Friday, May 30, 2008

Pro fotografise dixhitale apo analoge?

Photobucket

Kjo eshte nje teme qe kam kohe qe kam dashur ta hap. Ka shume debate ne kete teme dhe shumekush ka mendimet e tija ne kete aspekt. Djathtas po hap dhe nje ankete per te marre dhe mendimin tuaj . Disa kene mendime shume strikte , disa diçka me te toleruar.
Megjithse mendoj se nese kjo pyetje do te behej para disa vitesh , nuk do te kishte vend per anketen sepse do te kishte vetem nje pergjigje te vetme ( si puna e shqiptareve ne komunizem qe votonin megjithse kishte vetem nje parti:) Sigurisht qe te tere do te zgjidhnin vetem makinen analoge.
Ndersa tashme kohet kane ndryshuar.
Makinat dixhitale sa vijne dhe persosen nga te tera aspektet, si teknike ashtu dhe pamore.Sigurisht qe ende nuk kane arritur ne perfeksionimin e makines analoge (psh makinat dixhitale ende nuk i paraqesin dot te tera nuancat e mgjyrave).Por sidoqofte keto diferenca kualiteti sa vijne dhe ngushtohen nga dita ne dite.

Sigurisht qe kam nje respekt te veçante dhe i adhuroj punet e bera me film.
Por duhet pranuar fakti se ne ditet e sotme , punimi me nje aparat analog me film nuk eshte dhe aq i lehte apo praktik.Madje eshte shume i veshtire dhe lodhshem.Ne te njejten kohe nuk eshte ekonomik.
Ne kohet e sotme , ku çdo fushe dhe çdo aspekt ka perftuar nje shpejtesi dhe ndryshueshmeri te pandalueshme , ku çdo ide dhe vlere merr nje drejtim perhere e me siperfaqesor ,detyrimisht edhe preferencat dhe shikimi ndaj botes do te marre permasa te tjera.
Pasi fotografia eshte diçka dinamike, ajo vlen per te paraqitur apo "paralizuar" çaste te jetes, te boteve tona apo te shume gjendjeve te tjera te pashpjegueshme dot me fjale.

Mjaft fotografe te njohur dhe te vjeter kane folur pozitivisht ne kete teme.Shume prej tyre kane pohuar se perdorin me tere qejf aparatet dixhitale madje disa prej tyre lavderojne se tepermi edhe kamerat e vogla (jo dslr) per arsye te prakticitetit qe ato i dhurojne duke i falur keshtu momente qe ato do te donin ti kapnin , por qe me nje makine analoge do te kishte qene shume me e veshtire.

Po ashtu fotografia dixhitale , te jep dhe mundesine e shikimit, modifikimit te fotos.
Tani kjo ka dhe te mirat dhe te keqijat e saj per mendimin tim.
Eshte pozitiv fakti qe ti ke mundesi ta kontrollosh sakaq nje foto psh. te nje vendi dhe te shkrepesh nje foto tjeter nese ngelesh e/i pakenaqur nga foto e meparshme.Po ashtu mund dhe te punosh me programe te ndryshme ne kete foto.
Une ne fakt deri me sot kam qene kundra perdorimit te programeve tip photoshop neper fotografi.Majde dhe kjo ka qene arsyeja e shtyrjes per ta mesuar kete program, pasi çdokush qe merret me fotografi e ndjen brenda vetes manine per estetiken te rritet perhere e me shume.
Me thene te drejten druhesha se mos e kaloja cakun e modifikimit te fotos.Deri me sot ne fotografite e mia ka pasur vetem disa ndryshime te vogla (tip rritje kontrasti,ngjyrash,kthim ne b&zi apo sepia).Ka disa kohe qe luaj dhe pak me tonet ne disa nga fotot e mia.
Dhe kam filluar ta shikoj photoshop-in me ca sy me tolerues:)
Mos te keqkuptphet , une jam 100% kundra "berjes tualet" te nje fotoje.Sepse ka dhe foto te pashpresa, pra foto prej te cilave nuk mund te marresh asnje ndjesi teksa i sheh edhe nese jane perdorur mjeshterisht teknikat e mesiperme.


Por jam e mendimit se ka shume foto ne te cilat mund te perdoren disa nga elementet e mesiperime vetem dhe vetem ne rastin kur ato kane per qellim te paraqesin diçka te re apo kur perdoren me qellim perfitimin e nje atmosfere te cilin fotografi/ja ka pasur ne mendje teksa ka shkrepur foton por qe veçorite e aparatit nuk ja bejne te mundur.
Ne raste te tilla teknika te tilla kane nje efekt krijues dhe ekspresiv, po aq sa dhe rinovues.
Gjithashtu jam kundra paragjykimeve te ngurta se sot çdokush mund te behet fotograf , duke perdorur programe dhe duke bere modifikime te ndryshme.
Askush nuk mund te behet fotograf , duke e pispillosur nje foto.Por nese dikush arrin te paraqese diçka unike duke perdorur stilin e vet ne nje menyre te veçante, pse jo?
Nuk me duket e dobishme , marrja ne patronazh apo kufizimi i fotografise vetem mes disa stileve te caktuara.Me duket se e vret mundesine e shprehjes se artit figurativ.

Sepse siç thashe me lart , te fotografuarit eshte nje art dinamik dhe si i tille , ndryshime me qellime rinovuese ose me shprehi te papara me para ne art , duke u perpjekur per te paraqitur ndjesi, forma te ndryshme ne nje kend te ri i falin fotos nje aura te re, te pakten keshtu mendoj une.
Dhe per tu kthyer ne temen kryesore mendoj se tere keto veprime jane me te lehta dhe mundesohen me ane te aparateve dixhitale.

Ndersa fotografia analoge mendoj se behet e mundur pas perfeksionimit te fotografit/es , si nga ana teknike ashtu dhe nga ana pamore (syri) duke e bere te mundur keshtu shkrepjen e fotove perfekte , pa pasur nevoje te shkrepen disa foto rrjesht.Megjithese ne fakt te njejten gje mund te praktikojme dhe me aparatin dixhital.Pas njefare kohe te stervitjes se syrit , dora juaj do te behet me e perkore dhe shkrepjet do te rrallohen.

Nga ana tjeter une per vete mendoj se aparatet dixhitale jane dhe me te sinqerta per kohen ku jetojme , pasi atmosfera dhe elementet e ndryshme qe na rrethojne tani jane shume me te ndryshme nga shume vite me pare.
Nuk mund te gjesh me aq me lehtesi te njejtat vende, te njejtat sjellje ne shoqeri, te njejtin afrim mes njerezve, te njejtin rehatllek, te njejten shtriqje te shkaktuar nga afersia.
Kete mund ta vesh re shume mire ne fotografite e shkrepura 40-50 vite me pare psh.

Por ne ditet e sotme çdokush dhe çdo vend ka pesuar nje ndryshim total, ka nje lloj padurimi, ane siperfaqesore ne çdo skaj.
Ndaj mendoj se aparatet dixhitale jane me efikase ne "paralizimin " e kesaj bote ku çdo gje ka marre nje aspekt dhe vlere kalimtare.

Ky eshte mendimi im.Do te doja shume te dija mendimin tuaj ne kete teme miq.

19 comments:

Agobooks said...

Ndoshta një temë e përshtatshme për sondazh.
Gjithsesi, shkurt e qartë:dixhitale.
Drekë të mbarë!

eni said...

flm per votimin Neki.nese deshiron mund te votosh edhe anash tek anketa.
dite te mbare dhe ty!

Toni Milaqi said...

pershendetje eni!

pergjigja ime, ne dilemen e shtruar nga ty eshte: - varet!

varet se kush eshte ai qe fotografon dhe perse. nese je nje familjar, qe ke dale nje te djele me njerezit e tu dhe do te nxjerresh ndonje kujtim, aparatet automatike jane teper te pershtatshem.

por nese je profesionist, dhe aparati eshte nje mjet pune profesionale, por edhe artistike, sigurisht aparatet me objektiv (jo automatik), jane te vetmit qe mund te perdoresh per t'ua shprehur ashtu sic duhet.

Pra: -varet...

eni said...

e drejte Toni! flm!

Anonymous said...

Hmm, En është çik e vështirë të japësh përgjigje të prerë, pasi secila ka përparëritë dhe të metat e veta. Veç, duke parë ritmet e zhvillimit të teknologjisë, them se metoda analoge, si në fotografi por edhe në broadcasting i ka ditët e numëruara sps nuk është edhe aq praktike.
Sa për mua unë votova për dixhitalen!

eni said...

Rocky: flm hon!

belle_fleur said...

Eni, flm per temen interesante. Si amatore e fotografise, ndaj pak a shume mendime te njejta mbi fotografine dixhitale, ndoshta per vete faktin qe eshte me e lehte per te fotografuar dhe nese nje foto nuk te pelqen, direkt ke opsionin per ta "delete" apo per ta mbajtur. Por, njekohesisht mendoj qe me fotografine analoge gjeja e bukur eshte sepse aty vertet matet perfeksionizmi i personit, mgjth them se ajo eshte arritur me shume shkrepje te njepasnjeshme te nje objekti. Nje fotograf nuk ja arrin te "succeed" menjehere nese ai nuk ka provuar te shkrepi me aparatin e tij/saj disa here derisa ja ka arritur qellimit.
Vota ime eshte Go4Digital:)

eni said...

Belle flm per voten dhe komentin lal!

drejt tropojes said...

jam krejt amator ne fotografi, ndoshta me pak se kaq, edhe ndonje gje te hajrit qe bej e bej rastesisht, por: mendoj se edhe aparati fotografik me film ka vlerat e tij te pa tjetersueshme, vertet eshte nje pune e veshtire, por ama ja vlen, per nje ose disa foto te cilat mund te smadodhen dhe te ekspozohen. Nuk po hyj te flas tani per perparesite e "dixhitalit" sepse i ke thene te gjitha, disa prej tyre i mesova nga postimi ketu sepse me pare nuk i dija. edhe une jam kunder "makiazhit" te fotove.
vota ime, pa ndonje shkak te vecante e determinant eshte per aparatin me film...!

pershendetje!

eni said...

patjeter Tropoja qe per rastet e veçanta dhe nese duhet persosmeri edhe une jam per analogen.flm per voten mik.po te duash mund te votosh ne anketen qe kam vene djathtas.te pershendes!

e paditur said...

Teknollogjia digjitale e ka shndërruar fotografinë nga një luks që njerëzit e shijonin me raste, në një produkt konsumi të përditshëm. Mendoj që miliona njerëzve që iu intereson më shumë fiksimi i momenteve të jetës (për vlerat emocionale që mbartin) sesa fotografia si art, janë të lumtur që sot kanë një mundësi të tillë.

Nga ana tjetër, kjo sjell dhe një lloj ngopjeje. Pikërisht se është e mundur që të bësh foto në çdo moment, shumë herë i eviton fotot, se të duken të panevojshme për momentin. Por, kur shikon nëpër filma atë procesin e larjes së një filmi në dhomën e errët, sikur e ndjen që ka diçka poetike në atë "lindjen" e një fotoje në letër.

Unë e dhashë votën për digjitalin, sepse mendoj që ardhja e tij në skenë shkaktoi një "revolucion" me përmasa botërore, gjë që analogu s'qe në gjendje ta bënte në 2shekuj jetë.

eni said...

e paditur:
"Por, kur shikon nëpër filma atë procesin e larjes së një filmi në dhomën e errët, sikur e ndjen që ka diçka poetike në atë "lindjen" e një fotoje në letër."

bashkohem shume fare me ty ne kete pike:)
flm per votimin

Panorama de Fortim visto por Alida said...

:) Pershendetje

Ne fakt do te te tregoj nje eksperience personale, aparati im i pare dixhital kishte nje qartesi prej 7.1 mega pixiel , por ishte goxha i madh , dhe un detyrohesha ta mbaja veçmas (jo ne çante)..nje dite e harrova ne nje bar parizien dhe keshtu u merzita shume.
Aparati i m i dyte qe zgjodha ka nje qartesi prej 5.1 mega pixiel, dmth me pak cilesor se i pari, por ama jam e sigrt se nuk do e humbas ndonjehere , sepse ai eshte aq i vogel dhe komod sa mund ta mbaj dhe ne nje xhep:) prej 3 vjetesh e kam gjithnje me vehte dhe jam shume e lumtur me ato foto qe kam bere.

Keshtu pra, eshte relative, per nje amatore si une ku rendesi ka me shume objekti i fotos sesa cilesia e saj, jam PRO anes dixhitale, nese do isha Fotografe e mirefillte mbase nuk do mendoja keshtu.

Gjithsesi "perfeksioni" jo praktik do mbulohet nga "praktikja" jo perfekte :)
have a nice weekend !

Anonymous said...

Shpresoj qe kuptoni shqipin tim...

kam 2 shoke qe po pinin kafe bashke duke diskutuar aparatin dixhitale, dhe nje po shpjegonte tjetrin disa "options" te ri qe kishte gjetur.

Ne tavoline tjeter ishin disa pleq.
Nje prej tyre i tha shokut...
" Ah mor, tan ata pajiset, beni edhe nje fotgrafi me ne!"
Shoku kur doli , u cu dhe beri 7 ose 8 fotografite me ata pleq duke pire kafe, dhe eshte larguar.

Nje prej pleqve i tha te tjereve...
" A mendon ky qe jena budallenje...s'ka mundesi te harxosh nje rol filmit vetem per ne!"

:-)

eni said...

alidea ke te drejte e dashur.flm per komentin!

kolin: very funny;) cool!

N.Ago said...

U sumbull e nënës ti që ma ke këtë aparatin si të Dhorit që nxori nënën për pashoport.

Anonymous said...

kush eshte ajo kafshe* qe sot e kesaj dite mban aprat me film,pevecse diku harru ne ndonje cep te raftit?per koleksion dhe per tu krenu mbas ca vitesh qe edhe ai ka nje aparat fotografik te vitit te "P***S"....

*-e perdora si fjale sepse vetquhem gomar!-qe te moskeqekuptohem si gomar qe jam.


pra ENI THE GREAT besoj e kuptove qe une jam pro "perparimit dixhital",thjeshte pse eshte me e lehte.dhe e modes!
Gjithashtu jam kunder "Photoshop-it".kam punu' per nja dy vjet te mira ne stampe dixhitale.Mund ta ndyshoje nje foto si te doje! To easy!!!

eni said...

Dritan . mik flm ,nuk dija gje per kete punen e stampes!
te pershendes..
neno:jave te mbare paç

Anonymous said...

Eni, ke një "pusulle" andej nga unë! :P

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator