Nese ka nje arsye qe e dua shume Stambollin , kjo eshte numri i shumte i festivaleve te filmave qe organizohen gjate vitit.Per kete teme do ju flas nje here tjeter me shume , por kete here dua te them nja dy fjale per "Festivalin e Filmit Komik" te organizuar per here te shtate ne Stamboll.
I sponsorizuar nga Fondacioni i Kultures per Kinemane dhe Audivizualen (TÜRSAK) , brenda nje kohe prej 6 ditesh (14-20 nentor 2008) ne 3 kinema te ndryshme te Stambollit , u shfaqen filma te ndryshem nga shume vende te botes ne kategorite tashme te mirenjohura te festivalit si psh :
1.Filmi komik me serioz (kjo kategori perfshin filmat komike qe permbajne dhe nje element drame ne te .Mund te themi se eshte kategoria me kryesore e ketij festivali ,ne fund te te cilit njerit prej ketyre filmave fiton çmim).
2.Buzeqeshje te dashuruara - kjo eshte nje kategori e re ne kete festival , kategori ne te cilen mund te ndiqeshin komedi romantike.
3.Evropa Buzeqesh - Nje tjeter kategori me filma te mirenjohur komike te kontinentit plak.
4.Indie Amerikane- Ne kete kategori u shfaqen filma te pavarur amerikane.
5.Ato qe qeshim me shume - Nje kategori tjeter me hitet me te reja ne kinemane e ketij zhanri.
6.Ato qe qeshim perhere - Disa filma kult ne kinemane komike.
7.Nga Kinemaja Turke- Hite nga filma shume te suksesshem komike te kinemase turke.Ketu mund te shtoj dhe une nja dy fjale per keto filma.Jane shumica te xhiruar rreth fundit te viteve '70 ne Turqi dhe kryesisht shihen aktore te njejte , shume te suksesshem dhe ne zhanre te tjera te kinemase apo teater.Vertet qe keta filma nuk mund te jene vepra gjeniale , por jane shume te ngrohte dhe argetues.Une per vete mund ti shikoj pa u merzitur disa here. per me shume rreth festivalit : www.comedyfilmfest.com
Une kete here ne mungese te kohes qe i karakterizon njerezit qe punojne dhe jetojne trafikun e tmerrshem te Stambollit , munda te shoh vetem 3 filma:( Po flas me shkurt per ta si me poshte.
1.Son Of Rambow - Garth Jennings (France-Angli-Gjermani, 2008)
Ne kete film , ndeshemi me Will Proudfoot , djali me i madh i nje familjeje shume strikte fetare.Will eshte rritur ne menyre shume te ndryshme nga bashkemoshataret e tij , ai nuk ka pare asnjehere tv ,nuk ka degjuar as radio, pra eshte krejtesisht i shkeputur .Por kjo nuk e pengon ate te kete nje bote te mbushur me endrra , fantazite e te cilave ngrejne krye mbi nje fletore ne te cilen ai hedh tere idete e tij.Gjerat do te ndryshojne kryekeput per Will , kur ai do te ndeshet me nxenesin radikal dhe te prapte Lee Carter.Ne shtepine e Lee ,Will sheh per here te pare nje film "Rambon".Eshte madheshtor realizimi i tregimit te ndryshimit te madh qe ka ky film tek Willi .Qe prej asaj dite asgje nuk do te jete me e njejte per te.
Ai do te behet aktori kryesor i nje filmi qe miku i tij Lee Carter po xhiron.
I mbushur me elemente te fresketa humori , me momente jo mbytese zymtesie ,filmi ja arrin qellimit me se miri per te pershkruar nje femijeri jo fort te lehte me nje doze humori te zgjuar.
Filmi eshte kthyer me mjaft fjale te mira dhe nga Sundance Film Festival.
2. Second Hand Weeding -Paul Murphy (Zelanda e Re, 2008)
Slogani i ketij filmi qe : Nje film i vogel me nje zemer te madhe.
Ngjarjet rrjedhin ne nje qyteze te vogel ne Zelanden e re.Nje familje e lumtur me nje vajze ne moshe martese.
Por kemi nje problem.Vajza nuk deshiron t'ja tregoje te jemes propozimimin qe ka marre per martese duke ju trembur manise qe e jema e saj ka per te bere pazarllek per çdo gje.
Kjo sigurisht krijon situata sa komike aq edhe prekese per momentin.
Si perfundim mund te them se ja vlen te shihet per arsye te elementeve interesante qe ka dhe ngrohtesise qe ndjehet gjate tere filmit.
3.Family Rules - Marc Meyer (Gjermani, 2007)
Ky ishte filmi qeme beri me shume pershtypje se çdo film tjeter.
Heroi kryesor Oliver , eshte nje person i vetmuar qe tere jeten e ka kaluar i djegur per te pasur nje familje te tijen.Oliveri e ka kaluar jeten e tij i vetmuar , i zhytur mes librash , te cilat kane qene edhe udherrefyesit e keshilluesit e vetem te tij per çdo gje.
Megjithse per ndjenjat nuk ka pasur ndonjehere mesues dhe eshte krejtesisht i pambrojtur nga kjo ane , si rrjedhoje dhe reagimet e tij jane shume te sinqerta dhe deri diku prekese.
Eshte prag krishtlindjesh.Gjithandej shihen familje te lumtura,atmosfera te ngrohta shtepish.
Kjo sikur e ndez dhe me keq Oliverin i cili tashme do te beje te pamunduren per te pasur nje familje te tijen.Keshtu ai del per "gjueti" dhe kthehet ne apartamentin e tij (nje pallat i braktisur qe nga koha e komunizmit) me nje grua , nje "gjyshe", 3 femije, 1 qen te alivanosur.
Mungon vetem gjyshi , te cilin edhe kete e "merr" nga apartamenti perballe.
Ne dukje çdo eshte mrekullisht mire se pasku per Oliverin i cili ben ç'eshte e mundur qe familjaret e tij te jene te lumtur duke gatuar dhe pergatitur nje sofer te mrekullueshme , duke u munduar te krijoje nje atmosfere te mire , madje ai eshte perfshire kaq shume nga idea e familjes sa qe ka shkruar dhe rregullat qe ka nje familje ne mur.
Nderkohe familjaret e tjere jane ne nje gjendje shpirterore dhe morale bernut dhe kjo sigurisht do ti ndikoje dhe ne sjellje.Nuk dua t'jua heq kersherine duke jua thene te tera por dhe nja dy llafe per personat e tjere te "familjes "nuk dua ti le pa thene:
Sofia (gruaja) eshte ne te vertete gruaja e ish-patronit te Oliverit .Sofia jeton mes mureve te trasha te lumturise fallco qe ajo ka krijuar per te mos pare vetmine e saj.Mure qe do te çahen se shpejti.
Edna (gjyshja) eshte nje ish-bussines woman , beqare e stazhionuar , qe mundohet ta mbuloje vetmine e saj me idene e te qenurit e fiksuar pas punes.
Horst (gjyshi) nje komunist i theksuar , edhe ky i vetmuar dhe i paperfillur nga familja e tij kalon ditet ne apartamentin e tij (edhe ky i perfillur) , duke mos e nxjerre koken jashte dhe duke e bere lidhjen e vetme me boten vetem nepermjet tv dhe shperndaresit te ushqimit te ngrire qe vjen nje here ne jave ne shtepine e tij.
Maja eshte nje adoleshente tipike me tere problemet dhe çmendurine e saj.
Ennio eshte nje djale 10-12 vjeçar i cili duket qe e ka marre dozen e mosperfilljes shume shpejt.
Perveç kesaj kemi dhe nje bebe dhe nje qen qe ploteson familjen e lumtur.
Me shume se kaq nuk dua t'ju tregoj per t'ju lene dhe juve te merakoseni per te pare kete film te embel , por besoj se paraqitja e karaktereve do ju ndihmoje per te krijuar nje ide mbi marredheniet e çuditshme qe do te krijohen dhe pasojave & metamorfozave qe do kene te tere pas kesaj eksperience.
Jua rekomandoj ;)
jo nuk them dot:) vertete qe bejne pune te mire me keto festivalet.psh ne te njejten kohe me kete fest.komik ishte dhe fest. i filmave dokumentare.por ate se ndoqa dot shume se ishin oraret ters:(
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!
8 comments:
Falemnderit per kete reportazh te kendshem kinematografik nga Stambolli. :)
ahaha sa te shpejte ju kemi:)
une te falenderoj ty , lexuesin tim te rregullt rreth shkrimeve te mia te kinemase.
flm byrazer:)
shif shif Stambolli na e marre ne kthese ... hmmm jo po thuj jo po te dush!
jo nuk them dot:)
vertete qe bejne pune te mire me keto festivalet.psh ne te njejten kohe me kete fest.komik ishte dhe fest. i filmave dokumentare.por ate se ndoqa dot shume se ishin oraret ters:(
E bukur idea e kopertines...gojera qe japin iluzionin e trendafilit. Bukur!
mua me pelqeu shume kopertina.i bejne shume te bukura ne fakt
Stambolli paska bo kthese!
kisha pershtypjen se ishte vend radikal ku nuk para lejohej arti!
mesa duket u gabova ;)
jo ne Stamboll si ne çdo qytet te madh, ka plot diferenca kulture por ama eshte nje qytet shume i rendesishem arti dhe plot me aktivitete kulturore.
Post a Comment