Vintage , kuptimi i mirefillte i se ciles eshte "koha e vjeljes se rrushit per te prodhuar vere", ka disa vite qe ka perfituar dhe kuptime te tjera ne shume fusha si ajo e modes, mobiljeve, ndriçimit,dekorimit te brendshem, fotografise etj.Sidomos pas viteve '80 u shfaq dukshem dukuria e "vintage" ne fushen e modes.Firma te ndryshme e paraqiten kete sakaq ne koleksionet e tyre.
Çfare do te kuptojme me vintage?Vintage eshte riperdorimi apo rifutja ne perdorim e shume veshjeve apo objekteve te perdorura me pare dhe qe deri para disa vitesh ishin lene ne harrese te plote.Produktet Vintage i perkasin periudhes kohore midis viteve 1920-1950, çdo gje perpara saj eshte antike dhe çdo gje pas saj deri ne vitet 1970 hyn ne sferen e retros.
Cili qe shkaku i bumit te kesaj mode?Pas egstravagancave joelegante te viteve '80 dhe gjendjes spirale (rrotullim i pafrytshem dhe paskajshem rreth vetvetes, kete e shpika vete -, tha-, nuk egziston gjekundi ky term:) te modes se viteve '90, nje kthim ne te shkuaren u pa si i pashmangshem, nje kthim ne gjenialitetin spontan te viteve te kaluar u be serish muze per vitet e sotme.
Gilles Lipovetsky, filozof dhe profesor ne universitetin e Grenoble, e ka pershkruar shume bukur kete fenomen ne librin e tij "Les Temps Hypermodern" , duke thene se : Fenomeni Vintage , shpreh hezitimin e njerezve ndaj te ardhmes duke i kthyer ata kesisoj, tek e shkuara e tyre.
E kaluara duket shume me e kapshme dhe e sigurt, thjeshtesia dhe çiltersia e gjithçkaje ne te kaluaren eshte e bukur, e besueshme, e kapshme, e mundshme dhe mbi te gjitha e riprodhueshme ne kohen tone ndaj sigurisht qe do te kishte nje shperthim ne tregtimin e saj.
Sigurisht , duke i shtuar dhe disa nuanca te kohes qe jetojme dhe duke i veshur kesaj here dhe nje term me politik, me social , duke e kthyer kete te fundit ne nje forme propagande dhe levizjeje. Levizje e cila e pare si kryengritje ndaj çdogjeje jo te veçante, masive,te rendomte u perqafua nga shume veta.
Dhe sigurisht qe me ne fund u be dhe ajo shume popullore, dhe serish ne mode.Duke qene e tille , ju rrit dhe vlera e tregut dhe çmimet e produkteve te saj sigurisht qe u kripen.
Rroba,mobilje,fotografi ,aparate, objekte dikur te destinuara per tu perplasur ne valixhe apo maksimumi per te pare driten e diellit vetem ne tregjet e dores se dyte, u kthyen tashme ne nje objekt prestigji dhe luksi.U bene houte-couture. Megjithate , meqenese jetojme ne nje kohe , ku kerkesat e shtresave te ndryshme te shoqerise nuk ka asnje lloj limiti dhe rivaliteti midis firmave te ndryshme eshte nxehur paq, sigurisht dhe fatmiresht :) Vintage krijoi nje treg elastik nga i cili perfitoi dhe perfitojne ende te gjithe te apasionuarit e saj.
Sot nje produkt vintage mund ta gjesh dhe ne Avenune e 5-te , por dhe ne shume dyqane e tregje te tjera margjinale anembane globit.
Nga keto dyqane dhe tregje ketu vlejne per tu veçuar:
1.Portobello Road Market (Londer)
2.Bricklane Market (Londer)
3.Kiliwatch (Paris)
4.Tregu i sendeve te ricikluara ne Amsterdam i hapur 6 dite te javes
5.Mjaft dyqane vintage ketu ne Stamboll.Une per vete do te veçoja By-Retro, fotografite e se cilit jane vendosur dhe ne kete post.E vizitova para disa ditesh dhe me thene te drejten me beri shume pershtypje.I vendosur ne Taksim, ne rrugen Istiklal, rruga e cila eshte vete nje monument vintage, ne nje nga pasazhet e vjetra te kesaj zone , me nje siperfaqe prej rreth 700 metra katrore, eshte vertete nje vend mjaft pikant per tere adhuruesit e ketij stili.Çdo veshje, mobilje eshte e veçante dhe nuk e ka as edhe nje te dyte te ngjashme.Kur shetita neper dyqan dhe kapa foton qe shihni poshte nuk e di sepse por mu duk vetja sikur isha ne nje nga zone filmi (te Fellinit) aq artistike dhe e vertete qe atmosfera.
per te pare fotot e disa rrobave (sepse fatkeqsisht faqja eshte vetem ne turqisht) te By-Retro klikoni ketu: http://www.avantgardeast.com.tr/?ref=jakeandjustin.com
Rryma Vintage eshte po aq popullore tashme dhe ne dekorimin e brendshem (duke perfshire ketu mobilimin,perdet,letrat e murit,letrat e ndriçimit, ornamentet etj) , si dhe ne fushen e fotografise ka fituar nje fluks te rendesishem, duke luajtur sidomos me teksturen e fotove per ti dhene atyre nje tipar vintage.
Si per fundim po shkruaj disa faqe interneti ku mund te gjeni elemente interesante rreth ketij fenomeni:
1.www.vintageswank.com
2.www.retro-housewife.com
3.www.gloriousvintage.com
4.www.vintagevixen.com
5.www.flickr.com (per te pare foto me tag vintage)
6.www.vintagelooks.com
7.www.antiquemystique.com







