kliko mbi foto per ta zmadhuar dhe lexuar perlat:)Ne viziten time te fundit ne Tirane, nje dite ne shtepi teksa po kerkoja me ngulm nje liber te vjeter qe e kam shume per zemer, hasa ne blogun e kujtimeve te mia te tetevjeçares.
Fillova te buzeqesh teksa pashe kete bllok te harruar e te plasur ne raft prej vitesh.
Ate bllok qe dikur kishte pasur nje rendesi dhe vend te veçante per mua:)
Blloqe te tille , ne fakt ,jam e sigurte se kane qene shume te rendesishem dhe per shume nga ju vajza [sidomos se nuk mbaj mend çuna qe mbanin te tille blloqe:), ishte diçka me feminine:) ]
I shfletoja faqet e tij dhe me kapte gazi por aq sa ndjeja dhe respekt per shkrimet feminore, parrullat e perseritura,vjershat tematika kryesore e te cilave qe dashuria,zbukurimet dhe fotografite e shumta kryesisht copeza reklamash te firmave te ndryshme te shkeputura ,apo prera me mjeshteri dhe fshehurazi neper katallogje pak te gjendur.
Pasi te gjeje fotografi te bukura per ti ngjitur ne bllokun e shoqes apo te kishe te tilla ne bllok qe nje gjendje statusi, qe mburrje, qe gradim:) Qe objekt admirimi nje bllok i tille!Po ashtu si ç'mund te ishte dhe nje koleksion i paçmuar letrash çemçakizi ..
Teksa e krahasoj bllokun tim dhe deshirat e hobit tona, menyren e rritjes tone dhe ate te adoleshenteve te sotem,mendoj:Sa e ndryshme qe eshte!
Kryekeput!
Sa komplekse jane jeta, deshirat, angazhimet e tyre tani!
Nje adoleshent i diteve te sotme do qeshte me keto lloj zbavitjesh qe kishim ne.
Tani nuk eshte me cool te kesh nje bllok , por mbase nje blog...
Sigurisht qe jane kohet,kushtet e jetes,teknologjia,ato qe bejne ndryshime drastike ne jetet tona.
Duhet ta pranoj se kam dhe une disa zilira te vogla ndaj brezit tani, nga ku disa jane mundesite e edukimit,kurseve dhe teknologjia qe ne kohen tone qene ne dimensione krejtesisht te tjera...
Sidoqofte , sado me lajle lule,sado jo shume syçelur qe kemi qene si adoleshente nuk kemi qene keq mes tere atyre rremujave qe jemi rritur.
Teksa mendoj keshtu syte me rreshkasin serish mbi citatet,vjershat,ngjyrat e bllokut tim te kujtimeve.Mbizoterojne trendafilat,romanticizmi roze dhe "kitsch"-i ne bllokun tim.E prape , sadoqe e ka humbur shkelqimin e dikurshem , serish eshte simpatik ne syte e mi ky bllok legjendar.Serish gezon respektin ne mos dhe dashurine time , megjithse ne forma te tjera :)







