Monday, November 10, 2008

3 Majmune

Dje pata rastin te ndjek filmin e fundit te regjizorit/skenaristit te mirenjohur turk,Nuri Bilge Ceylan, "3 majmunet".
Kisha kohe qe po e prisja kete film,i cili doli relativisht vone duke marre parasysh dhe suksesin qe pati ne festivalin e filmit ne Cannes ,ku u arrit çmimi si regjizori me i mire.

Se pari nese me duhet ta permledh mendimin qe kam mbi filmin eshte ajo qe kam per tere filmat e tjere te Ceylanit: Bukuri Vizuale dhe Peralla rreth sjelljes njerezore.
Ketu dua te ripermend dhe nje fakt te shumeditur mbase ,ate qe Ceylan eshte ne te njejten kohe edhe fotograf (ne fillimet e tij artistike ka pas qene vetem fotograf) dhe sigurisht ky talent perben nje veti te fuqishme mbi anen vizuale dhe forcen perçuese te koncepteve te imazheve ne filmat e tij.

Por ndryshe nga tere filmat e tjere te tij,kete here vihet re dukshem perdorimi i teknikes "dof" ose ndryshe depth of the field"
(more info : http://en.wikipedia.org/wiki/Depth_of_field) .Ne kete teknike nje objekt i caktuar theksohet mjaft teka çdo gje tjeter perreth ,duket flu.
Dhe mendoj se eshte nje zgjidhje e perkryer pasi paraqet ne menyren me te theksuar dhe diferenciale nga çdo gje rrethuese; karakteret ne kete film,ku keto te fundit jane gjithsej 4 persona .Çdo gje tjeter e dukshme si ne flu,eshte nje element plotesues por asnjehere dominant.Mua me beri shume pershtypje pasi nuk e kam hasur me pare kaq dukshem.
Sa i perket historise se filmit ;se pari dua te shpjegoj kuptimin e titullit.
Eshte nje fjale e urte turke per 3 majmune nuk pane,nuk degjuan ,nuk folen , pra vjen ne kuptimin e injorimit te nje fakti per ti shpetuar diçkaje.

Ngjarjet perjetohen mes 4 personave ,nje familjeje 3 personash (burri,gruaja dhe djali i vetem,me disa pasqyrime te vageta dhe te djalit tjeter tashme jo ne jete,pasqyrime keto qe jane elemente plotesuese te drames se familjes dhe peshes qe çdo pjesetar i saj mban) si dhe pronarit te burrit.
Filmi fillon me nje aksident automobilistik te shkaktuar nga pronari i cili eshte njekohesisht edhe nje kandidat politik , i premton ,burrit (i cili eshte shoferi i tij) nje shume te hollash dhe nje page mujore nese do te vuaje denimin e tij.Burri vete ne burg dhe ketu fillon i tere lemshi i sekreteve , mbylljes shpirterore dhe hipokrizise nga tere palet.

Nje kandidat per politikan qe ende vazhdon e qesh e argetohet nga jeta duke harruar ,nje grua qe e frustruar nga sa jeta i ka dhuruar dhe ndjesia e pafuqise nenshtrohet dhe gjen prehje ne marredhenien me patronin e te shoqit,duke dale nga vetja e saj dhe duke u perfshire nga ndjenja krejtesisht te reja qe do ta bejne te kaperdije shume gjera.

Djali i cili ka mbetur mes nje dileme te madhe pasi ka mesuar lidhjen, dileme kjo qe e bren ate tere kohes ,por qe ai ndihet shume i pafuqishem per ta luftuar dhe fituar.

Burri dhe ndjesite e tij pas daljes nga burgu dhe shperfytyrimi i karakterit te tij pasi merr vesh se asgje nuk eshte me si me pare.

Ne kete film eshte thurrur me mjaft mjeshteri dhe goditet nje sjellje e tille "neglizhence" apo fshehje dhe tregon shume hapur sesa pasoja negative shkakton sidomos mbi persona shume te afert me njeri tjetrin , dhe se çfare mostrash mund te sajoje ,kur arrin ne permasa ekstreme.

"3 majmune" eshte nje rekuiem dhe kritike e fshehur mbi shmangjen njerezore per te ballafaquar gjera qe i sembojne ne shpirt ,gjera te cilat mund te duken "kalimtare" per te ruajtur nje jete "te sigurte" e "te qete" , por qe ne te vertete kane pasoja "drastike" dhe te "pariparueshme" ne jetet tona..

info shtese:Piket ne www.imdb.com : 7,7 nga 10 te mundshme

9 comments:

Anonymous said...

Me pelqen pa mase fotoja ne balline! :)

eni said...

flm:)
eshte nje diptik ne fakt.eshte e njejta foto e bashkuar :) por me njeren ane parç e njeren mbrapsht:)

kinofili said...

Eni flm per kete shkrim, i cili me bindi plotesisht qe te shoh nje film nga Nuri Bilge Ceylan. :)

"Bukuri Vizuale dhe Peralla rreth sjelljes njerezore." :)

kinofili said...

Nuk e di nese e ke pare, por "Konformisti" i Bertoluccit eshte gjithashtu nje film me nje fotografi/kinematografi te papare. :)

eni said...

jo se kam pare ende kete filmin qe thua:) po kerkoj i here;)

kinofili said...

Tek regjizoret qe kane nje background fotografie, kudo qe t'i besh pauz filmit, do shofesh nje foto perfekte. Kur ka bukuri vizuale, ja vlen vetem per kete te shifet... sepse ne rradhe te pare filmi eshte imazh.

eni said...

pikes i ke rene.dhe Nuri Bilge Ceylan eshte dhe nje fotograf i perkryer.per me shume:

www.nuribilgeceylan.com

kinofili said...

E pashe mbreme filmin. Ishte vertet bukuri vizuale, cdo foto e vetme. Besoj se e ka merituar plotesisht cmimin e regjizorit me te mire. :)

eni said...

ta mbeshtes:)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator