
Dje pata kenaqesine te vizitoja "Galata Moda" , nje panair mode te organizuar poshte kulles se Gallates.Kjo ishte hera e dyte qe organizohej , pas nje panairi te suksesshem para disa muajsh ne te njejtin vend.Sigurisht qe kete here ne menyre me te organizuar dhe profesionale.Ne te merrnin pjese 24 stiliste mode dhe stiliste bizhuterish, nga te cilet shume prej tyre jane mjaft te njohur dhe ne tere boten per koleksionet e veçanta dhe autentike.
E organizuar ne nje siperfaqe prej 700 m² , sigurisht qe merr nje kuptim tjeter me teper per faktin e vendndodhjes se saj teper te veçante, poshte kulles se Gallates.Kjo e bente atmosferen dhe me te veçante dhe nostalgjike.
Panairi shoqerohej dhe me muzike te kendshme te sponsorizuar nga nje prej radiove me te degjuara te Stambollit.
Organizatoret gjithashtu qene kujdesur per te krijuar kushte sa me te rehatshme dhe eglendisese duke vendosur dhe nje filial te nje prej dyqaneve me te populluara te kafese si dhe disa pika te vogla fast foodi.
Nje nga elementet me autentike qe sigurisht dhe nje filial i vogel i hapur nga bozaxhinjte me te njohur ne Turqi.Sherbimi i bozes ishte nje element vertet sa pikant aq edhe plotesues ne kete panair , ne te cilen spikasnin punet krijuese avantgarde por qe sidomos kete here me shume se kurre qene perdorur dhe mjaft elemente te kultures osmane.
per me shume info:http://www.turkishdailynews.com.tr/article.php?enewsid=90465







