Ka disa kohe qe kur kam kohe lexoj nje faqe interneti turke qe e shqiperuar do titullohej:www.rrefime.com Ketu eshte bere aq popullore sa dhe neper gazeta u perfol si nje fenomen shoqeror.Dhe nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe, pasi aty shfaqen ne nje menyre shume origjinale dhe interesante natyra te ndryshme njerezore. Duhet ta pranojme se jemi kurioze dhe çdo gje e shpalosur na e terheq vemendjen.Ky eshte reaksioni yne ndaj jetes se sotme shoqerore. Temat e rrefyera jane nga me te ndryshmet. Po ju jap disa shembuj rrefimesh nga kjo faqe: ------------------------ 1.E urrej te laj spinaqin.Me merr shume kohe.Por nga ana tjeter dhe qejf e kam shume.Nje dite me hipi ne koke ta provoja ta laja ne lavatriçe.Ku i dihet mbase me kishte shkuar mendja ne nje gje brillante qe askush nuk e kishte menduar perpara.Perfundimi? Spinaq i zgerdhire,lavatriçe gjysme e shkaterruar dhe nje burre qe mendon t'me ndaje sepse mendon se eshte martuar me nje debile.Nuk i ve faj:(
2.Gjate udhetimit me autobuz nga qyteti B. ne qytetin C. dikush si i terbuar ju lut shoferit te ndalonte sepse kishte nevoje shume urgjente.Si fillim shoferi nuk pranoi sepse para nje ore kishim bere pushimin e madh,por me ne fund ndaloi per te dhe sigurisht tere autobuzi beri pushim te detyruar.Pas 5 minutash , ku thoni se u perballem me kete tipin qe kishte nevoja urgjente?Tek berberi duke u qethur!!!Hajde dhe mos u çmend po deshe.
3.Ne mengjes perplasem me koken e te dashurit tim teksa po lidhja kepucet dhe ai me shaka me thoter: oo ç'me vrare me briret e tu.. Eh them me vete : ta dish ti sa shume me vrane mua briret e tu :)
---------------------------------------- Sot me lindi nje ide.Pse te mos e hapnim dhe nje faqe te tille ne shqip?Mendoj se dhe shqiptaret kane plot gjera per te rrefyer (me karakter konfesimi jo tregimi!) U tha , u be dhe e hapa faqen kolektive . Per me shume shikoni ketu : http://rrefime.wordpress.com Rregullat per postime ne faqe do ti gjeni aty. Jeni te tere te mirepritur!
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!