

Ne te merrnin pjese 24 stiliste mode dhe stiliste bizhuterish, nga te cilet shume prej tyre jane mjaft te njohur dhe ne tere boten per koleksionet e veçanta dhe autentike.
E organizuar ne nje siperfaqe prej 700 m² , sigurisht qe merr nje kuptim tjeter me teper per faktin e vendndodhjes se saj teper te veçante, poshte kulles se Gallates.Kjo e bente atmosferen dhe me te veçante dhe nostalgjike.
Panairi shoqerohej dhe me muzike te kendshme te sponsorizuar nga nje prej radiove me te degjuara te Stambollit.
Organizatoret gjithashtu qene kujdesur per te krijuar kushte sa me te rehatshme dhe eglendisese duke vendosur dhe nje filial te nje prej dyqaneve me te populluara te kafese si dhe disa pika te vogla fast foodi.
Nje nga elementet me autentike qe sigurisht dhe nje filial i vogel i hapur nga bozaxhinjte me te njohur ne Turqi.Sherbimi i bozes ishte nje element vertet sa pikant aq edhe plotesues ne kete panair , ne te cilen spikasnin punet krijuese avantgarde por qe sidomos kete here me shume se kurre qene perdorur dhe mjaft elemente te kultures osmane.
per me shume info:http://www.turkishdailynews.com.tr/article.php?enewsid=90465
8 comments:
Sa qejf! Paske kaluar nje dite te bukur dhe argetuese ne menyren e vet duke pare dhe shijuar ate c'ka stilistet e kishin sjelle nepermjet bizhuve apo dhe veshjeve me shume gusto nga ana e tyre.
p.s.looking forward to some pics on flickr:)
flm lal..nuk morra me foto prej andej se vendi nuk qe shume i rehatshem dhe ishte shume ngushte per te bere foto te hajrit:(
Cfare eksperience e kendshme :)
Dhe meqe na kujtove bozen...dikur bere nje premtim (mua e Edrusit tek blogu i Tenes) per te na rrefyer nje recete sesi behet boza. Une po pres ;)
ui ça turpi..me ka dale nga mendja lal..po te premtoj se do ta bej se shpejti.me vjen mami me kismet per vit te ri ketu.mbase e bej bashke me te qe te arrij nje perfundim me te mire se mami eshte specialiste ne kuzhine..
Kaq herë kam thënë që do shkoj në Stamboll por, akoma ta realizoj udhëtimin. Jam bërë...bozë ë?!
eh mo Neki sikur te qene fiksimet dhe deshirat tona ne doren tone , bota do qe nje vend me i deshirueshem mbase:) uroj ta realizosh sa me shpejt:)
me pelqen ky ilustrimi i ri
flm lal:)
Post a Comment