Berberet apo parukieret siç quhen sot kane qene nje nga profesionet dhe postet me te rendesishme gjate kohes se perandorise osmane. Te ishe berber asokohe ishte diçka me potence.Berberi qe si menaxheri i tere puneve te lagjes ; perveç punes se tij bente dhe detyren e synetçiut , ishte dentist , pastronte dhe mjekonte plaget ,pra ishte dhe mjeku i pergjithshem i vendit ku jetonte. Ishte e veshtire asokohe te ishe berber.Sipas gojedhenave Sultani i asaj kohe kishte nxjerre nje liber me pershkrimet e rregullave te rrepta qe berberet duhet ti permbaheshin.Te tilla si psh: Nuk do jete me i vogel se 30 vjeç,duhet te jete i martuar, nuk duhet te marre alkol dhe duhet te fale 5 vaktet e namazit.Kadiu i qytetit duhet ti kontrollonte keta nje here ne 15 dite.
Dhe me e rendesishmja:Nuk duhet te jete nevrik!! Perpara se te pranohej si berber , keta njerez kalonin nga disa sprova shume nervagricese:) Tashti kur e sheh me vemendje ,thua qe ata se kane pasur hiç keq.Jo per gje por ja dorezon koken tjetrit , jo shaka;)Ne ditet e sotme , berberet (megjithese tashme as nuk quhen me keshtu , por parrukiere ose frengçe -kuafore ne turqisht te pakten) nuk e kane me ate shkelqimin dhe madheshtine e diteve te dikurshme.Kundermon gjitheandej ere spa-je , metrosekualiteti dhe teknologjie estetike ;) Une per vedi nuk eshte se ankohem shume ,se nuk e kam provuar ndonjehere berberin e meshkujve, por mendoj se meshkujt edhe ja ndjejne mungesen. Sado qe nuk do te mundem ta provoj ndonjehere , se paku pata rastin ta vizitoj dhe te fotografoj nje berber nostalgjik te Stambollit duke punuar:)
Ishte vertet 1 eksperience e veçante.Isha duke ecur rrugeve te Stambollit me , mikun tim turist ,dhe tek tuk po kullosja syte per te spikatur nje parukeri per te. I qeme afruar shume Grand Bazaarit qe gjendet midis zones se Beyazit-Eminonu ne Stamboll,ku diku aty mes Çemberlitashit , ngazellehem kur shikoj mbi nje mur antik,mbi disa shkronja nostalgjike fjalen :Berber ;) Ikim sakaq.Berberi dhe miku i tij na presin me temenara te medha.Keto jane gjera normale ne Stamboll,çdokush qe ja ben hizmetin punes, sidomos me turistat do ta bente ; por prape seç kishte nje natyre tjeter ne kete sajdisje kete here,nje lloj perqendrimi te habitshem , nje fokusim sederli , dhe nje mikpritje babaxhane. Eshte shume i vogel ky dyqan,nuk i kalon 10m² dhe eshte i tejmbushur me arturina kujtimesh e shenimesh ,si dhe mjetet e punes se tij ,po ashtu dhe produktet e tjera.Shumica marka te vjetra kremrash,kolonjash,shamposh..Mbase ka diçka te qellimte ketu se doemos çdo gje duhet te jete autentike dhe te te krijoje ndjesi nostalgjike. E megjithate kjo eshte nderthurur kaq bukur dhe jo-rendomshem saqe nuk vihet re aspak.Berberi ishte fjalepak e megjithate nuk harronte ti buzeqeshte me dashamiresi klientit te tij , dhe te luante mjeshterisht si nje vizore shume e sakte thiken e tij.Me pas vinte masazhi me kolonja freskuese dhe riperteritese . Ne sfond degjoheshin turbull , por bindshem tinguj te nje kenge te vjeter turke..Nuk e di por me dukej vetja pakez si ne film,mbase dhe nga sekuencat e shumta qe kapja vazhdimisht ne foto duke perfituar dhe nga forca shprehese e reflekseve te pasqyrave te shumta. Me ne fund pas nje trajtimi te fundit , berberi perkulet para klientit dhe i thote "te shkuara" ..Po po te shkuara sikur te kishte kaluar nga ndonje gje stresante;) Sigurisht qe kjo nuk vjen nga perkujdesja false , por nga forca e zakonit,atij zakoni qe tere zanatllinjte e vjeter e kane ne shpirt dhe e "derdhin" tere shkujdesje.. U ndame prej berberit me ndjesi shume te veçanta dhe krejtesisht "te trajtuar" shpirterisht. Nese ju bie rasti te vizitoni nje berber te ketille ne Stamboll mos e humbisni ju them.Kemi te tere nevoje te perjetojme eksperienca te tilla unike!
per me shume rreth berbereve dhe historise se tyre :http://en.wikipedia.org/wiki/Barber
eni, nje pershkrim briliant. te pergezoj nga zemra.
Te them te drejten Shkupi nuk dallon edhe aq nga Stambolli. Te pakten flas per pjesen e vjeter te qytetit. Berbere, me plotkuptimin e fjales sic e ke pershkruar dhe ti, akoma ekzistojne ketu, mirepo numri i tyre dita dites po zvogelohet. Mbaj mend kur isha i vogel babi me dergonte te nje "berber", nje mezo burre shume i sjellshem, i kujdesshem... Mirepo, posa u rrita fillova te shkoj ne "frizer", ngaqe une isha nje djale qyteti edhe ate i shekullit 21 ku te shkosh ne "berber" eshte vetem per pleqte. Pra, "frizeri" im ku qethem vecme 13 vite me radhe, ka nje salon modern,me lloj-lloj erera (tamam ashtu sic ke cekur). Brenda ketyre 13 viteve vetem njehere me ka ndodhur ta nderroj "frizerin", jo per gje por ai kishte qene ne pushim. Dhe paramendo shkova te "berberi" i vjeter... Mirepo, aty ndjeva nje pasiguri, ethe... sepse berberi ishte plakur, me syze tamam si ato fundet e kavanozeve, dhe tere kohes qendroja symbullur nga frika se do te me bente masaker koken time
buli3go: te falenderoj:) dhe te falenderoj dhe per sjelljen tende si 1 ilustrim shtese i ketij fakti:) qe interesante ta lexoje dhe historine tende. pershendetje.
fotografite e para sh interesante dhe e fundit, vdes per bardh e zi dhe me personazhe te spikatur. Po lexoj nje liber mbi stambollin me sulltan ne keto momente!
Eni, fotot e tua po behen çdo dite edhe me bindese. Keto te fundit jane me te vertete shprehese, me nje nivel kinematografik do te thoja. Nuk do te beje keq t'i shkruaje ndonje regjizori turk (Nuri Bilge Ceylan) per te te marre si asistente sepse ke nje sy pak te veçante. an (sq)
tetena: flm :) si quhet libri qe po lexon? te pershendes
an(sq): flm shume..gezohem qe te pelqyen keto..çfare lumturie do qe te punoja prane ndonje regjizori:) pale si Ceylani..eh.. kemi nje mikun tone qe ben filma te shkurter te pavarur.Per filmin e ri mund te punoj si regjizore e fotografise :) te shohim..te pershendes mik
Ti pervec talentit fotografik duhet t'i futesh edhe regjizures sepse pershkrimet e tua te sjellin sa me afer me njerzit dhe vendet nga ti i percjell keto shkrime. Flm per eksperiencat virtuale qe na ofron, jane te pazevendesueshme!
Eni!Ke sy prej vezhguesi unik:trajon tema te thjeshta(pothuajese,te vedkura dhe,per cudi,i ngjall dhe u jep jete!),por i bene ato interesante.Per fotgrafite:e kam vene re qe po rritesh dita-dites(kot nuk je Marubja e vogel!) dhe i mbaron ato me nje"kreshendo te bute",sic ke bere me ate bardhe e zi.Berberet dhe rendesia e tyre!Vetem fakti qe ta marrin koken ne duar dhe "lozin me te duke perdorur arme te ftohta",te ben qe t"i vesh gishtin kokes para se t'u besosh. -Pasha,-i tha Ali Pashe Tepelenes berberi,- te kam ne dore? Pashai nuk u ndje,por,sa mbaroi me te(sa "shpetoi"me mire me thene!),urdheroi qe t'i prisnin koken.Sot e pati me shaka,-arsyetoi Pashai,-po neser ku i dihet?... Urime dhe me fat! Perparim Hysi,11 korrik 2008
belle: flm lal.gezohem qe ju argetojne dhe ju terheqin te tilla tema.hugs
Papi: sa me gezon me kete nese vertet ja kam arrit qellimit:) me pelqen te flas per gjera qe ne kohet e sotme nuk i japim me shume rendesi por qe kane vlera te patregueshme.. e bukur historia e Ali Pashes:)
Haha sapo lexova experiencen tende me erdhi nder mend historia e Ali Pashes qe kish shkruar Papi...:)
Volga im per te jetuar ate kenaqesine e "trajtimit" qe te bejne berberet e Stambollit vjen e pret floket nga Ankaraja ne Stamboll ;)))) dhe berberi i tij esh ne mes te Beyoglus dhe dyqani i tij eshte max 1o m..:)
Eni, keto postimet e fundit m'i kane lengezuar syte dhe te falenderoj per kete. Ke sjelle copeza tradite qe nuk shpresoja me se kane mbijetuar. Ne Turqi s'kam qene kurre, por mesa duket eshte vend qe ia di vleren tradites dhe nuk jepet aq kollaj dhe teresisht pas modernizmit te zhveshur nga te gjitha vlerat. Me kujtohet nje verejtje e nje kanadezi qe kishte bere nje udhetim te gjate neper Turqi, dhe thoshte se pjese te ketij vendi kane qene gjithmone te njohura per paqendrushmeri sizmike, prandaj edhe shtepite jane ndertuar gjithmone prej qerpiqi, qe i rezistonin per mrekulli kapricove te tokes. Ataturku solli frymen moderne qe nuk i shkonte aspak per shtat nje vendi tradicional si Turqia, dhe filluan te ngrihen ndertesa te larta moderne, ne vend te shtepive te uleta per qerpiqi. Rezultatin e kesaj mund ta shohim fare mire ne pasojat shkaterrimtare te termetit te vitit 2000. Pamje si keto qe ke sjelle me zgjojne nje nostalgji shpirterore per kohen kur njerezit jetonin ne paqe me veten dhe me Zotin. Edhe nje here faleminderit.
godsend :te falenderoj per kete ..gezohem qe te paskan pelqyer se dhe mua vete me bene shume pershtypje kur i ndesha. doja vetem te nenvizoja diçka.Ataturku vertet qe solli frymen moderne , por ishin pasardhesit e tij ata qe nuk i bene komentimin dhe praktikimin e duhur duke shkatuar fatkeqesira dhe probleme te shumta si dhe plage te pariparueshme qe populli turk ende i vuan.
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!
14 comments:
eni, nje pershkrim briliant. te pergezoj nga zemra.
Te them te drejten Shkupi nuk dallon edhe aq nga Stambolli. Te pakten flas per pjesen e vjeter te qytetit. Berbere, me plotkuptimin e fjales sic e ke pershkruar dhe ti, akoma ekzistojne ketu, mirepo numri i tyre dita dites po zvogelohet. Mbaj mend kur isha i vogel babi me dergonte te nje "berber", nje mezo burre shume i sjellshem, i kujdesshem... Mirepo, posa u rrita fillova te shkoj ne "frizer", ngaqe une isha nje djale qyteti edhe ate i shekullit 21 ku te shkosh ne "berber" eshte vetem per pleqte. Pra, "frizeri" im ku qethem vecme 13 vite me radhe, ka nje salon modern,me lloj-lloj erera (tamam ashtu sic ke cekur). Brenda ketyre 13 viteve vetem njehere me ka ndodhur ta nderroj "frizerin", jo per gje por ai kishte qene ne pushim. Dhe paramendo shkova te "berberi" i vjeter... Mirepo, aty ndjeva nje pasiguri, ethe... sepse berberi ishte plakur, me syze tamam si ato fundet e kavanozeve, dhe tere kohes qendroja symbullur nga frika se do te me bente masaker koken time
buli3go: te falenderoj:)
dhe te falenderoj dhe per sjelljen tende si 1 ilustrim shtese i ketij fakti:)
qe interesante ta lexoje dhe historine tende.
pershendetje.
fotografite e para sh interesante dhe e fundit, vdes per bardh e zi dhe me personazhe te spikatur.
Po lexoj nje liber mbi stambollin me sulltan ne keto momente!
Eni, fotot e tua po behen çdo dite edhe me bindese. Keto te fundit jane me te vertete shprehese, me nje nivel kinematografik do te thoja. Nuk do te beje keq t'i shkruaje ndonje regjizori turk (Nuri Bilge Ceylan) per te te marre si asistente sepse ke nje sy pak te veçante.
an (sq)
tetena: flm :) si quhet libri qe po lexon? te pershendes
an(sq): flm shume..gezohem qe te pelqyen keto..çfare lumturie do qe te punoja prane ndonje regjizori:) pale si Ceylani..eh..
kemi nje mikun tone qe ben filma te shkurter te pavarur.Per filmin e ri mund te punoj si regjizore e fotografise :) te shohim..te pershendes mik
Mirdita Enushe:)
Ti pervec talentit fotografik duhet t'i futesh edhe regjizures sepse pershkrimet e tua te sjellin sa me afer me njerzit dhe vendet nga ti i percjell keto shkrime.
Flm per eksperiencat virtuale qe na ofron, jane te pazevendesueshme!
Fundjave te bukur!
Eni!Ke sy prej vezhguesi unik:trajon tema te thjeshta(pothuajese,te vedkura dhe,per cudi,i ngjall dhe u jep jete!),por i bene ato interesante.Per fotgrafite:e kam vene re qe po rritesh dita-dites(kot nuk je Marubja e vogel!) dhe i mbaron ato me nje"kreshendo te bute",sic ke bere me ate bardhe e zi.Berberet dhe rendesia e tyre!Vetem fakti qe ta marrin koken ne duar dhe "lozin me te duke perdorur arme te ftohta",te ben qe t"i vesh gishtin kokes para se t'u besosh.
-Pasha,-i tha Ali Pashe Tepelenes berberi,- te kam ne dore?
Pashai nuk u ndje,por,sa mbaroi me te(sa "shpetoi"me mire me thene!),urdheroi qe t'i prisnin koken.Sot e pati me shaka,-arsyetoi Pashai,-po neser ku i dihet?...
Urime dhe me fat!
Perparim Hysi,11 korrik 2008
belle: flm lal.gezohem qe ju argetojne dhe ju terheqin te tilla tema.hugs
Papi: sa me gezon me kete nese vertet ja kam arrit qellimit:) me pelqen te flas per gjera qe ne kohet e sotme nuk i japim me shume rendesi por qe kane vlera te patregueshme..
e bukur historia e Ali Pashes:)
eno, ja kam dhene vllaçkos librin mgjth do mundohe ta komentoj nje dite tek blogu.
flm Tena:)
Haha sapo lexova experiencen tende me erdhi nder mend historia e Ali Pashes qe kish shkruar Papi...:)
Volga im per te jetuar ate kenaqesine e "trajtimit" qe te bejne berberet e Stambollit vjen e pret floket nga Ankaraja ne Stamboll ;)))) dhe berberi i tij esh ne mes te Beyoglus dhe dyqani i tij eshte max 1o m..:)
hehe si dija perpjekjet e Vollges:)
cool.dashkam me e vizitu dhe berberin e tij;)heres tjeter po iki me Vollgen:)
Eni, keto postimet e fundit m'i kane lengezuar syte dhe te falenderoj per kete. Ke sjelle copeza tradite qe nuk shpresoja me se kane mbijetuar.
Ne Turqi s'kam qene kurre, por mesa duket eshte vend qe ia di vleren tradites dhe nuk jepet aq kollaj dhe teresisht pas modernizmit te zhveshur nga te gjitha vlerat.
Me kujtohet nje verejtje e nje kanadezi qe kishte bere nje udhetim te gjate neper Turqi, dhe thoshte se pjese te ketij vendi kane qene gjithmone te njohura per paqendrushmeri sizmike, prandaj edhe shtepite jane ndertuar gjithmone prej qerpiqi, qe i rezistonin per mrekulli kapricove te tokes. Ataturku solli frymen moderne qe nuk i shkonte aspak per shtat nje vendi tradicional si Turqia, dhe filluan te ngrihen ndertesa te larta moderne, ne vend te shtepive te uleta per qerpiqi. Rezultatin e kesaj mund ta shohim fare mire ne pasojat shkaterrimtare te termetit te vitit 2000.
Pamje si keto qe ke sjelle me zgjojne nje nostalgji shpirterore per kohen kur njerezit jetonin ne paqe me veten dhe me Zotin.
Edhe nje here faleminderit.
godsend :te falenderoj per kete ..gezohem qe te paskan pelqyer se dhe mua vete me bene shume pershtypje kur i ndesha.
doja vetem te nenvizoja diçka.Ataturku vertet qe solli frymen moderne , por ishin pasardhesit e tij ata qe nuk i bene komentimin dhe praktikimin e duhur duke shkatuar fatkeqesira dhe probleme te shumta si dhe plage te pariparueshme qe populli turk ende i vuan.
Post a Comment