Sigurisht qe edhe perpara forca e tyre ka qene perdorur , por sot jane kthyer vertet ne pjese te puzzle-it komercial te nje firme. Dhe nuk ka si te jete ndryshe pasi ato ndikojne drejtperdrejt ne psikologjine dhe ndjesite e klientave vizitues si dhe te punonjesve te firmes.
Ngjyra e kuqe psh perdoret shume neper dyqanet fast-food dhe restorante sepse dihet sepse hap oreksin.Por duhet menduar 2 here para se te perdoret ne nje zyre pasi eshte dhe nje ngjyre qe shkakton acarim!
Ngjyra e verdhe eshte nje ngjyre qe bie ne sy por per shkak te simbolit te saj "kalimtar", nuk shihet si shume e keshillueshme perdorimi i saj neper zyrat dhe logot e fimave qe ofrojne sherbime afatgjata , si psh bankat apo kompani te tjera investuese. Megjithse ketu ngjyra e mustardes , mjaft ne mode kjo kete vit, mund te themi se ben dallim pasi ka filluar te perdoret sidomos ne vendet apo zyrat me karakter retro.
Ngjyra e gjelber perfaqeson qetesine , shpresen ,gjallerine dhe si e tille perdoret shpesh ne ambjente zyrash dhe bankash.
Ngjyra blu perfaqeson qetesine .Po ashtu dihet se largon oreksin ndaj personat qe bejne diete keshillohen te hajne duke perdorur ene me ngjyre blu.Po ashtu ne asnje restorant nuk mund ta shihni ndonje mur me ngjyre te tille , perveç ndonje restoranti te hapur enkas per personat ne diete nuk e di;)
Ngjyra gri perfaqeson dinjitetin dhe sqimen .Eshte nje ngjyre fisnike qe perdoret per te rritur forcen dominante.
Ngjyra e zeze perfaqeson luksin , diçka te forte , veshtire te arritshme si dhe klasime .Eshte vene re te perdoret neper firma te dekorimit te brendshem dhe neper firma mobiljesh.Po ashtu perfaqeson edhe zine ndaj nuk eshte e favorshme te perdoret gjithandej
Ngjyra e bardhe perfaqeson pastertine,higjenen, pafajesine ndaj dhe nuk eshte fare çudi qe e shohim shpesh neper produktet shtepiake.
Para se ta mbyll kete shkrim, dua te them dhe nja dy fjale rreth parashikimit te trendeve te ngjyrave per vitin ne vijim: Kombinimet e lejlase me jeshilen ,ngjyrat e reres dhe detit,po ashtu dhe ngjyrat primare si dhe e verdha e thelle do te rastisen dukshem kudo.
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!
2 comments:
gjitçhcka esht'e bardh e zi.
NAdueshNA,
diplomat ne oborRrin e manastirrrt
Si urno
Post a Comment