Showing posts with label eni turkeshi translations. Show all posts
Showing posts with label eni turkeshi translations. Show all posts

Monday, July 06, 2009

Amaneti i Nazim Hikmet

Kete poezi doja ta sillja ketu ne fakt me date 3 Qershor 2009 , qe eshte dhe data e vdekjes se Nazim Hikmet , por ja qe ngeli per sot per mungese te kohes.
Kete poezi poeti e ka shkruar ne nje kohe qe ka qene i semure jashte atdheut te tij.
Sic shume prej jush mund ta dini , ketij poeti te madh i qe hequr kombesia e shtetit te vet dhe ai vdiq me kete pikellim.Kombesia ju rikthye vitin e kaluar , tashme shume vone , por sidoqofte ju kthye me ne fund.
Nuk ka nevoje per shume komente kur jane vargjet e tij, ndaj po ju le ta shijoni.
------------------------------------------------------------------------


AMANETI

Shokë nëse nuk e kam për risk ta shoh atë ditë,

Nëse vdes përpara çlirimit,

Më merrni dhe më varrosni

Në një varrezë në fshatrat e Anadollit

Nga një anë e imja le të prehet argati Osman

Që e vrau Hasan beu

dhe në anën tjetër

dëshmorja Aishe që vdiq

pa mbushur të dyzetat

Le të kalojnë poshtë dheut të varrit , meloditë permes traktorëve ,

era e freskët e gjindjes , era e benzinës së djegur në buzë të agut ,

në tokat ; pronë e të gjithëve , me ujë nëpër kanale ,

pa frikë thatësire apo xhandarme .

Ne patjetër që nuk do ti dëgjojmë këto melodi ,

do të dergjemi poshtë dheut tejembanë ,

të vdekurit kalben porsi degë të zeza ,

nën dhe , ashtu të shurdhër , të verbër ,memecë.


Por unë i pata kënduar këto melodi

para se ato të krijoheshin ,

e pata ndjerë erën e djegur të benzinës

para se të vizatohej traktori vetë .

Sa i përket komshinjve të mij të heshtur ,

dëshmorja Aishe dhe argati Osman

mbase dhe pa e vënë re

hoqën shumë nga mungesa e tyre

për sa kohë ishin në atë botë



Shokë, pra nëse vdes para asaj dite,
- që në fakt ashtu duket-
Më varrosni në një varrezë fshati në Anadoll
dhe po qe e mundur ,
t’më vini një pemë panje mbi varrin tim
nuk më bie ndërmend as për gurin e varrit...

27 Prill 1953
Senatoriumi i Barvihasë


Perkthimi nga turqishtja : Eni Turkeshi




Friday, March 20, 2009

Rrotullime rreth shpirtit

© Eni Turkeshi Photography

Eja , hape syrin e shpirtit

Eja,hape syrin e shpirtit

pa shikoji keta te dashuruar :

Si jane rrethuar krejtesisht

si nje zemer e vetme,

si kane marre formen e nje shpirti
pa duar e pa kembe.
Jane me te qeshur se nje bahce,

se nje trendafil.

jane me te drejte se dituria

me te afte se vete mendja

me te lire se selvia

Me te kthjellet e me te qarte se uji i pavdekesise

Jane perhere lozonjare si atomet.
Dielli eshte kaftani i tyre
E kane shkelur balten ,
mbeshtetur koken ne gjurin e zemres
Kane kaluar siper gjakrave
siper dallgeve te detrave te pergjakur.
Por veshjet i kane serish te pastra
dhe te paperlyera.

Jane mes gjembave , por si trendafila.
Jane brenda burgut , por si vere.
Jane brenda baltes ,por si nje zemer.
Jane brenda nates , por si nje mengjes,

Ti provo te pish nje here nga vera e tyre dhe shih
sesi papritmas, qetesohet
ndricohet zemra jote,
si harrohet cdo gje,
si fillojne te te qeshin syte.

Mevlana Jalal ad-din Muhammad Rumi


Tuesday, June 03, 2008

Homazh per Nazim Hikmetin

Vjersha e meposhtme eshte nje homazh per Nazim Hikmetin ne vitin e 45 te vdekjes se tij (3.Qershor 1963)..Shpresoj t'ju pelqeje,mua me beri shume pershtypje .


Rreth Vdekjes

Ejani uluni miq,
mire se erdhet, na nderuat
E di qe erdhet teksa flija,
u futet ne qelizen time ,nga dritarja
Nuk e rrezuat as shishen e holle te ilaçeve
dhe as kutine e kuqe,

Me fytyrat tuaja rrezatim dritash te yjeve
u ulet dore me dore mbi koken time
Ejani uluni miq,
mire se erdhet, na nderuat

Pse me shikojne kaq çuditshem ne fytyre?
I biri i Osmanit Hashimi.
Sa çudi,
Po juve sikur kishit vdekur vella.
Ne portet e Stambollit
teksa ngarkonit qymyr ne nje anije Angleze,
se bashku me shporten e qymyrit
ne fund te ambarit...

Vinçi i anijes e kishte nxjerre kufomen tuaj
dhe gjaku juaj i kuq e kishte lare koken tuaj te zeze
perpara ores se daljes.


Kushedi sa dhimbje keni pasur..
Mos rrini ne kembe, uluni,
une kujtoja se ju kishit vdekur,
u futet ne qelizen time prej dritares.
Me fytyrat tuaja rrezatim dritash te yjeve
mire se erdhet, na nderuat

Jakup nga fshati Yayalar,
i dashur,
pershendetje.
Edhe juve nuk kishit vdekur valle?
Duke i lene femijeve vetem malarjen dhe urine
nuk u varroset ne varrezen e zhveshur
ne nje dite shume te nxehte vere?
Domethene nuk paskeni vdekur?

Po juve?
Muharrir Ahmet Xhemil?
E pashe me syte e mi
Arkivolin tuaj
teksa hynte ne toke.

Madje me duket se arkivoli
qe me i shkurter se trupi juaj.
Nejse lere fare kete, Ahmet Xhemil,
s'paskeni hequr dore nga huqi juaj i vjeter,
ajo eshte shishe ilaçi
jo rakie

Per te fituar 50 grosh ne dite,
dhe per ta harruar boten
ashtu fillikat siç ishit
sa shume qe pinit...

Une kujtoja se ju kishit vdekur.
Ejani uluni miq,
mire se erdhet, na nderuat...
Nje poet i vjeter pers:
Thote -,"Vdekja eshte e drejte"
"E godet mbretin dhe varfanjakun me te njejten madheshti."

Hashim ,
Pse po habiteni?
Nuk e kishit degjuar vella,
per cilindo mbret qe vdes ne ambarin e nje anijeje
me nje shporte qymyri?...

Nje poet i vjeter pers:
Thote -,"Vdekja eshte e drejte"
Jakup,
sa bukur qeshet i dashur.
Sikur nje here te vetme nuk ju kam pare te qeshnit keshtu ne te gjallet tuaj...
Por prisni ta mbaroj fjalen.

Nje poet i vjeter pers:
Thote -,"Vdekja eshte e drejte"
Lereni shishen Ahmet Xhemil
Mos u nevrikosni kot,
E di ,
Ju thoni qe vdekja te jete e drejte,
duhet qe dhe jeta te jete e tille...

Nje poet i vjeter pers...
Hej miq nga po veni keshtu duke me braktisur,
miq nga po veni keshtu
tere turfullim?

Shqiperimi modest i te madhit Nazim u be nga une:)

per me shume info:http://www.nazimhikmetran.com/

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator