Sunday, June 15, 2008

Vdes Xhengiz Aytmatov, babai i Shamikuqes

Me daten 10 qershor 2008 , pas nje kohe lengimi nga semundja e tij ne veshke , vdiq shkrimtari i njohur nga Kergezistani , Xhengiz Aytmatov, i njohur ne Shqiperi per filmin aq te dashur turk "Shamikujqja".Shkrimtari kishte disa kohe qe jetonte i lidhur ne gypin frymedhenes.

I lindur ne Kergezistan ne provincen e Talasit, fshatin Sheqer ne 12.12.1928 .Diplomen e mori si veteriner nga universiteti i Bishkekut.

Filloi punen si shkrimtar ne gazeten Pravda te Kergezistanit ne vitin 1959, pastaj fitoi fame me librin e tij te tregimeve me titull : Povesti Gori Stepey (Perralla nga Malet dhe Stepat).Mekete liber fitoi çmimin Lenin ne vitin 1963 duke u bere keshtu dhe shkrimtari me i ri me kete çmim.

Ne veprat e tij te shkruara ne gjuhen kergeze dhe ruse , temat me te shkruara jane dashuria,miqesia,dhimbjet nga koha e luftes dhe trimerite e heronjve si dhe lidhjen e forte te te rinjve Kergeze me kulturen dhe zakonet e tyre.

Aytmatov e ka pershkruar me se miri ne tere veprat e tij , çdo lloj aspekti te popullit te tij , duke perdorur elemente shume te verteta dhe te ndjera dhe duke i qendruar besnik perhere elementeve heroike,historike te popullit te vet.Ai u perpoq t'ja perçonte dhe brezit te ri kulturen kergeze me tere pasurine shpirterore,morale ,fizike , duke perdorur elementet psikologjike , botekuptimin ,kulturen kergeze si dhe historite e njerezve te thjeshte duke u frymezuar nga legjendat,krijimet,perrallat e vendit te vet.Shkrimet e tij kishin dhe karakter nxites atdhetarizmi ndaj lexuesve te tij.

Veprat e tij jane perkthyer ne 150 gjuhe te ndryshme.Ne vitin 1958 ai u zgodh anetar ne Presidencen e Bashkimit te Shkrimtareve Kergeze ndersa ne vitin 1962 zgjidhet si sekretar i pare i Bashkimit te Punetoreve te Kinematografise Kergeze.Pasi i zgjodh si anetar i SSCB nbe 1966, ne vitin 1967 ai behet anetar i Komitetit Drejtues te Bashkimit te Shkrimtareve te SSCB dhe ne vitin 1968 nderohet me titullin e Letersise Shteterore Ruse.

Vitet e fuındit te jetes ai u hodh dhe ne jeten politike.Eshte mjaft i njohur dhe per bashkebisedimet e tij nderkombetare politike.

Ndersa ne Shqiperi , ky shkrimtar nuk njihet shume , pa dyshim qe filmi i tij "Shamikuqja" [per me shume rreth Shamikuqes mund te shihni kete shkrim te vjeter timin ]eshte nje nga te preferuarit e shqiptareve mes filmave turq.Ne fakt ky film ka marre shume çmime ne shume vende te botes,po ashtu dhe skenari i tij ashtu si dhe shume krijime te tjera te shkrimtarit.

Ne nje menyre shume kuptimplote ky vit qe shpallur qe perpara humbjes se shkrimtarit si viti i Aytmatovit ne Kergezistan.

I perjetshem qofte kujtimi i tij!


Shenim: Te dhenat rreth shkrimtarit u morren nga faqja : www.bilgicik.com , ndersa fotoja nga www.patikalar.net






11 comments:

ELAIS said...

Pershendetje En :)

Faleminderit per informacionin.
Nuk dija asgje per kete shkrimtar megjithese kam patur te njohur nga Kirgistani. Shamikuqja hyn nder ato pak filma turq qe njoh.

eni said...

edhe une nuk ka lexuar shume vepra te tij shume pak madje , por Shamikuqja han buke veç.se mbaj mend sa here e kam pare:)
e di se dhe shume shqiptare e kane qejf ndaj e pashe te udhes ta vija kete informacion.
pershendetje

meditime-pershtypje said...

Eni!Te falenderoj per shkrimin sa informues,aq edhe formues.Sa per shkrimtaret e ketyre republikave te vogla(te panjohura edhe si vende dhe jo me sper krijuesit e te gjitha fushave)duhet thene se ajo thenia popullore shqiptare qe"Ferra e vogel fsheh lepurin e madh"u shkon per shtat shkrimtareve te tille te medhenj si Xhegis Aytmatov me te cilin ti more mundimin dhe na njohe."Shamikuqja" u ka ngritur mendjen te gjithe atyre qe e kane pare dhe,padyshim,merita eshte e shkrimtarit ne radhe te pare.Me ardhka keq qe paska vuajtur kaq shume.Epo ku i dihet se si e kemi fundin?!...
Edhe njehere te falenderoj.
Perparim Hysi,15 qershor 2008

eni said...

Xhengizi eshte nje shkrimtar me nje stil shume te sinqerte Papi ndaj thashe ta sjell ketu.gezohem qe te pelqeka.te pershendes.

e paditur said...

Eni, as unë nuk e dija që autori i Shamikuqes nuk qënkërka turk. Shumë çudi.

Dy gjëra: Ke ngatërruar numrat e datëlindjes (12.12.1298), si dhe lidhja me atë artikullin tënd të vjetër për Shamikuqen nuk është bërë. Kisha dëshirë ta rikujtoja ca, se shumë pak mbaj mend prej tij.

Shëndet dhe faleminderit!

Minerva said...

E kam pase pelqyer Shamikuqen kur isha e vogel edhepse perhere kisha menduar deri tani qe ishte me teper nje legjende popullore qe ishte filmuar. Flm per info-n, En.

eni said...

e paditur : flm per terheqjen e vemendjes:) i rregullova edhe linkun mund ta shohesh tashme:)flm;)

minerva: vertet edhe une jam habitur kur e kam degjuar ne fillim

drejt tropojes said...

e vertete, "Shamikuqja" eshte shume e njohur ne Shqiperi, madje me teper sesa autori i saj, por kjo mendoj se duhet vleresuar, pra kur nje veper merr fame, se paku ne terrenin shqiptar, me teper sesa autori i saj

tabakhone said...

Shamikuqja eshte filmi qe me "prezantoi" me kenaqesite e te ulures ne rradhen e pare te kinemase, ngaqe biletat ishin te shitura. Si rrjedhim, nga ai film mbaj mend vetem te qaren "me te onjtme" te nje gruaje nga prapa, dhe dhimbjen e tmerrshme te qafes.

Tani... kjo gazeta te mori leje ty cupe per kete ribotim,apo "shshsh, se ashu' esht' i' muhabet"!!!
http://www.gazetaexpress.com/

eni said...

tropoja : shume e vertet sa thua mik.te pershendes:)

tabakhone:Me shkrive me pershkrimin.ndonese nuk kam qene shume e madhe kur kam qene ne kinema dhe e kam pare kete film e mbaj mend atmosferen.
sa i perket ribotimit, mua sme ka marre leje kush , por ani sepse dhe une te dhenat rreth jetes se tij i pata marre tjeterkund..flm per lajmerimin sidoqofte..jo per gje por ndonje dite tjeter marrin dhe nai gje tjeter:) te pershendes:)

eni said...

tabakhone: sa e pashe shkrimin, mşre qe kishin marre mundimin e kishin vene foto tjeter:)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator