Friday, September 05, 2008

Billboard dinamik



Jeta ne ditet e sotme eshte kthyer ne nje parade gjigande komerciale.
Ne nje billboard dinamik.

Reklamat e varura ne kete billboard jane fragmentet e saj , teksa imazhet e zbukuruara dhe shpresedhenese , te shumeditura e te para ne reklamat rendom ndryshojne sipas rastit.
Kryesisht kane te bejne me vlerat,zakonet, ndjesite e jetes.

Sa me shume polemika te shkaktojne,sa me shume mendje te trazojne,sa me shume perdellim dhe emocione te permbajne aq me mire per to sigurisht.Aq me shume vlere dhe fuqi , aq me shume kredi do te fitoje produkti i reklamuar.Aq me shume do te rritet probabiliteti qe te kthehet ne nje mit.
Rendesia e produkteve ne kohet tona ka marre dimesione te çuditshme.Ato jane tashme dhe me te rendesishme se jeta vete.

Me kalimin e koherave, zhvillimin e teknologjise dhe permiresimin e mireqenies , sigurisht qe dhe njerezit , edhe deshirat e tyre per luks jane sofistikuar.
Nuk eshte me aq e lehte tashme te ndjellesh çudi e kersheri apo te bukosesh babezine e pergjithshme ndaj luksit e madheshtise.
Çdokush eshte kaq thelle i zhytur ne kerkimin e gjese unike , qe e sheh si te denje vetem per veten e vet.Pasi te jesh unik ne ditet e sotme nuk eshte vetem arsye krenarie por edhe fitim statusi.

Duke qene keshtu edhe reklamimi i çdo lloj sherbimi nuk ka sesi te mos jete me i rafinuar, i paqendrueshem,i ndryshueshem.Si rrjedhoje duket se fusha ku kjo tregti nuk do te ngelet asnje here ne balte eshte jeta vete!
Ku tjeter valle do te mund te gjendet me shume lekundshmeri e rrjedhshmeri sesa ne jeten e elementet baze themeluese te saj?
Ne te tera keto reklama synimi baze eshte jeta ideale , e bukur dhe pa andralla e arritur sigurisht fale ketyre produkteve ne fjale.

Por ne fakt jeta s'eshte tjeter veçse subjekti shtyes , njekohesisht dhe elementi mashtrues apo efekti trullues e symbylles i qellimit komercial.
Ironia dhe ajo qe te pezmaton eshte se synohet gjoja per idealen e jetes nderkohe qe ne te vertete kjo jete dhe çdo element i saj qe e ben ate te rendesishme dhe te pazevendesueshme perdhosen dhe digjen keqazi nen zjarrin komercial.

Nje i semure i pashprese me kancer , i cili eshte duke ndjekur kuren kemoterapike , merr nga i njejti spital nje sms per sherbime spa-je ku eshte nenvizuar me shkronja kapitale se ofrohet 10% ulje ne raste rregjistrimesh kohegjata !
Nje te paralizuari i vijne sms nga nje kurs tangoje , teksa nje anoreksike dyndet me sms sherbimesh perrallore humbjesh ne peshe!

Te tera keto te mesipermet jane bere sigurisht ne menyre te paqellimte "ku rafsha mos u vrafsha" ne kerkim te potencialit te klientave sado i ulet qofte ky per tu arritur.
Duke kerkuar me ngulm te ngecet diku , te gjeje nje te krisur ku te struket , me çfaredo lloj çmimi pa marre parasysh efektet anesore apo ato te mevonshme.
Jeta eshte kthyer ne nje trampoline , ne nje skllave te deshirave tona te konsumimit!
Mbase ka ardhur koha qe ta ndalojme kete sadopak duke kontrolluar se pari egot tona dhe me tej çmendurine e konsumit te pakontrolluar dhe te kerkimit te se ideales boshe..

Sepse jeta eshte gjetiu!

p.s: ne video eshte fragment nga filmi "rekuiem per nje enderr" i Darren Aronofsky film ne te cilin paraqitet shume bukur katastrofa e krijuar prej manise se siperpermendur.eshte nje film i mrekullueshem qe jua rekomandoj megjithse ma do mendja se shumica juaj e keni pare pasi ka disa vite qe ka dale dhe ka fituar shume çmime ne festivale te ndryshme.

4 comments:

drejt tropojes said...

me pelqeu ky postim per qendrimin, qe mendoj se eshte i nevojshem, pervesce i aresyeshem!

eni said...

gezohem qe mendokemi njesoj mik;)
te pershendes

Anonymous said...

eni e keqja mendoj eshte qe shoqerite e konsumimit jane te ndertuara keshtu. Sigurisht reklamat jane firmat qe i bejne por njerzit kane nevoje te realizohen ne ate qe blejne, enderrojne te blejne apo zbulojne te re per te blere !
Pra eshte nje ndergjegjesim kolektiv dhe edukim individual.

eni said...

pikerisht edhe une kete theksoj e dashur..gjendja duket si e pashprese ne fakt:(

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator