
Berberet apo parukieret siç quhen sot kane qene nje nga profesionet dhe postet me te rendesishme gjate kohes se perandorise osmane.
Te ishe berber asokohe ishte diçka me potence.Berberi qe si menaxheri i tere puneve te lagjes ; perveç punes se tij bente dhe detyren e synetçiut , ishte dentist , pastronte dhe mjekonte plaget ,pra ishte dhe mjeku i pergjithshem i vendit ku jetonte.
Ishte e veshtire asokohe te ishe berber.Sipas gojedhenave Sultani i asaj kohe kishte nxjerre nje liber me pershkrimet e rregullave te rrepta qe berberet duhet ti permbaheshin.Te tilla si psh: Nuk do jete me i vogel se 30 vjeç,duhet te jete i martuar, nuk duhet te marre alkol dhe duhet te fale 5 vaktet e namazit.Kadiu i qytetit duhet ti kontrollonte keta nje here ne 15 dite.
Dhe me e rendesishmja:Nuk duhet te jete nevrik!! Perpara se te pranohej si berber , keta njerez kalonin nga disa sprova shume nervagricese:)
Tashti kur e sheh me vemendje ,thua qe ata se kane pasur hiç keq.Jo per gje por ja dorezon koken tjetrit , jo shaka;)Ne ditet e sotme , berberet (megjithese tashme as nuk quhen me keshtu , por parrukiere ose frengçe -kuafore ne turqisht te pakten) nuk e kane me ate shkelqimin dhe madheshtine e diteve te dikurshme.Kundermon gjitheandej ere spa-je , metrosekualiteti dhe teknologjie estetike ;) Une per vedi nuk eshte se ankohem shume ,se nuk e kam provuar ndonjehere berberin e meshkujve, por mendoj se meshkujt edhe ja ndjejne mungesen.
Sado qe nuk do te mundem ta provoj ndonjehere , se paku pata rastin ta vizitoj dhe te fotografoj nje berber nostalgjik te Stambollit duke punuar:)

Ishte vertet 1 eksperience e veçante.Isha duke ecur rrugeve te Stambollit me , mikun tim turist ,dhe tek tuk po kullosja syte per te spikatur nje parukeri per te.
I qeme afruar shume Grand Bazaarit qe gjendet midis zones se Beyazit-Eminonu ne Stamboll,ku diku aty mes Çemberlitashit , ngazellehem kur shikoj mbi nje mur antik,mbi disa shkronja nostalgjike fjalen :Berber ;)
Ikim sakaq.Berberi dhe miku i tij na presin me temenara te medha.Keto jane gjera normale ne Stamboll,çdokush qe ja ben hizmetin punes, sidomos me turistat do ta bente ; por prape seç kishte nje natyre tjeter ne kete sajdisje kete here,nje lloj perqendrimi te habitshem , nje fokusim sederli , dhe nje mikpritje babaxhane.
Eshte shume i vogel ky dyqan,nuk i kalon 10m² dhe eshte i tejmbushur me arturina kujtimesh e shenimesh ,si dhe mjetet e punes se tij ,po ashtu dhe produktet e tjera.Shumica marka te vjetra kremrash,kolonjash,shamposh..Mbase ka diçka te qellimte ketu se doemos çdo gje duhet te jete autentike dhe te te krijoje ndjesi nostalgjike.
E megjithate kjo eshte nderthurur kaq bukur dhe jo-rendomshem saqe nuk vihet re aspak.Berberi ishte fjalepak e megjithate nuk harronte ti buzeqeshte me dashamiresi klientit te tij , dhe te luante mjeshterisht si nje vizore shume e sakte thiken e tij.Me pas vinte masazhi me kolonja freskuese dhe riperteritese .
Ne sfond degjoheshin turbull , por bindshem tinguj te nje kenge te vjeter turke..Nuk e di por me dukej vetja pakez si ne film,mbase dhe nga sekuencat e shumta qe kapja vazhdimisht ne foto duke perfituar dhe nga forca shprehese e reflekseve te pasqyrave te shumta.
Me ne fund pas nje trajtimi te fundit , berberi perkulet para klientit dhe i thote "te shkuara" ..Po po te shkuara sikur te kishte kaluar nga ndonje gje stresante;)
Sigurisht qe kjo nuk vjen nga perkujdesja false , por nga forca e zakonit,atij zakoni qe tere zanatllinjte e vjeter e kane ne shpirt dhe e "derdhin" tere shkujdesje..
U ndame prej berberit me ndjesi shume te veçanta dhe krejtesisht "te trajtuar" shpirterisht.
Nese ju bie rasti te vizitoni nje berber te ketille ne Stamboll mos e humbisni ju them.Kemi te tere nevoje te perjetojme eksperienca te tilla unike!
per me shume rreth berbereve dhe historise se tyre :http://en.wikipedia.org/wiki/Barber







