© Eni Turkeshi PhotographyBuke, kripe dhe zemer.
Kjo ka qene motoja e familjeve shqiptare edhe ne kohet me te veshtira te egzistences se saj.
Mendoj se ka qene kjo qe i ka afruar njerezit me njeri-tjetrin e i ka ndihmuar te perballojne kohet e veshtira qe kane kaluar.
Edhe sot e kesaj dite vazhdon.Mikpritja shqiptare eshte mjaft e mirenjohur ne mbare boten.
Veçse sot ka marre edhe dimensione disi me praktike do thoja.
Dhe kufijte e saj jane zgjatur deri tek..... kafenete:)
Ne ditet e sotme me shume se kurre miqte "buajne" tek njeri tjetri per nje kafe,si brenda dhe jashte:) Besoj se e keni vene re te tere se ndertesat me te populluara dhe "zena" me pune jane kafenete !
Sado qe si fenomen te kujton keqazi "Starbucks" amerikan , shqiptaret sigurisht qe nuk e kane perjetuar krejtesisht me ate prakticitet dhe sens "fast foodi" .
Kafeja dhe rituali i pirjes se saj e shoqeruar me leximin e gazetes, bisedave te zjarrta politike me grupin e shoqerise afer, apo thjesht biseda apo ripertypje te ngjarjeve te rendesishme e te perditshme, ndonjehere me thashetheme mes miqsh, ndonjehere shikime falli... etj etj..
Cilado qofte arsyeja ; kafeja ne çfare do forme qofte (madje edhe simbolike se nuk ulemi perhere dikur per te pire kafe:) , eshte nje arsye e shkeputjes , mbase dhe shmangje e njerezve nga zhurma dhe stresi i jetes.Sikur dhe per disa momente.
Dhe shqiptaret ja arrijne perhere kesaj:) Thelle , thelle mendoj se populli yne nuk eshte dhe aq i palumtur.Duke filluar qe nga pensionisti dhe deri tek te rinjte , çdokush e ka nje "qoshe" te veten te largimit nga kaosi urban.
Te pakten ne shqiptaret ja njohim vetes kete luks dhe kohe.Mbase shume here kjo kohe tejkalohet dhe egzagjerohet , e megjithate serish mendoj se eshte nje zgjedhje me e mire se stresimi i vazhdueshem qe perjetohet ne shume shoqeri te tjera shume me te zhvilluara.
Sigurisht çdo gje me karar , por edhe te heqim dore per fare nga tere lezetet e vogla te jetes nuk me duket me shume e shendetshme!
Ju uroj nje vit te mbare me sa me shume suksese ne çdo fushe , pa harruar ti thoni ndonjehere stop stresit dhe te kujtoni e vleresoni , rendesine e bashkebisedimit dhe komunikimit me njerezit;)







