copyright: Michel Setboun Photo label : Albanian Wedding 1981- Shkoder
Mbase mund te jeni habitur nga titulli i ketij posti por une per vete perhere kam menduar se ne Shqiperi se paku ka egzistuar diçka e tille.Ky fenomen ka qene shume me i theksuar dhe ne permasa legjendare gjate kohes se monizmit sidomos.Epo doemos sepse keto kane qene mitet e atehershme.Kur nuk kishte paparazzi dhe revista roze apo revista vipash qe njerezit te shtynin kohen dhe te ngopnin kureshtjen e tyre.Do te flitej disa dite,jave mbase dhe muaj rrjesht nje dasem ne Shqiperi.Çdo detaj i saj do te endej ne re thashethemnajash te pambarimta.Por sidomos nuset do te pertypeshin dhe percilleshin mire e mire ne qiellza sidomos te grarise te fisit e lagjes.
Duke qene keshtu nuk kemi se si ti fajesojme te ngratat vajza per stresin qe i karakterizonte.Atyre i duhej te "nuseronin". Dhe te nuserosh nuk eshte e lehte.Nuk domethene vetem te veshesh fustanin e nuses , te tualetosesh e te rrish.
Nuserimi fillon pikesepari ne qendrimin e nuseve.Nese do te kishte diçka qe me bente per te qeshur dhe per te ndjere keqardhje do te qe ai pozicioni i veçante dhe gjysem i ngrire , si i shkaktuar nga ndonje paralize e pergjithshme .Kjo e fundit shoqerohej dhe me nje buzeqeshje dramatike.Kjo buzqeshje me ngjante me nje pjese pikture ku qene derdhur me shumice tonelata arabeske,histerie dhe ankthi.
Po, po ankthi duke menduar me stres menyren sesi po paraqitej. Nuset nuk para kercenin shume , ato duhet te ishin shembelltyre e fisnikerise dhe elegances per tere fisin.Jo per gje po fisi vete shkerrmoqej e leshohej per qejf te vet. Nuk thonin kot " nje martohet , njeqind terbohen":))
Pastaj vinte momenti qe nusja dilte nga shtepia dhe pergatitej te shkonte ne nje shtepi tjeter, ne ate te bashkeshortit. Arsyeja qe e kam vene kete foto eshte per te treguar dhe me mire histerine e momentit. Asnjehere nuk i kam kuptuar te qarat e stazhonuara te nuseve.Sy te perskuqur, trupa qe dridhen,fytyra te meitura.
Me kujtohet nje fjale e urte turke qe shkon shume me kete rast: Nuk e dua , por sidoqofte ma fut ne xhep:)) E pra ku qendronte arsyeja e nje keputjeje te tille nderkohe qe po martoheshin vete me deshiren e tyre?
Kjo qe thoni juve , ishte pjesa e fundit e aktit te nuserimit dhe mbase dhe me e veshtira sepse ishte dhe me tragjikja:) Ishte si nderi i nuses, namuzi i saj dhe virtyti i fundit qe do te shpaloste ne fund te kesaj ceremonie, simbol shpatullfryres dhe shitmendes i shoqerise shqiptare.
Pas disa kujisjeve te thekura nusja nisej dhe akti "solemn" shoqerohej ne menyre shume te vrazhde dhe aspak delikate me femije-lubi , potenciale per te thyer xhamat e makines teksa mundoheshin te kapnin karamelet apo leket e vogla .
Nuk e di se çfare mendimi keni juve per nuserimin dhe dasmat e dikurshme , por une per vete perveç disa kujtimesh te bukura nga dasmat e fisit , mund te them se me pelqen me shume origjinaliteti qe ka ne dasmat ne ditet e sotme.
per kuriozitet hapa nje sondazh qe do ta gjeni ne krah te djathte.pres pergjigjet tuaja ne kete teme:)
Te qarat, te qeshurat kokrat e orizit ne ajer, nusja e blinduar ne cepin e dhomes e rrethuar nga 3-4 truproja qe e kendojne dhe qe e bejne terbjet e bejne. dasme dy-dhome-ekuzhine, burrat vec ne nje dhome, grate vec ne nje dhome dhe kuzhina per adjutantet. Apo ku te duhet te ngrihec e te fillosh nga dollite, hajde nje per kete, nje per ate dhe nje per ate por edhe nje per ate, ka lezet kshu per tu bere tape:)
Dasmat tona (sidomos ato te jugut-lindjes nje here) jane klassss fare jane. Une personalisht vdes per dasmat shqiptare. Sidomos po te jesh spektator i kategorise se 3-te kjo eshte akoma me kull. Kshu duhet te martohesh me aq zhurme sa ta marri vesh gjithe mehalla.
jam dakort me ty.dasmat shqiptare jane shume te bukura vertet.
me shkrive me ato berjet terbiet.tamam si truproja rrinin:))
e man men dasma fillonte te enjten .ate dite vinin ata qe qene te ftuar me ftese vizite , njerezit me te larget .te premten vinte shoqeria.te shtunen qe darka e nuses.te dielen nusja ikte dhe behej dasma e dhendrit.eh kohe e bukur ka qene:)
BBC: Po ve ketu komentet klas qe ka bere mikja ime per kete foto:
You are albanian, you should know i guess. The brother (right) is accompanying the sister (ie the bride), the moment she is gettin in the taxi that will take her from her maid house to her husband's. This photo is pure anthropology. Shihi rruazat e nuses. Shih po ashtu dhëmbët e vëllait. Deri vonë kujdesi për dhëmbët ishte si punë turpi në Shqipëri.
e maj ore si nuk e maj men! Keto jane kujtime qe skaliten ne memorie dhe qe nuk i harron sa te vdesesh. une ruaj rastin per kapur ndonje dasem te tille. Po tani duhet me u perqendru larg budallallikut modern te Tiranes.
Ashtu ishin po njerezia ne dore e kane mund ta bejne si te duan.
rrofsh e qofsh per kete fotografine se qenka me te vertete shume e bukur.
kapelloja i duhet hequr dhe nuses per te qamen e papare. por duhet thene gjithashtu qe paska dale nuse e bukur, edhe pse e kapur ne nje moment delikat prape. nuse nga veriu (shiko ato plakat mbas makines)!
Eh dhe ti tani me ngacmove me kete shkrim. Kam aq shume per te folur per kete ceshtje, por me detyrove te meditoj dhe te kujtoj koherat e vjetra. Me nje fjale me ka marre malli per nje dasem "si ktyne here". Keto dasmat e sotit me jane bere aq banale, saqe fare nuk dallojne nga njera tjetra, jane aq te programuara, u mungon kreativiteti, me pengon ai dy-tre oreshi i ngrenies, pirjes, kercimit dhe mbrapa ne shtepi. Ndersa kujtimi me i embel nga femijeria me eshte kur ne njefare menyre neper dasma e kishim te lejuar te pinim cigare, por megjithate iknim mbrapa shtepise . Per detaje tjera do shkruaj pasi te bej dasmen time ne stilin "e ktyne here"
fotografia eshte e nje fotereporteri dhe fotografi mjaft te rendesishem dhe interesant, e Michel Setboun. foto eshte bere gjate nje dasme ne fillim te viteve 80 ne rragam te qytetit te shkodres...
:-) Sa here e shof ket foto vdes fare nga te qeshurat. Rruzat jane te papame, por ai brezi ne mes duket i lexetshem, mund te jete autentik prej sermi :P Shiko, ajo e qajtmja e nuses se atyre koheve bente nje cike sens. Sepse nuk eshte si sot qe vajzat largohen heret nga shtepite e prinderve per te studiuar, punuar e jetuar ne Tirane apo jashte shtetit. Plot prej tyre bashkejetojne me te fejuarit per disa kohe. Ne ato kohe, as ne plazh nuk ja linin te fejuarit ta merrte gocen. Dhe goca ben vaki qe skish fjet nje nate jashte shtepise. Keshtu qe ajo e qara e saj, e nenes, e babes dhe gjithe robve te shpise bente sens sepse po ju ikte goca nga shpija. Po kshu dhe goca e shkrete po shkonte ne shpi te huaj, ku qe te henen do cohej ti bente kafene vjehrres dhe dajove te burrit. Por edhe sot, nqs perseritet ai riti i marrjes se nuses nga shpija, me makina, borija e krushq, ka emocion. I kemi pak makabre ato rite ne. E nxjerr nga shtepia gocen me ceremoni :P Prape se prape te vjen i cike per te qare :-)
Eni, foton kur e kam pare me ka rrenqethur, sepse duket sikur nusja po kalon nje torture te vertete.
Ka shume gjera per te thene per dasmat shqiptare, sidomos ato te para viteve 90-te. Hic ketu, gajasjen, qejfin dhe sehirjen qe benin mileti, per nusen dhe per familjen s'ka qene fort e lehte.
Te mendosh qe nuset ne ato kohe me nje % shume te vogel, ishin mbleserira ose me force nga familja. Pra, shume te qara nuk eshte sa kane qene nje formalitet para fisit dhe lagjes, por ka qene nje dhimbje me vete. Me kujtohet, nje nga vajzat qe u martua diku ne vitet 86-87. Si tani me kujtohet qarjet dhe ulerimat e saj, kur e kane marre me makine. Nuse mirditore e mbuluar me duvak, as fytyren nuk ja pame. Per ate ka qene vertet tmerr. As nuk e imagjinoj dot friken dhe traumen qe ka kaluar ajo femer dhe shume femra si ato qe jane martuar me pahir.
Sdq, dasmat shqiptare kane bukurine e tyre. A eshte me mire te martohesh sot se ne ato vite, sigurisht! Jam e lumtur qe kam lindur ca vite me vone dhe s'me kapi lapsi te me martonin me zor, se kushedi cdo kishte ndodhur. Rrezik ajo nusja qe do shikonit aty do kisha qene une, larg qofte! :(
gomari ateist: qashtu,qashtu..Mire se te gjeta Kapiten!:)
Buli3go: sa kujtime te bukura na solle.ne fakt e pranoj se jam nxituar ca kur kam thene se me pelqejne me shume dasmat e sotme se te dikurshmet.Me pelqejne dasmat e sotme per rehatllikun qe i karakterizon pasi te dikurshmet vertet qe kane pasur dicka me prekese dhe mbreselense.
toni milaqi: shume falemderit Toni.me gezove shume do ta kerkoj punen e ketij autori ne internet.dhe me kete rast do mundem te ve nje emer ne pjesen e credits:)
Moza: shume bukur e ke pershkru ca te them une ..ke shume te drejte se nuk kane qene te tere njesoj nuk them se e kane pas te tera per ghir te kolektivit te qaren mbase kam folur ne vija shume te trasha:) hell i enjoyed what you wrote here:)
Belle: e dashur ke shume te drejte per sa thua.ajo puna e nuses me duvak me beri ta mbyll gojen pernjehere per kete fakt.fatkeqsisht nuk e kane ende shume vajza ate liri si ne disa zona te Shqiperise dhe ne Turqi me sa kam pare une.ndaj ky shkrimi im ne rastin e tyre ngelet vetem si nje shkrim i shpejte gazetash ditore..shyqyr Zotit qe kemi familje te tjera thuaj se dhe une nuk do ta perbelloja dot kete fakt.
Miq me falni qe i publikova me vonese komentet tuaja.Nuk do te jem shume ne internet keto kohe ndaj me ndjeni..Pershendetje.
oj none ça paskeni bo ju ndërkohë që unë po haja qingj në hell e po kërceja në një dasëm të përzime (gjysëm shqiptare/gjysëm zvicerane)...
Meqë ia paskeni nxjerrë ujin e zi fotos- e papame fare është!!!- po ju rrëfej pak për dasmën më lart:
Nusja gatoi deri një orë para se të vinin të ftuarit. U vesh e u rregullua vetë dhe doli priti njerëzinë që s'pati asnjë minutë vonesë. Pastaj ndërruan unazat, kërcyen napolonin dhe hëngrën pinë e kërcyen sa na lodhën dhe ne.
Kaq për tani, se kena dhe punë.:)
p.s. ej, po ku ia shifni dhëmbët atij në të djathtë, më qafsh? :D
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!
19 comments:
Aaaaaaahhh, ku ka si dasmat tona tragjikomike!
Te qarat, te qeshurat kokrat e orizit ne ajer, nusja e blinduar ne cepin e dhomes e rrethuar nga 3-4 truproja qe e kendojne dhe qe e bejne terbjet e bejne. dasme dy-dhome-ekuzhine, burrat vec ne nje dhome, grate vec ne nje dhome dhe kuzhina per adjutantet. Apo ku te duhet te ngrihec e te fillosh nga dollite, hajde nje per kete, nje per ate dhe nje per ate por edhe nje per ate, ka lezet kshu per tu bere tape:)
Dasmat tona (sidomos ato te jugut-lindjes nje here) jane klassss fare jane. Une personalisht vdes per dasmat shqiptare. Sidomos po te jesh spektator i kategorise se 3-te kjo eshte akoma me kull. Kshu duhet te martohesh me aq zhurme sa ta marri vesh gjithe mehalla.
Ahh, kjo fotoja eshte qamet e bukur. Ca detaje per ndonje flashback :
1) Rruazat e nuses.
2) Ora e nuses dhe e atij cunit te ri qe qan me nusen.
3) dorashkat
4) plaka qe ka vene doren ne bagazh
jam dakort me ty.dasmat shqiptare jane shume te bukura vertet.
me shkrive me ato berjet terbiet.tamam si truproja rrinin:))
e man men dasma fillonte te enjten .ate dite vinin ata qe qene te ftuar me ftese vizite , njerezit me te larget .te premten vinte shoqeria.te shtunen qe darka e nuses.te dielen nusja ikte dhe behej dasma e dhendrit.eh kohe e bukur ka qene:)
BBC: Po ve ketu komentet klas qe ka bere mikja ime per kete foto:
You are albanian, you should know i guess.
The brother (right) is accompanying the sister (ie the bride), the moment she is gettin in the taxi that will take her from her maid house to her husband's.
This photo is pure anthropology.
Shihi rruazat e nuses. Shih po ashtu dhëmbët e vëllait. Deri vonë kujdesi për dhëmbët ishte si punë turpi në Shqipëri.
e maj ore si nuk e maj men! Keto jane kujtime qe skaliten ne memorie dhe qe nuk i harron sa te vdesesh. une ruaj rastin per kapur ndonje dasem te tille. Po tani duhet me u perqendru larg budallallikut modern te Tiranes.
Ashtu ishin po njerezia ne dore e kane mund ta bejne si te duan.
rrofsh e qofsh per kete fotografine se qenka me te vertete shume e bukur.
flm dhe ty per komentet rifreskuese:)
rrofte shoqja ime qe e kishte vene ne facebook.ajo me beri tme linde ideja e shkrimit:)
rrofte ajo shoqja jote pra.
kapelloja i duhet hequr dhe nuses per te qamen e papare. por duhet thene gjithashtu qe paska dale nuse e bukur, edhe pse e kapur ne nje moment delikat prape. nuse nga veriu (shiko ato plakat mbas makines)!
yes.credits to the bride as well.
and to the other women too;)
:D ....oh po çte uleritur ore...duket qe se do burrin qe pa i shku ne shpi :D
Kana dicka keto dasmat e sotme ENI-the great!!!!
duan lek shume...po shume fare ama.sidoqofte i kam shiju atehere e shijoj akoma dasmat shqiptare ku ahengu derdhet gjithanej si raki apo mish:P:P:P
cheers dear,edhe pse mas shume kohesh!!!
Eh dhe ti tani me ngacmove me kete shkrim. Kam aq shume per te folur per kete ceshtje, por me detyrove te meditoj dhe te kujtoj koherat e vjetra. Me nje fjale me ka marre malli per nje dasem "si ktyne here". Keto dasmat e sotit me jane bere aq banale, saqe fare nuk dallojne nga njera tjetra, jane aq te programuara, u mungon kreativiteti, me pengon ai dy-tre oreshi i ngrenies, pirjes, kercimit dhe mbrapa ne shtepi. Ndersa kujtimi me i embel nga femijeria me eshte kur ne njefare menyre neper dasma e kishim te lejuar te pinim cigare, por megjithate iknim mbrapa shtepise .
Per detaje tjera do shkruaj pasi te bej dasmen time ne stilin "e ktyne here"
pershendetje eni!
fotografia eshte e nje fotereporteri dhe fotografi mjaft te rendesishem dhe interesant, e Michel Setboun. foto eshte bere gjate nje dasme ne fillim te viteve 80 ne rragam te qytetit te shkodres...
:-) Sa here e shof ket foto vdes fare nga te qeshurat. Rruzat jane te papame, por ai brezi ne mes duket i lexetshem, mund te jete autentik prej sermi :P
Shiko, ajo e qajtmja e nuses se atyre koheve bente nje cike sens.
Sepse nuk eshte si sot qe vajzat largohen heret nga shtepite e prinderve per te studiuar, punuar e jetuar ne Tirane apo jashte shtetit. Plot prej tyre bashkejetojne me te fejuarit per disa kohe.
Ne ato kohe, as ne plazh nuk ja linin te fejuarit ta merrte gocen. Dhe goca ben vaki qe skish fjet nje nate jashte shtepise. Keshtu qe ajo e qara e saj, e nenes, e babes dhe gjithe robve te shpise bente sens sepse po ju ikte goca nga shpija. Po kshu dhe goca e shkrete po shkonte ne shpi te huaj, ku qe te henen do cohej ti bente kafene vjehrres dhe dajove te burrit. Por edhe sot, nqs perseritet ai riti i marrjes se nuses nga shpija, me makina, borija e krushq, ka emocion. I kemi pak makabre ato rite ne. E nxjerr nga shtepia gocen me ceremoni :P
Prape se prape te vjen i cike per te qare :-)
Eni, foton kur e kam pare me ka rrenqethur, sepse duket sikur nusja po kalon nje torture te vertete.
Ka shume gjera per te thene per dasmat shqiptare, sidomos ato te para viteve 90-te. Hic ketu, gajasjen, qejfin dhe sehirjen qe benin mileti, per nusen dhe per familjen s'ka qene fort e lehte.
Te mendosh qe nuset ne ato kohe me nje % shume te vogel, ishin mbleserira ose me force nga familja. Pra, shume te qara nuk eshte sa kane qene nje formalitet para fisit dhe lagjes, por ka qene nje dhimbje me vete. Me kujtohet, nje nga vajzat qe u martua diku ne vitet 86-87. Si tani me kujtohet qarjet dhe ulerimat e saj, kur e kane marre me makine. Nuse mirditore e mbuluar me duvak, as fytyren nuk ja pame. Per ate ka qene vertet tmerr. As nuk e imagjinoj dot friken dhe traumen qe ka kaluar ajo femer dhe shume femra si ato qe jane martuar me pahir.
Sdq, dasmat shqiptare kane bukurine e tyre. A eshte me mire te martohesh sot se ne ato vite, sigurisht! Jam e lumtur qe kam lindur ca vite me vone dhe s'me kapi lapsi te me martonin me zor, se kushedi cdo kishte ndodhur. Rrezik ajo nusja qe do shikonit aty do kisha qene une, larg qofte! :(
midis nesh: :))
gomari ateist: qashtu,qashtu..Mire se te gjeta Kapiten!:)
Buli3go: sa kujtime te bukura na solle.ne fakt e pranoj se jam nxituar ca kur kam thene se me pelqejne me shume dasmat e sotme se te dikurshmet.Me pelqejne dasmat e sotme per rehatllikun qe i karakterizon pasi te dikurshmet vertet qe kane pasur dicka me prekese dhe mbreselense.
toni milaqi: shume falemderit Toni.me gezove shume do ta kerkoj punen e ketij autori ne internet.dhe me kete rast do mundem te ve nje emer ne pjesen e credits:)
Moza: shume bukur e ke pershkru ca te them une ..ke shume te drejte se nuk kane qene te tere njesoj nuk them se e kane pas te tera per ghir te kolektivit te qaren mbase kam folur ne vija shume te trasha:) hell i enjoyed what you wrote here:)
Belle: e dashur ke shume te drejte per sa thua.ajo puna e nuses me duvak me beri ta mbyll gojen pernjehere per kete fakt.fatkeqsisht nuk e kane ende shume vajza ate liri si ne disa zona te Shqiperise dhe ne Turqi me sa kam pare une.ndaj ky shkrimi im ne rastin e tyre ngelet vetem si nje shkrim i shpejte gazetash ditore..shyqyr Zotit qe kemi familje te tjera thuaj se dhe une nuk do ta perbelloja dot kete fakt.
Miq me falni qe i publikova me vonese komentet tuaja.Nuk do te jem shume ne internet keto kohe ndaj me ndjeni..Pershendetje.
fytyra e atij tipit ne krah te djathte te nuses, thjesht te shkrin se qeshuri, eshte foto vertet interesante!
rrofsh. u kenaqa me kete lexim terheqes e ngacmues. gjithashtu rrofsh qe na hape bela per ne qe u martuam pa dasma. :-D
pershendetje, fh.
oj none ça paskeni bo ju ndërkohë që unë po haja qingj në hell e po kërceja në një dasëm të përzime (gjysëm shqiptare/gjysëm zvicerane)...
Meqë ia paskeni nxjerrë ujin e zi fotos- e papame fare është!!!- po ju rrëfej pak për dasmën më lart:
Nusja gatoi deri një orë para se të vinin të ftuarit. U vesh e u rregullua vetë dhe doli priti njerëzinë që s'pati asnjë minutë vonesë. Pastaj ndërruan unazat, kërcyen napolonin dhe hëngrën pinë e kërcyen sa na lodhën dhe ne.
Kaq për tani, se kena dhe punë.:)
p.s. ej, po ku ia shifni dhëmbët atij në të djathtë, më qafsh? :D
drejttropojes:qe fotoja qe me beri te shkruaj per kete teme mik!
fh: pershendetje:)
akvll: flm per feedback shoqe.gezohem qe qeke kenaq ne dasem.dtv
Post a Comment