Friday, November 30, 2007

Rrefej , rrefen,rrefejme,rrefeni,rrefejne:)

Ka disa kohe qe kur kam kohe lexoj nje faqe interneti turke qe e shqiperuar do titullohej:www.rrefime.com
Ketu eshte bere aq popullore sa dhe neper gazeta u perfol si nje fenomen shoqeror.Dhe nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe, pasi aty shfaqen ne nje menyre shume origjinale dhe interesante natyra te ndryshme njerezore.
Duhet ta pranojme se jemi kurioze dhe çdo gje e shpalosur na e terheq vemendjen.Ky eshte reaksioni yne ndaj jetes se sotme shoqerore.

Temat e rrefyera jane nga me te ndryshmet.
Po ju jap disa shembuj rrefimesh nga kjo faqe:
------------------------
1.E urrej te laj spinaqin.Me merr shume kohe.Por nga ana tjeter dhe qejf e kam shume.Nje dite me hipi ne koke ta provoja ta laja ne lavatriçe.Ku i dihet mbase me kishte shkuar mendja ne nje gje brillante qe askush nuk e kishte menduar perpara.Perfundimi? Spinaq i zgerdhire,lavatriçe gjysme e shkaterruar dhe nje burre qe mendon t'me ndaje sepse mendon se eshte martuar me nje debile.Nuk i ve faj:(

2.Gjate udhetimit me autobuz nga qyteti B. ne qytetin C. dikush si i terbuar ju lut shoferit te ndalonte sepse kishte nevoje shume urgjente.Si fillim shoferi nuk pranoi sepse para nje ore kishim bere pushimin e madh,por me ne fund ndaloi per te dhe sigurisht tere autobuzi beri pushim te detyruar.Pas 5 minutash , ku thoni se u perballem me kete tipin qe kishte nevoja urgjente?Tek berberi duke u qethur!!!Hajde dhe mos u çmend po deshe.

3.Ne mengjes perplasem me koken e te dashurit tim teksa po lidhja kepucet dhe ai me shaka me thoter: oo ç'me vrare me briret e tu.. Eh them me vete : ta dish ti sa shume me vrane mua briret e tu :)

----------------------------------------
Sot me lindi nje ide.Pse te mos e hapnim dhe nje faqe te tille ne shqip?Mendoj se dhe shqiptaret kane plot gjera per te rrefyer (me karakter konfesimi jo tregimi!) U tha , u be dhe e hapa faqen kolektive .
Per me shume shikoni ketu : http://rrefime.wordpress.com
Rregullat per postime ne faqe do ti gjeni aty.
Jeni te tere te mirepritur!

7 comments:

meditime-pershtypje said...

Eni!Me ke cuditur me ato rrefenja plot kripe.Natyrshem,qe te tilla qe te befasojne ka.Po hajde dhe kujtoj,po deshe.Sidoqofte,me aq sa mundem po te shkruaj dy-tri:
1.Ne Fier ka patur shume rrobaqepes private edhe mbas clirimit derisa u kolektivizuan me dhune.Cudia se dyqanet ikishin ngjitur,pothuaj dhe,natyrshem,qe konkurenca qe e madhe.Njeri u therriste klienteve(te shumtet nga fshati qene!):-Mos zbrit zotrote nga gomari se ta kam marre masen.Dhe fshataret,pothuaj,te gjithe atje.Paradoksi qe se rrobaqepesi(e kam njohur vete!)nje mase kishte si per te gjate dhe per te shkurter.Ama,nami se ta merrete masen pa zbritur nga gomari,kish marre dhene.
2.Nje fshatar kish nje djale te vetem dhe mundohej qe t'i bente rroba te reja.Ky,sa ia vishte e ema apo i ati,kthehej me rroba te grisura.-c'ke bere keshtu?-e pyesnin.I grisa se me marrin mesyshe se jam djale i vetem une...
3.Kish shkuar ne kurbet djali i nje malesori(nga malesia e jugut e kam fjalen.Pas 5-vjetesh u kthye dhe ndersa i ati priste mos kish prure ndonje dollar(se ne Amerike qe)ky,kurbetciu,i thote:-Baba,e shita "selishten"une se kisha ca borxhe.Selishtja qe e vetmja cope toke qe mbante gjalle familjen.
4.Qene dy vellezer binjake dhe,ndersa njeri u martua,tjetri mbeti beqar.Ky beqari nje dite e ndali te kunaten duke ngulmuar ne te tijen.-Si nuk ke icik turp,-i thote kunata,-po une jam i tet vellai.Tjetri,si pa teklif,i thote:-Pse lopen nuk ekemi tok ne he ti qenke vetem e tij.
Ndoshta s'do te kenaqin aq,po kaq per kete here.
Perparim Hysi,30 nentor 2007

eni said...

flm shume z.Perparim..qellimi i hapjes se kesaj faqeje eshte shprehja e lirshme e shume gjerave qe mbase duam ti ndajme me te tjeret dhe nuk kemi guxuar,s'jami munduar apo kemi pertuar.Ne faqen turke qe permenda kam lexuar aq shume rrefime te çuditshme sa qe mu mbush mendja.Me shume se sa rrefenja ne kete faqe do behen konfesime.Te shikojme se ç'kane shqiptaret per te shkruar:)

eni said...

harrova te them : e katerta qe shume gallate:)

LOER KUME said...

o eno, do vish ne shqipo ti? ne janar/ ekskursion fotografish? qejf? :)
turkeshi, mbase bejme ndonej foto te perbashket :)

eni said...

Loer pas dates 15 janar jam aty.tek faqja e flickr eshte grupi "fotografe shqiptare" , aty do bejme tere planet e takimit.me gjithe qejf ta shkrepim nje foto bashke:)

Anonymous said...

Ide interesante. Por duhet te fitojme edhe ca me teper guxim para se te fillojme rrefimet e verteta :-)

eni said...

albanian blogger: flm.per kete arsye e kam vene ate www.hideipaddress.com qe njerezit te shprehen lirshem:) uroj te behet vertet interesante kjo faqe.

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator