© Eni Turkeshi PhotographyEja , hape syrin e shpirtit
Eja,hape syrin e shpirtit
pa shikoji keta te dashuruar :
Si jane rrethuar krejtesisht
si nje zemer e vetme,
si kane marre formen e nje shpirti
pa duar e pa kembe.
Jane me te qeshur se nje bahce,
se nje trendafil.
jane me te drejte se dituria
me te afte se vete mendja
me te lire se selvia
Me te kthjellet e me te qarte se uji i pavdekesise
Jane perhere lozonjare si atomet.
Dielli eshte kaftani i tyre
E kane shkelur balten ,
mbeshtetur koken ne gjurin e zemres
Kane kaluar siper gjakrave
siper dallgeve te detrave te pergjakur.
Por veshjet i kane serish te pastra
dhe te paperlyera.
Jane mes gjembave , por si trendafila.
Jane brenda burgut , por si vere.
Jane brenda baltes ,por si nje zemer.
Jane brenda nates , por si nje mengjes,
Ti provo te pish nje here nga vera e tyre dhe shih
sesi papritmas, qetesohet
ndricohet zemra jote,
si harrohet cdo gje,
si fillojne te te qeshin syte.
Mevlana Jalal ad-din Muhammad Rumi







