Monday, January 21, 2008

Takimi i pare me flickeristat shqiptare!

Siç ju pata thene , te shtunen u nisem me miqte shqiptare per ne ekskursionin tone te pare te fotografeve shqiptare ne linjen Tirane-Pogradec.
Ne fakt neve e nisem qejfin qe nje nate para ekskurisonit ne cafe Serendipity ku u takuam dhe ndenjem per 7 pale qejfe nja 4 ore te mira:)
Te nesermen do niseshim gjoja me 7 por u nisem ne 8.20.Duke e ditur qe koha eshte flori:p gjate kesaj kohe lagem gurmazne dhe zgjodhem muziken qe do degjonim rruges, e cila ne fakt qe gjeja e vetme per te cilen vuajtem gjate ketij ekskursioni.
Gjate rruges ndaluam disa here ne Kerrabe,Elbasan,Librazhd,dhe me se fundmi ne Gur te Kuq ku kishim otelin.
Pasi u rregulluam ne hotel si fotografe te palodhur:P, u nisem rruges per ne Poradec, me sakte per ne Drilon se aty ndaluam si fillim.S'lame mjellma,pata , uje ,pasqyrime,ngjyra pa kap..Disa fituan dhe disa epitete te larmishme te tipit "patofil" nga shkrepja e tepert e aparateve mbi patat e mjellmat:D
Me tej vazhduam duke ecur (kesaj rradhe) per ne Morene ku do hanim dreken.Shenim ky qenkesh fshati qe qenkan bere disa xhirime te te famshmit "zonja nga qyteti".Hengrem dreke per 7 pale qejfe aty me Belushka dhe Koran (peshqit e famshem te zones)..me tutje serish hipem ne makine dhe vajtem ne Pogradec ku vizituam studion e nje fotografi te famshem.Percudine time kishte plot internete rrotull.Mezi me mbajten kembet nga mos futja ne internet dhe kallezimi i udhetimit ende te pambaruar:p, por e mbajta veten ose me mbajten:D

Tavell kishim, bleme dhe letra dhe ja kercitem nje 5katsh te fuqishem ne kalane e Dadissad dhe Krastes..Darka qe serish e fuqishme me tepsine qe ju ka servirur Krasta dhe ne flickr.Pastaj per te tretur peshqit, zbritem poshte , ku u luajt rendshem ping pong dhe bilardo.Une per vete nuk luajta asnjeren por u kenaqa duke kapur miqte ..pastaj u pervodha çik tek salla e basketbollit dhe kapa pak karriget qe ja kisha vene syrin qe ne mengjes:p
Pastaj e mbyllem naten si trima me nje 5katsh tjeter:D
Ne mengjes u ngritem ne nje atmosfere magjike gjysme mjegull, gjysme qiell me re dhe duke perfituar nga kjo , ecem ne kembe deri ne Pogradec duke kapur ç'te na zinte siri...
Me pas e zume fitin dhe mbushem barkun me paçe ( a.k.a shpirtnore siç tha Indrisin) dhe pilaf tek Zoica ne Poradec.
Po nuk mund t'ja linim shendene Poradecit pa provuar "koken e arapit" nje lloj embelsire karakteristike e qytetit, qe ngjan shume me pastat shu.
Sigurisht nuk pertuam te shullehemi ne diell e te ngrohnim gurmazin me nje makiato tjeter teksa syte i benim xixa per gjerat interesante qe na vinin rrotull.vigjilenca ne maksimum:D

I lame shendene Pogradecit , pa harruar te ndalonim rruges ne nje fshat ku ndodheshin disa vagone te vjetra treni dhe ku atmosfera qe e papershkrueshme vertet.Mu duk vetja si ne nje nga filmat e Kusturices..mbase ketu i ka bere dhe ai kush e di?
Beme dhe disa foto te çmendura perballe lumıt Shkumbin.Uroj qe Albani (fotografi qe na beri fotot) te na i vere sa me shpejt se jane vertet eksluzive:)
Perendimi na kapi ne Kerrabe dhe qe aq i qejfshem sa filluam te hedhim valle ne makine:D
Se fundmi titanet arriten shendoshe e mire dhe u plasen per disa minuta ne kolltuqet e Serendipity derisa e morren veten nga ky udhetim i pare qe kaloi me shume sukses dhe lezet.
Uroj qe ky te jete hapi i pare per takime te reja mes nesh..mgjth e di qe s'ka nevoje ta them se ata qe do shohin fotot do vihen ne rradhe qe ti shkruajme ne liste per heres tjeter:)

p.s: tani po e shof se fotot i kam vene kronologjikisht mbrapsht por po pertoj ti ndryshoj. e merrni vesh vete ju:p

27 comments:

Anonymous said...

o Zot, sa mire ....

belle_fleur said...

Fantastike! Me pelqeu rrefimi i ketij safari te pare me Flikersat Shqiptare! Fotot po te mrekullueshme! Ma bere gixhili :PP

Keep up the good work, girl!:)

eni said...

buli3go: u kenaqem shume vertet!

belle: rrofsh lal!

Selfmaderadio said...

O eni, po pse kaq e keqe? Per hudher?:)

Fotot shume te bukura. Ajo e trenit ishte surealiste.

eni said...

self: rrofsh shoqe.ka foto me te bukura me ate te trenit do ti ve ne flickr ato artistiket ngadale ngadale:)do doja te ishe dhe ti aty.uroj qe te takohemi here tjeter.

Selfmaderadio said...

Patjeter, dear!

Ne vere?

eni said...

patjeter pse jo?

Rocky Girl said...

uuueee ça nepsi!!!

eni said...

:) amon whisper ta dish si qe peshku goja long:)

Majla said...

Sot qenka dita e safarit tuaj, e kam nisur me fotot tuaja diten dhe e vazhdova me tregimin qe me knaqi.
Duket se ne vere do mblidhen goxha safarista :)))

eni said...

majli: shpresoj yllo:)

Rocky Girl said...

hajt mo ky iku, do ngelet për safarin tjetër :D

Shkëlqim Çela said...

Shume shume bukur, Eni! Hallall!

eni said...

whispers: uroj te jesh me ne ne safarin tjeter!

emigrant djali flm shume!

Anonymous said...

eni, edhe nje here bravo per inisjativen dhe na lajmero sa me shpejt kur te vesh fotot ne flickr se me kaq qe ke vene ketu dhe duma me shume.
Edhe nje here i uroj jete te gjate inisjatives.

eni said...

Tena : flm shume! kam vene disa foto ne flickr nderkohe mund ti shohesh qe ketej: www.flickr.com/photos/eni

Agobooks said...

Bravo për kapjen dhe realizimin e idesë!

eni said...

realizimi u perfeksionua nga miqte Neki..flm shume:)

ELAIS said...

Amazing!

akullnaja said...

Ahhhh...
:)

eni said...

elais & aklli: )) goca ishalla takohemi heres tjeter!

Bana said...

bukur fort, bukur fort. rendshem, fuqishem, etj pershkrime, hallall per perdorimin. si dhe mbajtjen mend te vendeve kronologjikisht, s'ta kalon kerkush, nga kjo ane a blogger... :)
mezi pres te filloj lista per beharin.....

eni said...

hehe ishalla mblidhemi te gjithe atje Bana:)

eda said...

Fillimisht komplimente per shkrimin Eni. ;)

Une vetem doja te te thoja (meqe ti ike shpejt) qe ato qe ne menduam se Albani po bente foto ne Shkumbin, nuk jane foto por eshte nje video e tere, ku ne bejme si 'palaco' duke nderrruar vendet. :D Albani po luante me ne, por me te vertete qe eshte video shume e bukur.

ta dergon me email nese ia kerkon:).


per te gjithe njerezit qe te lexojne ne blog por nuk te njohin personalisht po them: eni eshte nje person shume shume shume shume shume i kendshem.

ne ne fare menyre, ndihem me fat qe te kam takuar ;)

eni said...

eda flm shume e dashur.ditto:)

po ja kerkoj sakaq Albanit videon.çfare ideje fantastike:) bukur na majmunosi qerratai:) puç

edrus said...

Ju kam zili!

eni said...

edruso uroj te jesh ne takimin e veres...

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator