Edhe sot e kesaj dite vazhdon.Mikpritja shqiptare eshte mjaft e mirenjohur ne mbare boten. Veçse sot ka marre edhe dimensione disi me praktike do thoja. Dhe kufijte e saj jane zgjatur deri tek..... kafenete:)
Ne ditet e sotme me shume se kurre miqte "buajne" tek njeri tjetri per nje kafe,si brenda dhe jashte:) Besoj se e keni vene re te tere se ndertesat me te populluara dhe "zena" me pune jane kafenete !
Sado qe si fenomen te kujton keqazi "Starbucks" amerikan , shqiptaret sigurisht qe nuk e kane perjetuar krejtesisht me ate prakticitet dhe sens "fast foodi" . Kafeja dhe rituali i pirjes se saj e shoqeruar me leximin e gazetes, bisedave te zjarrta politike me grupin e shoqerise afer, apo thjesht biseda apo ripertypje te ngjarjeve te rendesishme e te perditshme, ndonjehere me thashetheme mes miqsh, ndonjehere shikime falli... etj etj..
Cilado qofte arsyeja ; kafeja ne çfare do forme qofte (madje edhe simbolike se nuk ulemi perhere dikur per te pire kafe:) , eshte nje arsye e shkeputjes , mbase dhe shmangje e njerezve nga zhurma dhe stresi i jetes.Sikur dhe per disa momente.
Dhe shqiptaret ja arrijne perhere kesaj:) Thelle , thelle mendoj se populli yne nuk eshte dhe aq i palumtur.Duke filluar qe nga pensionisti dhe deri tek te rinjte , çdokush e ka nje "qoshe" te veten te largimit nga kaosi urban. Te pakten ne shqiptaret ja njohim vetes kete luks dhe kohe.Mbase shume here kjo kohe tejkalohet dhe egzagjerohet , e megjithate serish mendoj se eshte nje zgjedhje me e mire se stresimi i vazhdueshem qe perjetohet ne shume shoqeri te tjera shume me te zhvilluara. Sigurisht çdo gje me karar , por edhe te heqim dore per fare nga tere lezetet e vogla te jetes nuk me duket me shume e shendetshme!
Ju uroj nje vit te mbare me sa me shume suksese ne çdo fushe , pa harruar ti thoni ndonjehere stop stresit dhe te kujtoni e vleresoni , rendesine e bashkebisedimit dhe komunikimit me njerezit;)
Kafeja te klubi,si e the me te drejte eshte projektim i vizitave te miqve ne nje zone te populluar dendur, sic eshte qyteti. Ende ne qytetet e vogla apo ne grupe te caktuara ne qytetet e medha, tavolina e klubit rregullohet nga rregullat e mikpritjes... psh kush eshte ne tavoline e fton nje tjeter paguan, kush vjen nga nje qytet tjeter eshte mik ne tavolinen e klubit me kedo shok qofte kusheriri apo mikpritesi etj...
Kuptohet qe ngadale po humbet edhe kjo simbolike, e vendosur tashme midis kudhres dhe cekanit progresist, vecse mendoj se demagogjia e progresit eshte forma me e sofistikuar e shkaterrimit te spirituales.
Miku dikur, nuk ishte vetem i nevojshem ne rast rreziku apo sepse njeriu ka nevoje te besoje tek dikush e te flase per brengat e tij e per gezimet e tij, por edhe sepse ishte burim informacioni, per gjera qe ndodhnin larg fshatit a krahines, me ane te mikut dergoheshin te falat,lajme gezimesh a fatkeqesisht, biles edhe para (si emigrantet sot)nese nuk ishte mundesia te coheshin menjehere.
Pra miku kryente edhe kohezionin e bashkesise,percjelljen e informacionit, njesoj si tek filmi 'The postman' me Kevin Kostner.
Tani keto domosdoshmeri nuk ekzitojne me e miku humbet nje pjese te mire te prestigjit te dikurshem.
Mirepo problemi i sotem eshte se mikut i jane mohuar thuajse te gjitha atributet e ne vend qe kjo humbje e rolit bashkues ne distance te kompesohej me rritjen e rolit bashkues ne hapesirat e vogla, e nevojshme per ti bere balle semundjes moderne te stresit qe po ha te gjalle njeriun perendimor, u kalua ne mohimin e plote te mikut, pra nuk i njihet me domosdoshmeria.
Stresi i dikurshem buronte nga mungesat materiale(edhe e informacionit) ndersa ky i sotmi buron nga ndrydhja e spirituales. Ashtu si dje miku ndihmonte ne mungesat materiale e informative edhe sot mund te ndihmoje si ilac antistres, sikur vetem te jemi te ndergjegjshem per kete e te ruajme ritualin e miqesise, i cili ka lindur si nevoje qe brezat e rinj te mos harrojne se si mbahet e trajtohet miku.
Shqiptaret ruajne ende dicka, por edhe persa kohe ? Mjaft te shikojme ndryshimet ne perqasjen ndaj mikut te gjyshit e nipit per te kuptuar se koha po mbaron. Do jemi edhe ne europiane, fale brezit te ri....
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!
12 comments:
O Eni, po je yll bote, je!!!
edhe ti o Emo:)te paçim:)
tamam! na sjellte 2009 sa me shume kohe te lire per ti gezuar keto gjerat e vogla... ptu ptu ptu
ja gezuar:)
Dhe me sa më shumë kafe mes miqsh!:)
edhe per ty N.Ago
edhe per mu!!!
Edhe pse pak vone,ENI THE GREAT...
flm Uncle:)
Vit te mbare edhe ty Enush!
to you to dear
Kafeja te klubi,si e the me te drejte eshte projektim i vizitave te miqve ne nje zone te populluar dendur, sic eshte qyteti.
Ende ne qytetet e vogla apo ne grupe te caktuara ne qytetet e medha, tavolina e klubit rregullohet nga rregullat e mikpritjes... psh kush eshte ne tavoline e fton nje tjeter paguan, kush vjen nga nje qytet tjeter eshte mik ne tavolinen e klubit me kedo shok qofte kusheriri apo mikpritesi etj...
Kuptohet qe ngadale po humbet edhe kjo simbolike, e vendosur tashme midis kudhres dhe cekanit progresist, vecse mendoj se demagogjia e progresit eshte forma me e sofistikuar e shkaterrimit te spirituales.
Miku dikur, nuk ishte vetem i nevojshem ne rast rreziku apo sepse njeriu ka nevoje te besoje tek dikush e te flase per brengat e tij e per gezimet e tij, por edhe sepse ishte burim informacioni, per gjera qe ndodhnin larg fshatit a krahines, me ane te mikut dergoheshin te falat,lajme gezimesh a fatkeqesisht, biles edhe para (si emigrantet sot)nese nuk ishte mundesia te coheshin menjehere.
Pra miku kryente edhe kohezionin e bashkesise,percjelljen e informacionit, njesoj si tek filmi 'The postman' me Kevin Kostner.
Tani keto domosdoshmeri nuk ekzitojne me e miku humbet nje pjese te mire te prestigjit te dikurshem.
Mirepo problemi i sotem eshte se mikut i jane mohuar thuajse te gjitha atributet e ne vend qe kjo humbje e rolit bashkues ne distance te kompesohej me rritjen e rolit bashkues ne hapesirat e vogla, e nevojshme per ti bere balle semundjes moderne te stresit qe po ha te gjalle njeriun perendimor, u kalua ne mohimin e plote te mikut, pra nuk i njihet me domosdoshmeria.
Stresi i dikurshem buronte nga mungesat materiale(edhe e informacionit) ndersa ky i sotmi buron nga ndrydhja e spirituales.
Ashtu si dje miku ndihmonte ne mungesat materiale e informative edhe sot mund te ndihmoje si ilac antistres, sikur vetem te jemi te ndergjegjshem per kete e te ruajme ritualin e miqesise, i cili ka lindur si nevoje qe brezat e rinj te mos harrojne se si mbahet e trajtohet miku.
Shqiptaret ruajne ende dicka, por edhe persa kohe ?
Mjaft te shikojme ndryshimet ne perqasjen ndaj mikut te gjyshit e nipit per te kuptuar se koha po mbaron.
Do jemi edhe ne europiane, fale brezit te ri....
edhe une mendoj se ky zakon si shume te tjere do pesoje dhe me shume ndryshime me kalimin e kohes Hyllin.dhe me vjen keq.
Post a Comment