Siç ju pata thene , te shtunen u nisem me miqte shqiptare per ne ekskursionin tone te pare te fotografeve shqiptare ne linjen Tirane-Pogradec.Ne fakt neve e nisem qejfin qe nje nate para ekskurisonit ne cafe Serendipity ku u takuam dhe ndenjem per 7 pale qejfe nja 4 ore te mira:)Te nesermen do niseshim gjoja me 7 por u nisem ne 8.20.Duke e ditur qe koha eshte flori:p gjate kesaj kohe lagem gurmazne dhe zgjodhem muziken qe do degjonim rruges, e cila ne fakt qe gjeja e vetme per te cilen vuajtem gjate ketij ekskursioni.Gjate rruges ndaluam disa here ne Kerrabe,Elbasan,Librazhd,dhe me se fundmi ne Gur te Kuq ku kishim otelin.Pasi u rregulluam ne hotel si fotografe te palodhur:P, u nisem rruges per ne Poradec, me sakte per ne Drilon se aty ndaluam si fillim.S'lame mjellma,pata , uje ,pasqyrime,ngjyra pa kap..Disa fituan dhe disa epitete te larmishme te tipit "patofil" nga shkrepja e tepert e aparateve mbi patat e mjellmat:DMe tej vazhduam duke ecur (kesaj rradhe) per ne Morene ku do hanim dreken.Shenim ky qenkesh fshati qe qenkan bere disa xhirime te te famshmit "zonja nga qyteti".Hengrem dreke per 7 pale qejfe aty me Belushka dhe Koran (peshqit e famshem te zones)..me tutje serish hipem ne makine dhe vajtem ne Pogradec ku vizituam studion e nje fotografi te famshem.Percudine time kishte plot internete rrotull.Mezi me mbajten kembet nga mos futja ne internet dhe kallezimi i udhetimit ende te pambaruar:p, por e mbajta veten ose me mbajten:D
Tavell kishim, bleme dhe letra dhe ja kercitem nje 5katsh te fuqishem ne kalane e Dadissad dhe Krastes..Darka qe serish e fuqishme me tepsine qe ju ka servirur Krasta dhe ne flickr.Pastaj per te tretur peshqit, zbritem poshte , ku u luajt rendshem ping pong dhe bilardo.Une per vete nuk luajta asnjeren por u kenaqa duke kapur miqte ..pastaj u pervodha çik tek salla e basketbollit dhe kapa pak karriget qe ja kisha vene syrin qe ne mengjes:p
Pastaj e mbyllem naten si trima me nje 5katsh tjeter:D
Ne mengjes u ngritem ne nje atmosfere magjike gjysme mjegull, gjysme qiell me re dhe duke perfituar nga kjo , ecem ne kembe deri ne Pogradec duke kapur ç'te na zinte siri...
Me pas e zume fitin dhe mbushem barkun me paçe ( a.k.a shpirtnore siç tha Indrisin) dhe pilaf tek Zoica ne Poradec.
Po nuk mund t'ja linim shendene Poradecit pa provuar "koken e arapit" nje lloj embelsire karakteristike e qytetit, qe ngjan shume me pastat shu.
Sigurisht nuk pertuam te shullehemi ne diell e te ngrohnim gurmazin me nje makiato tjeter teksa syte i benim xixa per gjerat interesante qe na vinin rrotull.vigjilenca ne maksimum:D
I lame shendene Pogradecit , pa harruar te ndalonim rruges ne nje fshat ku ndodheshin disa vagone te vjetra treni dhe ku atmosfera qe e papershkrueshme vertet.Mu duk vetja si ne nje nga filmat e Kusturices..mbase ketu i ka bere dhe ai kush e di?
Beme dhe disa foto te çmendura perballe lumıt Shkumbin.Uroj qe Albani (fotografi qe na beri fotot) te na i vere sa me shpejt se jane vertet eksluzive:)
Perendimi na kapi ne Kerrabe dhe qe aq i qejfshem sa filluam te hedhim valle ne makine:D
Se fundmi titanet arriten shendoshe e mire dhe u plasen per disa minuta ne kolltuqet e Serendipity derisa e morren veten nga ky udhetim i pare qe kaloi me shume sukses dhe lezet.
Uroj qe ky te jete hapi i pare per takime te reja mes nesh..mgjth e di qe s'ka nevoje ta them se ata qe do shohin fotot do vihen ne rradhe qe ti shkruajme ne liste per heres tjeter:)
p.s: tani po e shof se fotot i kam vene kronologjikisht mbrapsht por po pertoj ti ndryshoj. e merrni vesh vete ju:p