Eja , hape syrin e shpirtit
Eja,hape syrin e shpirtit
pa shikoji keta te dashuruar :
Si jane rrethuar krejtesisht
si nje zemer e vetme,
si kane marre formen e nje shpirti
pa duar e pa kembe.
Jane me te qeshur se nje bahce,
se nje trendafil.
jane me te drejte se dituria
me te afte se vete mendja
me te lire se selvia
Me te kthjellet e me te qarte se uji i pavdekesise
Jane perhere lozonjare si atomet.
Dielli eshte kaftani i tyre
E kane shkelur balten ,
mbeshtetur koken ne gjurin e zemres
Kane kaluar siper gjakrave
siper dallgeve te detrave te pergjakur.
Por veshjet i kane serish te pastra
dhe te paperlyera.
Jane mes gjembave , por si trendafila.
Jane brenda burgut , por si vere.
Jane brenda baltes ,por si nje zemer.
Jane brenda nates , por si nje mengjes,
Ti provo te pish nje here nga vera e tyre dhe shih
sesi papritmas, qetesohet
ndricohet zemra jote,
si harrohet cdo gje,
si fillojne te te qeshin syte.
Mevlana Jalal ad-din Muhammad Rumi
11 comments:
THNX! E MREKULLUESHME POEZIA!
gezohem qe te pelqeu.
po muzika si tu duk?
Mercan Dede eshte nje artist i mirenjohur ne Turqi.Muzika e tij shpeshhere ka marre frymezim nga sufizmi ndaj e vura ketu.
muzika perputhej me poezine. kur e degjova menjehere pasi e lexova me pelqeu shume. tani qe e degjove perseri me pelqeu disi me pak. :)
sa dua te pij pak nga ajo vere!
vertet fantastike poezia,muzika orientale ka magjine e vet,flm.Eni!
The gogle not provide you translate poetry, it is still better than nothing.
This image is a photograph or a painting?
Hugs girl.
kinofil : ka dhe me te bukura Mercan Dede por mbreme kete gjeta qe me beri me shume pershtypje
xheni: ajo vera si dihet se kur pihet ka raste qe e pin ku s`e pret:)
gezohem qe te pelqyen keto qe vura
luaciano:i will try to find the english version of this poem i translated it from turkish.the photo belongs to me it`s a photo not a painting.but i`m glad you said so:) cheers
shume shume e bukur poezia. muzika e Mercan Dedes i shkon shume poezise.
Mercan Dedja eshte ne 10 turqit e mi te preferum. Tani jam duke lexuar/perfunduar "My name is Red" dhe ne nje dore libri, ne sfond eshte gjithmone Mercan Dede(albumi im i preferum = Sufi dreams)ne doren tjeter nje gote caji turk. Ene keshtu plotesohet ORA TURKEeeeeeeeee.
BBC : allall:)
qeke mledh per shtate pale qejfe:)
po po! pooo ka lezet.
What a beautiful picture, darling! The others praised the poem, I wanted to praise YOUR work.
J.
flm e dashur Minerve.
gezohem qe te pelqeu fotoja.
ngaqe e kam dhe une per zemer vendosa te perkthej nje nga poezite e Mevlanes qe kam me shume per zemer.
cheers.
Post a Comment