraferta me veten time dhe Stambollin kete qytet qe banoj prej 10 vitesh dhe qe sigurisht e dua shume.

Stambolli eshte nje qytet shume i veçante.Nuk eshte vetem bukuria e ketij qyteti te vjeter ajo qe te mberthen.Eshte dhe melankolia qe karaterizon qytete te tilla, nje melankoli e lashte kjo.

Kete mund ta ndjesh ne çdo cep muri,ne çdo qoshe rruge,ne çdo ballkon me vazo me lule shumengjyreshe,mund ta ndjesh ne kinemate e vjetra dhe jo dhe aq popullore tashme,ne nje bakall te vjeter qe ende shet produkte karakteristike te rrallegjendura (tashme te sjellura keto te fundit me perkushtim nga vendlindja) dhe kudo..

Te rralle jane ata qe nuk behen "addict" pas Stambollit nese jetojne per nje kohe ketu.Eshte pothuaj e pamundur.
Dhe me çudit fort per faktin se sa e pandryshuar qendron ky fakt me tere mundimet qe ka jeta ne Stamboll.

Çdo gje e bukur e ka nje çmim,por Stambolli e ka shume te larte mund te them.
Nga te filloj perpara?

1.Nga ulja e dukshme e sigurise se jetes?
Si nje qytet metropolitan dhe sinteze e qyteterimeve perendimore dhe lindore,Stambolli eshte nje qytet ne qender te vemendjes dhe sulmeve terroriste , si te huaja dhe vendase.
Kjo ishte nga ana politike.Per te mos permendur dhe rastet e brendshme te hajdutllekut te theksuar,si dhe sa e sa bandave te rrezikshme qe qarkullojne si legjenda me tere bemat e tyre.

2.Popullsia e madhe (afro 20 milion banore)dhe e racave e kombeve te ndryshme (nuk e kam fjalen vetem per turistet ketu por dhe shume te huaj qe banojne prej vitesh) ul raportet e mundshme te tolerances dhe mirekuptimit.

3.Trafiku eshte nje nga problemet me te medha dhe me efekt me ftohes ndaj ketij qyteti.Humbja totale e kohes nga ngecja e trafikut dhe zgjatja pa fund e rruges ,kerkon nerva te forta per tu perballuar ose kembe te palodhura per t'ja futur ne kembe:) [une e praktikoj shpesh kete te fundit,per ti kursyer vetes historine e ngecjes ne trafik:)]

4.Ndotja e ambientit .Ndonese jo sa ne Shqiperi , fundja edhe Turqia eshte pjese ballkani edhe njerezit deri diku e shohin krejt normale abuzimin me pastertine.Nuk mund ti fus te tere ne nje kallep por ne pergjithesi eshte nje fakt i ndeshur shume.

5.Humbje te shkaktuara nga padituria apo neglizhimi.Ketu mund te perfshij shperdorimet e natyres , si psh uji .Panvaresisht nga reklamimet dhe propagandat e shumta , ka shume njerez qe nuk e vene aspak ujin ne zjarr per kete.Dhe eshte e frikshme sidomos kur mendon se Turqia rrezikon te kthehet ne shkretetire ne vitin 2050 per shkak te ngrohjes globale dhe sabotimit ndaj natyres.

6.Shtrenjtesia e qytetit.Sipas nje statistike te bere kete vit, Stambolli eshte qyteti i 18-te me i shtrenjte ne bote.

7.Por ajo qe te pezmaton me shume ne kete qytet eshte ndjenja e pasigurise dhe e mosperkitjes si dhe te "ndjesia e te qenit i huaj" qe mbizoteron.

Duke i vene ne balance anet e mira dhe te keqija , e shoh se e kam te veshtire te vendos por he per he duket se ka anuar me shume nga anet e mira.Ndryshe nuk do isha me ketu.
Po ju shqiptare te tjere qe jetoni jashte shtetit ose dhe ju qe jetoni ne atdhe , si mendoni per qytetet ku banoni?

16 comments:

kinofili said...

kam pershtypjen se ceshtjet qe ke ngritur jane te verteta per te gjithe qytetet e medha apo metropolet, diku me shume diku me pak.sa per Tiranen, jo me Stambollin, por do e kisha nderru edhe me Kabulin. :)

mbreti3gut said...

absolutisht pajtohem me ty! Stambolli posedon nje sharm te vecante... te ben te ndjehesh sikurse je ne shume vende njekohesisht.

eni said...

Kinofil : pse kaq keq s'eshte Tirana:)

buli3go;))absolutisht po

Anonymous said...

Nuk e dija qe stambolli ishte 20 milion!

teme e kendshme, duhet te shkruaj edhe une per te numeruar te vertetat mbi qytetin ku jetoj! mgjth çdo arsye duhet shtjelluar ne nje note te veçante.

ELAIS said...

Nuk di c'te them. Qyteti nuk eshte faktori kryesor pse ndodhemi atje ku ndodhemi.
Stambollin me aq sa e kam vizituar e konsideroj terheqes por nese qyteti do te ishte shkaku i vetem per te jetuar diku, Stambolli nuk do te ishte zgjedhja e pare e imja.

xhenius said...

duke kerkuar Stambollin gjeta porten tende te hapur Eni,dhe hyra.kam njohur pak njerez me mbiemrin tend dhe me kane lene mbrese;pamjen qe ke fiksuar e kam pas ne shtepi varur ne mur dhe e kam enderr ta shoh "live",qytetet metropolitane tashme jane globalizuar kaq shume, sa,nuk ndjen ndonje diference te madhe ne ecejakjet e perditshme,dallohen vetem nga qendrat historike;qyteti im eshte provincial,i qete i paster si Tirana dikur...

eni said...

flm per opinionet miq

eni said...

Elais: cili qytet do qe atehere?:)

Xheni flm ,miresevjen ne blogun tim:)

kinofili said...

Tirana nuk esht kaq keq, por esht ne rruge te mbar per t'u bere e tille. Sic ka then dhe njeri (Lubonja)ne Tv: "Vetem nje termet e shpeton...". Kurse te tjere sugjerojn ndonje bombe te fuqishme..

eni said...

bobobo sa te eger disa.mbase jane shume realiste por kjo nuk me duket se ndikon pozitivisht mbi njerezit.nejse

Panorama de Fortim visto por Alida said...

...Me pelqeu kaq shume ky shkrim Eni:)
Un kam jetuar ne disa qytete te Europes, por ai qe me ka magjepsur ishte Parisi.. jam e sigurt se nuk jam e vetmja qe eshte magjepsur prej tij, ajo qe me pelqente me shume atje ..ishte se ne mes te asaj arkitektura ndiheshe vertet ne boten e perrallave. Po po jam ndier si nje princeshe per thuajse 5 vjet..
Tani jam ne Tirane dhe e dua kete qytet, me duket se Tirana ka nje sharm ndryshe te cilin sikur jane munduar tia fshijne.. gjithsesi ajo rilind serish..dhe un jam deshmitare e kesaj rilindjeje sado qe kam nje shpirt kritik te lindur..

eni said...

shume bukur e pershkrove situaten e Tiranes e dashur Alida!flm

Panorama de Fortim visto por Alida said...

Faleminderit Eni :) na kenaqe dhe ti me kete blog kaq te embel !

eni said...

;)i'm flattered now:)

hajdarmozi said...

Kam jetuar ne nje metropol per rreth 7 vjet ne nje jete te rremujshme studenti pataj u ktheva ne Tirane.
Kam levizur me jave te tera neper metropole Europiane edhe ne Stamboll (Marmara Hotel,taksim place, Beyoglu bulvari :)) dhe ne te gjitha kam gjetur ate ndjesine metropolitane ate kenaqesine e te shijuarit te jetes se rrembyeshme,te parqeve,te ndertimeve te reja e te vjetra, te galerive e kinemave, te bareve te modes e te klubeve trendy vetem ne Tirane kjo mungon.
Duket sikur ne Tirane eshte e sforcuar si snobizem, me gjithe ate prepotence injorante makinash e wannabe, thjesht nuk e di nuk me duket e rrjedhshme, natyrale.

eni said...

hajdarmozi: e ke thene aq mire sa me s'ka.nuk kam se çfare te shtoj.
mireserdhe ne blogun tim:)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator