Wednesday, February 20, 2008

Pasazhi Hazzo Pulo

Sot dua t'ju flas pak per nje pasazh te Stambollit te cilin e dua shume dhe e vizitoj shpesh.
Pasazhi Hazzo Pulo , gjendet ne Taksim(rrugen Istiklal) pra nje nga rruget me te populluara dhe vizituara te qytetit.
Pas punimeve 21 vjeçare , ky pasazh i hapur ne vitin 1871, nga tregtari grek me te njejtin emer, si fillim u perdor nga Turqit e Rinj (grup militant qe ri-ndezi levizjen e monarkise gjate periudhes se perandorise Osmane).Ne fillim te diteve te tij , katet e siperme te banesave perdoreshin si shtepi ndersa te poshtmet si vende pune.
Pasazhi ka 3 dyer te ndryshme dhe banesa me 5 kate.
Ajo qe e ben ate te veçante eshte se e ruan ende atmosferen e diteve te kaluara , se bashku me shtepite dhe dyqanet e ruajtura ne menyre perfekte.
Vlen te veçohet ketu dyqani i kapeleve vintage i zonjes Katja i cili i reziston kohes me tere forcen dhe bukurine nostalgjike te tij.
Une per vete sa here kaloj andej me mbesin syte tek kapelet ,tek te cilat kushdo qe mund ti hedhe nje veshtrim me pakez fantazi mund te gjalleroje ne syte e tij , Rita Hayworth,Vivien Leigh dhe sa e sa heroina te tjera te ekranit dhe karakteret e tyre te paharrueshme.
Po ashtu nje ndertese e rendesishme e pasazhit ka qene dhe salla e operas-teatrit Çuhayciyan, nje ndertese e rendesishme e shekullit te kaluar.
Si dhe pjese e njohur e pasazhit eshte dhe shtepia e veres qe mban te njejtin titull me pasazhin.

Ndersa ne ditet e sotme pasazhi eshte i populluar nga dyqane te zanatçinjve te ndryshem si rrobaqepes,shites arturinash,argjendare,librashites etj.Pasazhi hapet ne 7.30 te mengjesit dhe mbyllet ne 20.30 te darkes.
Nuk eshte shume i madh por ka nje atmosfere shume te veçante ne kete pasazh, mbase thjesht nga ideja se eshte nje nga vendet e pakta ku mund ta ndjesh , prekesh , marresh eren e se shkuares.
Qe kur futesh nga dera e tij nostalgjike , te mirepret nje oborr i kendshem, i shtruar me kalldrem , me disa stola ne mes te tij , te vendosur me qellim uljeje dhe jo vetem shplodhjeje por dhe soditjetjeje sepse nuk mund te kalosh pa e soditur e qemtuar çdo skaj te ketij pasazhi.
Ne te djathte ndodhet dhe nje çajtore me tavolina dhe stola te ulet , stacion ky i paevitueshem dhe i detyrueshem do te thoja per t'ja nxjerre zine :) pasazhit.
Nje kafe apo çaj i zi, nje loje tavell,bisedim me miqte, apo dhe nje shfletim i ndonje libri te vjeter ,faqezverdhur e eremire (qe mund ta gjeni ne ndonje nga librashitesit e pasazhit) i bejne vertet te paharrueshme ato momente qe do kaloni aty.
Eh pa harruar te shkrepni dhe ndonje fotografi apo te bleni diçka te vogel qofte dhe si kujtim prej ketij pasazhi te paharruar.

p.s: dhe nje foto shtepie ne kete pasazh:http://www.flickr.com/photos/eni/404581143/in/set-72157594493824308

5 comments:

Rocky Girl said...

Oooohhh, it looks so beautiful. Love the old style and how it has survived to the freaking "modernization" of nowadays...and most of all love the way you brought it to me, fab pics girl,well done

ITS said...

Shume bukur e ke pershkuruar. Nje koleg i imi sapo u kthye nga Stambolli. Jam xheloz, dhe mezi pres mundesine te vij aty me pune...

Shpresoj te takohemi e te pime nje kafe tek ky pasazh...

eni said...

rocky girl: that's what i love of istanbul girl.the way the city stubbornly protects its own character eventhough of its dinamics.thx !

its: flm. dhe patjeter qe ta pime nje kafe aty nese vjen.po deshe e luajme dhe nje tavell;)

belle_fleur said...

Thanks girl! Stambolli po me hyn cdo dite ne zemer dhe kjo fale teje:)

Rrofsh!

eni said...

belle: gezohem:)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator