
copyright: Michel Setboun
Photo label : Albanian Wedding 1981- Shkoder
Mbase mund te jeni habitur nga titulli i ketij posti por une per vete perhere kam menduar se ne Shqiperi se paku ka egzistuar diçka e tille. Ky fenomen ka qene shume me i theksuar dhe ne permasa legjendare gjate kohes se monizmit sidomos.Epo doemos sepse keto kane qene mitet e atehershme. Kur nuk kishte paparazzi dhe revista roze apo revista vipash qe njerezit te shtynin kohen dhe te ngopnin kureshtjen e tyre. Do te flitej disa dite,jave mbase dhe muaj rrjesht nje dasem ne Shqiperi.Çdo detaj i saj do te endej ne re thashethemnajash te pambarimta. Por sidomos nuset do te pertypeshin dhe percilleshin mire e mire ne qiellza sidomos te grarise te fisit e lagjes.
Duke qene keshtu nuk kemi se si ti fajesojme te ngratat vajza per stresin qe i karakterizonte.Atyre i duhej te "nuseronin".
Dhe te nuserosh nuk eshte e lehte.Nuk domethene vetem te veshesh fustanin e nuses , te tualetosesh e te rrish.
Nuserimi fillon pikesepari ne qendrimin e nuseve.Nese do te kishte diçka qe me bente per te qeshur dhe per te ndjere keqardhje do te qe ai pozicioni i veçante dhe gjysem i ngrire , si i shkaktuar nga ndonje paralize e pergjithshme .Kjo e fundit shoqerohej dhe me nje buzeqeshje dramatike.Kjo buzqeshje me ngjante me nje pjese pikture ku qene derdhur me shumice tonelata arabeske,histerie dhe ankthi.
Po, po ankthi duke menduar me stres menyren sesi po paraqitej.
Nuset nuk para kercenin shume , ato duhet te ishin shembelltyre e fisnikerise dhe elegances per tere fisin.Jo per gje po fisi vete shkerrmoqej e leshohej per qejf te vet.
Nuk thonin kot " nje martohet , njeqind terbohen":))
Pastaj vinte momenti qe nusja dilte nga shtepia dhe pergatitej te shkonte ne nje shtepi tjeter, ne ate te bashkeshortit.
Arsyeja qe e kam vene kete foto eshte per te treguar dhe me mire histerine e momentit.
Asnjehere nuk i kam kuptuar te qarat e stazhonuara te nuseve.Sy te perskuqur, trupa qe dridhen,fytyra te meitura.
Me kujtohet nje fjale e urte turke qe shkon shume me kete rast: Nuk e dua , por sidoqofte ma fut ne xhep:))
E pra ku qendronte arsyeja e nje keputjeje te tille nderkohe qe po martoheshin vete me deshiren e tyre?
Kjo qe thoni juve , ishte pjesa e fundit e aktit te nuserimit dhe mbase dhe me e veshtira sepse ishte dhe me tragjikja:)
Ishte si nderi i nuses, namuzi i saj dhe virtyti i fundit qe do te shpaloste ne fund te kesaj ceremonie, simbol shpatullfryres dhe shitmendes i shoqerise shqiptare.
Pas disa kujisjeve te thekura nusja nisej dhe akti "solemn" shoqerohej ne menyre shume te vrazhde dhe aspak delikate me femije-lubi , potenciale per te thyer xhamat e makines teksa mundoheshin te kapnin karamelet apo leket e vogla .
Nuk e di se çfare mendimi keni juve per nuserimin dhe dasmat e dikurshme , por une per vete perveç disa kujtimesh te bukura nga dasmat e fisit , mund te them se me pelqen me shume origjinaliteti qe ka ne dasmat ne ditet e sotme.
per kuriozitet hapa nje sondazh qe do ta gjeni ne krah te djathte.pres pergjigjet tuaja ne kete teme:)