Monday, July 06, 2009

Amaneti i Nazim Hikmet

Kete poezi doja ta sillja ketu ne fakt me date 3 Qershor 2009 , qe eshte dhe data e vdekjes se Nazim Hikmet , por ja qe ngeli per sot per mungese te kohes.
Kete poezi poeti e ka shkruar ne nje kohe qe ka qene i semure jashte atdheut te tij.
Sic shume prej jush mund ta dini , ketij poeti te madh i qe hequr kombesia e shtetit te vet dhe ai vdiq me kete pikellim.Kombesia ju rikthye vitin e kaluar , tashme shume vone , por sidoqofte ju kthye me ne fund.
Nuk ka nevoje per shume komente kur jane vargjet e tij, ndaj po ju le ta shijoni.
------------------------------------------------------------------------


AMANETI

Shokë nëse nuk e kam për risk ta shoh atë ditë,

Nëse vdes përpara çlirimit,

Më merrni dhe më varrosni

Në një varrezë në fshatrat e Anadollit

Nga një anë e imja le të prehet argati Osman

Që e vrau Hasan beu

dhe në anën tjetër

dëshmorja Aishe që vdiq

pa mbushur të dyzetat

Le të kalojnë poshtë dheut të varrit , meloditë permes traktorëve ,

era e freskët e gjindjes , era e benzinës së djegur në buzë të agut ,

në tokat ; pronë e të gjithëve , me ujë nëpër kanale ,

pa frikë thatësire apo xhandarme .

Ne patjetër që nuk do ti dëgjojmë këto melodi ,

do të dergjemi poshtë dheut tejembanë ,

të vdekurit kalben porsi degë të zeza ,

nën dhe , ashtu të shurdhër , të verbër ,memecë.


Por unë i pata kënduar këto melodi

para se ato të krijoheshin ,

e pata ndjerë erën e djegur të benzinës

para se të vizatohej traktori vetë .

Sa i përket komshinjve të mij të heshtur ,

dëshmorja Aishe dhe argati Osman

mbase dhe pa e vënë re

hoqën shumë nga mungesa e tyre

për sa kohë ishin në atë botë



Shokë, pra nëse vdes para asaj dite,
- që në fakt ashtu duket-
Më varrosni në një varrezë fshati në Anadoll
dhe po qe e mundur ,
t’më vini një pemë panje mbi varrin tim
nuk më bie ndërmend as për gurin e varrit...

27 Prill 1953
Senatoriumi i Barvihasë


Perkthimi nga turqishtja : Eni Turkeshi




7 comments:

KoRbi said...

te falenderoj per shqiperimin! kam pershtypjen se letersia turke nuk eshte shume e botuar ne shqiperi, sidomos poezia. ndoshta e kam gabim, por s'e kuptoj pse.

nuk mund ta lexoj ne origjinal, por me pelqejne fjalet qe zgjedh. ama duhet te ushtrohesh me teper me perkthim vargjesh! ;)

KoRbi said...

p.s.
me kujtove qe kam ca perkthime amatore te miat diku ne kompjuter. do germoj...

eni said...

hehe e vertete Korb , patjeter sepse nuk eshte se kam perkthyer shume vargje me pare ;)
flm per leximin.ke te drejte per letersine turke.shume pak eshte e perkthyer.kohet e fundit ka marre hov prej Pamukut disi.

eni said...

kontrollova por se gjeta dot versionin anglisht te kesaj poezie :(
por eshte shume e preferuar ne Turqi dhe sidomos me rastin e pervjetorit te tij e citojne perhere.

eni said...

dhe pa harruar , nese je i interesuar te lexosh me shume letersi turke , nese shtyp etiketat : nazim hikmet dhe orhan veli kanik ne blogun tim do lexosh disa perkthime te puneve te tyre qe kam bere une.

KoRbi said...

po, tani prej Pamukut sikur ka terhequr interes. e gjeta ne anglisht, ketu:
http://www.poemhunter.com/poem/last-will-and-testament/

lexova dhe poezine tjeter te Hikmetit qe ke perkthyer para shume kohesh. flm dhe per te!

"Vdekja eshte e drejte"
"E godet mbretin dhe varfanjakun me te njejten madheshti."

po te vije nje poll te faqja, une do votoja qe te perktheje vjersha te Orhan Veli Kanık. :)

eni said...

ah flm se paskam vene re.

Nazim Hikmet ka gjuhe mjaft te veshtire per tu perkthyer , kjo eshte e ditur boterisht por sigurisht qe perkthimi im nuk eshte me i miri une thjesht dua te sjell ketu disa poema ;)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Follow by Email

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Loading...

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator