Tuesday, December 18, 2007

Vintage : Zhytja e kendshme ne te shkuaren

Vintage , kuptimi i mirefillte i se ciles eshte "koha e vjeljes se rrushit per te prodhuar vere", ka disa vite qe ka perfituar dhe kuptime te tjera ne shume fusha si ajo e modes, mobiljeve, ndriçimit,dekorimit te brendshem, fotografise etj.
Sidomos pas viteve '80 u shfaq dukshem dukuria e "vintage" ne fushen e modes.Firma te ndryshme e paraqiten kete sakaq ne koleksionet e tyre.
Çfare do te kuptojme me vintage?Vintage eshte riperdorimi apo rifutja ne perdorim e shume veshjeve apo objekteve te perdorura me pare dhe qe deri para disa vitesh ishin lene ne harrese te plote.Produktet Vintage i perkasin periudhes kohore midis viteve 1920-1950, çdo gje perpara saj eshte antike dhe çdo gje pas saj deri ne vitet 1970 hyn ne sferen e retros.
Cili qe shkaku i bumit te kesaj mode?Pas egstravagancave joelegante te viteve '80 dhe gjendjes spirale (rrotullim i pafrytshem dhe paskajshem rreth vetvetes, kete e shpika vete -, tha-, nuk egziston gjekundi ky term:) te modes se viteve '90, nje kthim ne te shkuaren u pa si i pashmangshem, nje kthim ne gjenialitetin spontan te viteve te kaluar u be serish muze per vitet e sotme.
Gilles Lipovetsky, filozof dhe profesor ne universitetin e Grenoble, e ka pershkruar shume bukur kete fenomen ne librin e tij "Les Temps Hypermodern" , duke thene se : Fenomeni Vintage , shpreh hezitimin e njerezve ndaj te ardhmes duke i kthyer ata kesisoj, tek e shkuara e tyre.
E kaluara duket shume me e kapshme dhe e sigurt, thjeshtesia dhe çiltersia e gjithçkaje ne te kaluaren eshte e bukur, e besueshme, e kapshme, e mundshme dhe mbi te gjitha e riprodhueshme ne kohen tone ndaj sigurisht qe do te kishte nje shperthim ne tregtimin e saj.
Sigurisht , duke i shtuar dhe disa nuanca te kohes qe jetojme dhe duke i veshur kesaj here dhe nje term me politik, me social , duke e kthyer kete te fundit ne nje forme propagande dhe levizjeje. Levizje e cila e pare si kryengritje ndaj çdogjeje jo te veçante, masive,te rendomte u perqafua nga shume veta.
Dhe sigurisht qe me ne fund u be dhe ajo shume popullore, dhe serish ne mode.Duke qene e tille , ju rrit dhe vlera e tregut dhe çmimet e produkteve te saj sigurisht qe u kripen.
Rroba,mobilje,fotografi ,aparate, objekte dikur te destinuara per tu perplasur ne valixhe apo maksimumi per te pare driten e diellit vetem ne tregjet e dores se dyte, u kthyen tashme ne nje objekt prestigji dhe luksi.U bene houte-couture. Megjithate , meqenese jetojme ne nje kohe , ku kerkesat e shtresave te ndryshme te shoqerise nuk ka asnje lloj limiti dhe rivaliteti midis firmave te ndryshme eshte nxehur paq, sigurisht dhe fatmiresht :) Vintage krijoi nje treg elastik nga i cili perfitoi dhe perfitojne ende te gjithe te apasionuarit e saj.
Sot nje produkt vintage mund ta gjesh dhe ne Avenune e 5-te , por dhe ne shume dyqane e tregje te tjera margjinale anembane globit.
Nga keto dyqane dhe tregje ketu vlejne per tu veçuar:
1.Portobello Road Market (Londer)
2.Bricklane Market (Londer)
3.Kiliwatch (Paris)
4.Tregu i sendeve te ricikluara ne Amsterdam i hapur 6 dite te javes
5.Mjaft dyqane vintage ketu ne Stamboll.Une per vete do te veçoja By-Retro, fotografite e se cilit jane vendosur dhe ne kete post.E vizitova para disa ditesh dhe me thene te drejten me beri shume pershtypje.I vendosur ne Taksim, ne rrugen Istiklal, rruga e cila eshte vete nje monument vintage, ne nje nga pasazhet e vjetra te kesaj zone , me nje siperfaqe prej rreth 700 metra katrore, eshte vertete nje vend mjaft pikant per tere adhuruesit e ketij stili.Çdo veshje, mobilje eshte e veçante dhe nuk e ka as edhe nje te dyte te ngjashme.Kur shetita neper dyqan dhe kapa foton qe shihni poshte nuk e di sepse por mu duk vetja sikur isha ne nje nga zone filmi (te Fellinit) aq artistike dhe e vertete qe atmosfera.
per te pare fotot e disa rrobave (sepse fatkeqsisht faqja eshte vetem ne turqisht) te By-Retro klikoni ketu: http://www.avantgardeast.com.tr/?ref=jakeandjustin.com

Rryma Vintage eshte po aq popullore tashme dhe ne dekorimin e brendshem (duke perfshire ketu mobilimin,perdet,letrat e murit,letrat e ndriçimit, ornamentet etj) , si dhe ne fushen e fotografise ka fituar nje fluks te rendesishem, duke luajtur sidomos me teksturen e fotove per ti dhene atyre nje tipar vintage.

Si per fundim po shkruaj disa faqe interneti ku mund te gjeni elemente interesante rreth ketij fenomeni:
1.www.vintageswank.com
2.www.retro-housewife.com
3.www.gloriousvintage.com
4.www.vintagevixen.com
5.www.flickr.com (per te pare foto me tag vintage)
6.www.vintagelooks.com
7.www.antiquemystique.com

20 comments:

Selfmaderadio said...

fotoja shume e bukur darling. I love vintage.

Agobooks said...

Bëhem "xheloz" për fotografitë, që mundesh dhe i vendos kaq të mëdha në blog! :)

eni said...

selfi : flm e dashur:)dhe une e dua shume!

n.ag: fare e thjeshte.hap nje llogari ne flickr.aty vendos fotot qe do, pastaj futu tek all size dhe aty zgjidh formatin me te madh.me tej kopjo url-ne e formatit te madh dhe pastaj eja ne blog dhe ngjite url-ne aty ku thote vini url-ne e fotos.keshte qe e ve foton sa te duash.me ane te kesaj kam vene re gjitahshtu se bitet e bloggerit nuk ikin dhe aq shpejt.ndaj ja vlen ta aplikosh.te njejten gje bej dhe ne tere blogjet e tjera dhe jam shume e kenaqur.

Amour Monde said...

m'gjesi :)
jasht teme(si zakonish) desha t di :loja 'bridge' esht shpikur nga turqit dhe ne turqi? se un keshtu e di(t pakten à ma connaissance)
ejvalla ;)

Amour Monde said...

jo çdo koment meriton /duhet botuar ;)

eni said...

amour monde::D sa i eger qeke me veten:)) nuk di gje per lojen vallaj:p

belle_fleur said...

Shume bukur Eni! Me pelqeu ai perkufizimi qe i kishe dhene Vintage:)

Fotot sigurisht jane perhere fantastike!

eni said...

dhe ti je shume e dashur si gjithnje Belle:) muah!

Krasta Krau said...

Shume rrofsh per infon eni.. gjithmone marim vesh ca gjojna ketej nga ti...

Ps skam kalu anej ka flickr per faj te linjes time shkaterruese nervash te intranetit... ne e ndjem mungesen shume... do tentoj ne vazhdim...

eni said...

flm Kraste..te marr vesh shume mire se e kam perjetu dhe vete interenetine ngadalte.eshte ferri vete.gjithe te mirat!

Amour Monde said...

eee i eger me veten ,por i dashur me te tjeret ;)

eni said...

:))

Agobooks said...

Një kopliment për foton bëmë, nuk thamë të ...zhdukeshe ti! :)
Fundjavë të këndshme!

eni said...

hehe ke te drejte Neki, por me ka ardhur mami ndaj po shetisim Stambollin keto dite ndaj tere blogjet e mia jane me pushime deri te henen:) durim miq:) ja kalofshi mire te tere!

Selfmaderadio said...

sa bukur Eni, shijoje kete kohe. Me zili, Gezuar festat :D

Agobooks said...

Uroj sinqerisht, festa të gëzuara me shëndet për ty dhe të dashurit e tu!

belle_fleur said...

Gezuar Eni!

Kalofsh sa me bukur keto dite festash me mamin dhe motren nese ka ardhur dhe ajo!

Hugs

eni said...

selfi: flm shume e dashur!urime dhe gjithe te mirat dhe per ty dhe te dashurit e ty !

n.ago: te falenderoj te uroj te njejten gje dhe ty dhe te dashurve te tu!

belle: rrofsh zemra.jo motra nuk ka ardhur vetem mami.kemi nja 4 dite qe vetem bredhim se kisha pushimet e bajramit:) do vej fotot qe kam kapur ne flickr se shpejti.urimet me te mira dhe per ty..puç

m. said...

I looooooove vintage, hehe ne fakt fotoja po me ben te mendoj se kam ca dyqane te tipit ketu afer por nuk shkoj dot se jam e lidhur pas karriges me nje mal librash poshte hundes...disa i kam dhe majtas e djathtas :)
Anyway, pershkrimi ishte interesant, dhe fotoja sigurisht e bukur....rhaaaaaaaaaaa, une do zhytesha ne ato zhele:)))

Abrakadabra Eni

eni said...

flm massia:)

dhe une do zhytesha ne gjithçka vintage.suksese ne mesime!

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator