Saturday, June 07, 2008

Maska dhe njerez



Photobucket

Me beri pershtypje tema qe kishte hapur Tena rreth maskave.Eshte diçka qe e kam perhere ne mendje.
Maska dhe menyrat apo arsyet e shumta te perdorimit te saj.
Zanafilla e maskes mendohet te jete ne token italiane teksa ne fillimet e shekullit te 16te maskat perdoreshin gjeresisht ne Evrope neper ballo dhe vende kercimi ,ndersa ne Angli perdoreshin nga aktoret e teatrove.
Maskat qe prej asaj periudhe u perdoren mbase disi me pak , por kurrsesi nuk i humben preferuesit e tyre.
Ndersa ne ditet e sotme , maskat kane perfituar shume karaktere qofshin keto te drejterdrejta apo te nenkuptueshme.
Ne sensin e mirefillte te fjales , do te thoja se perdorimi i tyre eshte mjaft i gjere ne fushen e modes, duke krijuar nje aksesuar shume te veçante,pikant dhe sipas stilit te tij , here gotik,here teatral apo te frikshem.
Ndersa ne sensin tjeter , pra ate qe nuk e shfaqim por thelle thelle e dime te tere, maskat jane pjese e pashmangshme e jeteve tona ne shume momente.
Shihen pak a shume si mburoja te sigurta ndaj thyerjeve te mundshme qe mund te marrim ne shoqeri , po aq sa mund te kene dhe karakter mashtrues.
Maskat mund te jene dhe ca me te pafajshme , pra te na sherbejne si mbulese perfekte kur duam te themi genjeshtra te pademshme.
Nje gje eshte e sigurte :Pa keto maska eshte bere e veshtire jetesa.

Ne foton lart ndodhet nje mozaik i nje projekti tim te quajtur: Veshur me lesh , por nuk jam shqerre!

Ketu doja te vija ne dukje , kotesine e mbulimit te femres dhe idese se mbeshtjelljes se saj ne shtresa , si per ti humbur asaj çdo lloj tipari, veçorie duke e nxjerre ate mbase dhe nga te qenurit njeri.
Po keshtu ne lidhje me kete teme mund te citoj dhe nje projekt tjeter timin te quajtur : "Perveç mendjes, çdo gje mund te izolohet"



Kete shkrimin tim dua ta mbyll me nje shprehje per maskat qe me beri shume pershtypje:

eshte e hidhur
te shikosh
renien
e maskave
ne kohet me te pamaskuara

teksa je me i maskuar se kurre!
-rehaiku 315 h-

Nderkohe miq jeni te tere te ftuar te sillni pershkrimin tuaj rreth maskave dhe nese do ta shtonit dhe ndonje foto tuajen te maskuar me diçiture do ishte akoma dhe me fantastike.Arsyen e kerkeses time do ta shihni te shpjeguar se shpejti ne blogun e Tenes:)












11 comments:

Agobooks said...

Ndikim oriental! :)

eni said...

N.Ago: jo nuk ka lidhje

Agobooks said...

Në subkoshiencë, besoj! :)

eni said...

jo jo thjesht eshte bere per arsyen qe parashtroj ne blog ;)

drejt tropojes said...

Maska qe me ben te mendoj, se ajo qe fshihet eshte ndryshe nga sa duket, dhe ajo qe duket do te mos shfaqet ashtu sic eshte. Maska, qe me shfaq me te frikshme ate, ne imazhin e te ciles paqja nuk mungon, ajo, maska e kudogjendshme, gjithmone aty, kur ka dicka per tu shfaqur ne forme a ne trajte, ndryshe nga cfare eshte, pra per te fshehur, pra per te tjetersuar.

e paditur said...

Maskat janë një filtër që lejojnë ca tipare, dhe mbajnë të fshehur ca të tjerë. Meqë janë një instrument për të manipuluar realitetin, si çdo instrument tjetër i përdorur nga njeriu janë si thikat me dy presa. Dmth, efekti i tyre varet nga konteksti ku ndodh përdorimi.

Psh, nëse je duke kërkuar punë, ligje në shtetet perëndimore ndalojnë punëmarrësin të njohë paraprakisht gjininë, racën, moshën, marrëdhëniet civile të një individi, në mënyrë që këto të mos përdoren për diskriminim. Kjo maskë anonimiteti ka vlerë në shumë marrëdhënie të tjera jetësore. Shumë prej nesh që janë anonimë në blogosferë, mbajnë një maskë të tillë për të krijuar një hendek mes faqeve të ndryshme të jetës që ka çdo individ.

Problemi lind kur maskat e humbasin funksionin e tyre si filter dhe marrin funksionin e zëvendësuesit të një aspekti të personalitetit. Më e keqja është kur kjo bëhet për arsye konformizmi.

Anonymous said...

Maskat...mendoj se varet nga njerezit dhe "interesi".raporti qe kemi mes njeri-tjetrit.si gjykojme si na gjykojne.shkalla e gjykimit varet pastaj nga botkuptimi dhe injoranca ne kahe te kunderta dhe kendveshtrime te ndryshme.

vjen nje cast qe lodhesh se lozuri lojen e bashkejeteses me vetgenjimin,automatikisht bien edhe maskat...
personalisht me duket krejt bosh si fjale.

eni said...

tropoja.edhe mua te njejtat gjera me shqetesojne.flm per komentin

e paditur:shume mire e ke pershkruar.te falenderoj!

dritan .vjen nje cast qe lodhesh se lozuri lojen e bashkejeteses me vetgenjimin,automatikisht bien edhe maskat... kjo eshte shume e vertete!

Anonymous said...

eni, nderkohe konkursi i maskave nuk e di nese ka nje arsye te jete.
Per kendveshtrimi tend te maskimit, nuk doja sh te flisja ne keto frymat fetare, jam plotesisht dakort.

L.S. Alves said...

Who do you want seduce with this?

eni said...

Luciano:hahaha..not really:)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator