Tuesday, March 04, 2008

Roza rozina çelin trendafila...

kliko mbi foto per ta zmadhuar dhe lexuar perlat:)
Ne viziten time te fundit ne Tirane, nje dite ne shtepi teksa po kerkoja me ngulm nje liber te vjeter qe e kam shume per zemer, hasa ne blogun e kujtimeve te mia te tetevjeçares.
Fillova te buzeqesh teksa pashe kete bllok te harruar e te plasur ne raft prej vitesh.
Ate bllok qe dikur kishte pasur nje rendesi dhe vend te veçante per mua:)
Blloqe te tille , ne fakt ,jam e sigurte se kane qene shume te rendesishem dhe per shume nga ju vajza [sidomos se nuk mbaj mend çuna qe mbanin te tille blloqe:), ishte diçka me feminine:) ]
I shfletoja faqet e tij dhe me kapte gazi por aq sa ndjeja dhe respekt per shkrimet feminore, parrullat e perseritura,vjershat tematika kryesore e te cilave qe dashuria,zbukurimet dhe fotografite e shumta kryesisht copeza reklamash te firmave te ndryshme te shkeputura ,apo prera me mjeshteri dhe fshehurazi neper katallogje pak te gjendur.
Pasi te gjeje fotografi te bukura per ti ngjitur ne bllokun e shoqes apo te kishe te tilla ne bllok qe nje gjendje statusi, qe mburrje, qe gradim:) Qe objekt admirimi nje bllok i tille!Po ashtu si ç'mund te ishte dhe nje koleksion i paçmuar letrash çemçakizi ..

Teksa e krahasoj bllokun tim dhe deshirat e hobit tona, menyren e rritjes tone dhe ate te adoleshenteve te sotem,mendoj:Sa e ndryshme qe eshte!
Kryekeput!
Sa komplekse jane jeta, deshirat, angazhimet e tyre tani!
Nje adoleshent i diteve te sotme do qeshte me keto lloj zbavitjesh qe kishim ne.
Tani nuk eshte me cool te kesh nje bllok , por mbase nje blog...

Sigurisht qe jane kohet,kushtet e jetes,teknologjia,ato qe bejne ndryshime drastike ne jetet tona.
Duhet ta pranoj se kam dhe une disa zilira te vogla ndaj brezit tani, nga ku disa jane mundesite e edukimit,kurseve dhe teknologjia qe ne kohen tone qene ne dimensione krejtesisht te tjera...

Sidoqofte , sado me lajle lule,sado jo shume syçelur qe kemi qene si adoleshente nuk kemi qene keq mes tere atyre rremujave qe jemi rritur.

Teksa mendoj keshtu syte me rreshkasin serish mbi citatet,vjershat,ngjyrat e bllokut tim te kujtimeve.
Mbizoterojne trendafilat,romanticizmi roze dhe "kitsch"-i ne bllokun tim.E prape , sadoqe e ka humbur shkelqimin e dikurshem , serish eshte simpatik ne syte e mi ky bllok legjendar.Serish gezon respektin ne mos dhe dashurine time , megjithse ne forma te tjera :)

27 comments:

Anonymous said...

u t'morsha t'ligt daja ty jarebi. ai qi ke has m'shpi s'asht blog ...na knejtit e qujna ditar.

Selfmaderadio said...

http://ilovetirana.blogspot.com/2007/03/when-we-were-young_16.html

you are not the only one. Süss und peinlich! :D

Rocky Girl said...

po po po, më kujtohet edhe mua i imi!!! uee ça gallate, me foto vipash nga revistat gjermane "Bravo" nga ku merrja posterat për dhomën, me fotot e Nick, Brian, AJ, Howie dhe Kevin, Leos ha ha ha duket sikur kanë kaluar shekuj.

ehh, ishte kohë për dashuri!

Rocky Girl said...

Ah më kujtohet edhe fjali standard që fillonte kujtimet: "Faleminderit që më rezervove edhe mua një vend në bllokun tënd!!!

unë te blloku kisha edhe emrat e çunave, po ti Eni? :D

eni said...

daje: une thashe bllok jo blog:))

selfmaderadio: i have loved that post of yours girl!
einfach nicht zum vergessen;)

rocky: me shkrive me ate fjaline shume e vertete:))
po kisha dhe une emra çunash dhe kujtime nga çunat.se harroj nje shokun tim i shkreti i hypi sikleti me gjet fotografi t'bukra nga katallogjet si gocat:))

Anonymous said...

eh moj eni, ku me shtyri edhe mua te flas per budallallaqet ... oz ot, c'kujtime. vertete!!! edhe ne nenshkruheshim ne blloqet e çikave, bilez edhe plotesonim nje pyetesor, si p.sh. si quhet e dashura, sa vjet do te martoheshit etj. etj. dhe kete me sa mbaj mend e quanim Leksikon. Ku ta di se c'pergjigje kam dhene ne to, dhe po ti lexoj tani ja do te qesh ja do te qaj (per inati, se c'marrezira kam bere)

eni said...

aty e kane lezetin pra Buli3go sepse jane te sinqerta ndonese pakez budallaqe ndaj mos e vrit menjen shume;)

belle_fleur said...

Ne komodinen time ne Shqiperi gjendet dicka e tille, shume e thjeshte, me shenime shoqessh dhe shokesh, foto dhe piktura. Po ta kisha me vete do vendosja ndonje faqe blloku thjesht per te kujtuar "vitet e arta".

Sweet memories!

doracouture su misura said...

OH Eni nje kujtim i mrekullueshem,ne te cilin shohin vetveten shume vajza.nje te tille kam patur edhe une por tani nuk jeton me.sa per adolishentet e sotem keto jane dokumenta te parahistorise ose epoka e gurit.une ruaj me fanatizem ekonomia shtepiake e klases7.Ester vajza habitet se si mund te studiohet ne nje liber te kesaj cilesie.Eni jeni nje vajze me ide qe ngjallin interes.By Dora

meditime-pershtypje said...

Eni!Sa mire qe i paske ruajtur!Jane te vlefshme,se kendon te kaluaren qe nuk kthehet me.Pa mendo sikur te kishe mundesi qe"ta filmosh gjithsshka"dhe,mandej,ta rishohesh me nge ate kasete qe ke fimuar,aq sa ke per te qeshur,aq ke per te qare.Se e tille eshte jeta.Sot qe jane te gjitha mundesite qe"ta filmosh"cdo cast te jetes,prape se prape,askush nuk i hyn asaj pune,se i duket si angari dhe aq.Une e kutpoj tani me se miri kete"menefregizem"tonin i cili,pa dyshim,na kushton.Shkurt jemi te shkujdesshem sikur te jetojme nje shekull.Nuk ka me bukur sikur te gjesh edhe nje shenim te kote(kotesi hesapi!),po ky shenim te behet i shtrenjte.
Perparim Hysi,4 mars 2008

Krasta Krau said...

hihihi...:D Eh kohet e vjetra...
Bukur bukur... sidomos ajo me cinaren dhe hirin (qe o shoqnia) se kete e kemi pas perdor shume asi ditesh...

ELAIS said...

Kujtime kujtime...(me letra sapuni luX, me kartolina te rrale dhe vargje te tipit "mos kujto se te harrova ja shenimin ta dergova")


Rocky girl me posterin e Leos me kujtove nje shoqe qe duke vizituar fjetoren e dikujt qe kishte nje poster te Leos na kthehet neve te tjerave dhe na thote gjithe qejf:
" Sa i mire qe eshte dreqi, ky Leonardo Di Capriccio"
:)

nuvole said...

lere lere... se edhe un e kam nje. ma nisen ata te shtepise, keshtu si per kujtim. ajo e selfit eshte klas fare! ca fotosh mi mami!

Majla said...

Shoqe per nderin tend dhe kujtimet e plasura ;)

http://www.youtube.com/watch?v=BZSWAkJ3h8E&feature=related

eni said...

belle_fleur: yeah , so they are!

doracouture: ua sa çudi qe e paske akoma.interesante.flm!

papi: flm shume per shkrimin ke shume te drejte ne sa thua.uroj qe te jesh me mire tani qe po shkruan keto rrjeshta.gjithe te mirat!

krasta_krau: hehe dhe mua me pelqen ajo ndaj e vura;)

elais: mos vdeksh sa kam qesh:) injoranca s'ka brire:))

klodiana. sa te ftillushem i paske ata te shtepise! ata te mite ku te mi hedhin te tilla gjera:))

majl: thanx hon!m'duket se erdhi rradha me fol nai dite dhe mbi te dielat tona ne Beyoğlu;)ça gallate do qe:)

Rocky Girl said...

ha ha ha sa kam qesh me atë leo di capriccio ha ha ha.
te klasa ime çunat e kishin inat (helbete ishin të gjithë xhelozë) dhe i thonin kush mi ai leo di karpio :P hihhihi kanë qenë çik rrugacë.

eni said...

hahah dhe kjo e forte Rocky:))
mu kujtu Nick Carterit une ngaqe e kisha inat i thoja leshverdhi:)

m. said...

Ehehehe ç'na kujtove dhe ti aman:) Ne kishim nje bllok te ri çdo vit, çuna e goca. Dhe ajo pritja nese do shkruaje diçka superstari i klases:P
Se me kujtoi dhe rocky ato BSB-at, une kam qene fan, fan, fan.
Per te mos folur per Sailor Moon...eehhh kujtime, kujtime.

Ehi Eni, nese shoqeria eshte nje kokerr rere, do te te dhuroja plazhe te tera:)))



rrokje:)

eni said...

ah Sailor Moon tmerri im.s'para i kam qejf te tille filma dhe shumica e shoqerise sime vdiste dhe fliste tere kohes per to.me shkrive me vjershen e fundit:)

Rocky Girl said...

ahh moj Eni ç'na bëre, ja mu kujtu edhe një gjë tjetër
"zemra ime tull
zemra jote llaç
shoqëria jonë si pallat 5 kaç"

ha ha ha ha

eni said...

HAHA une e disha se qe vjersha e dashnise qe ja thoshte muratori te dashures kete:))

Majla said...

Shoqe dje dhe sot jam ne semposium, po te kam dhen fjalen qe do shkruar diçka per Buzzatin, dhe sigurisht do merrem me ate pyetsorin e mallkuar :)

eni said...

ok plako:)po ta fal;)

Agobooks said...

Ankthi im është, mos dalë ndonjë shoqja ime e klasës dhe publikon edhe ajo kujtimet e veta!!! :P

eni said...

Neki: pse ça kujtimi i ke lene:)))

Agobooks said...

Po ngaqë nuk mbaj mend e kam dhe frikën! :)
Edhe ajo na duhet tani në...pleqëri! :P

eni said...

HAHA:)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator