Wednesday, August 20, 2008

Pushimet ideale

 silentium

E shtyre nga mikja ime Tena, vendosa te shkruaj rreth idese sime per pushimet ideale,teme qe me pare nuk e kisha menduar me thene te drejten.
Ne fakt mendoj se nuk ka diçka te caktuar per kete gje.
Kur them kete nenkuptoj dhe faktin se çdo gje eshte aq e shumellojshme, me shume alternativa, deri diku e arritshme saqe duam s'duam edhe mendjet dhe preferencat tona pesojne te njejtat ndryshime duke ndjekur sigurisht rastet me te favorshme.
Rastet me te favorshme dhe qe jane bere shume te modes kohet e fundit jane pushimet neper vende turistike ku çdo gje eshte e perfshire brenda nje çmimi pakete.

A me terheqin mua te tilla lloj pushimesh? Jooo
Nuk me pelqen idea e planifikimit perfekt te çdo levizjeje times ne pushime.
Dua diçka me spontane.
Nuk eshte ndonje gje shume e paarrtishme ajo qe dua.Nuk eshte diçka shume e egzagjeruar.
Si rrjedhoje e semundjes (fotomania) qe me ka kapur qysh prej 2 vjetesh ne menyre te pasherueshme;) per mua pushimet ideale jane vendet qe se pari do te gjeja nje prehje shpirterore dhe me tej nje begati vizuale.
Ne fakt kjo puna e begatise vizuale , ka lidhje me teper me hapjen e dyerve te mia te perceptimit dhe shikimit,ndaj ky term ketu eshte relativ.
E shoh se nuk po flas shume hapur.Ja po shpjegohem me me kokrra;)

Disa gjera i kam te qarta ne mendje sa i perket pushimeve:

1.Do doja te mos kisha fare probleme me vizat dhe te mund te vizitoja çdo vend.Nese do te mundja, do te vizitoja sakaq Evropen dhe shume vendje ne Lindjen e Larget.(ne fakt shume vende te Lindjes se Larget nuk jane dhe aq problematike tek vizat ,por Evropa po).
2.Do preferoja vende te fresketa dhe jo me shume diell.3.Nuk me pelqen te ngulem shume ne nje vend.Mbase udhetimi me tren (vdes per trenat) apo nje mjet tjeter me terheq tej mase.
4.Nuk dua te eksploroj vetem vende por edhe njerez gjate pushimeve.Madje ata me teper se çdo gje.Vertet qe eshte shume e kenaqshme te mesosh kultura te reja ,por e bukura eshte ti shohesh per se afermi keto kultura,rite dhe zakone dhe jo vetem sa per kulture te pergjithshme.Se po te besh vetem kete te fundit, i bie sikur te hash vetem qershine siper tortes dhe jo te tere torten;)
5.Nja 3 here ne vit ,ose se paku 2 duhen marre pushime 1-2 javore.Mendoj se eshte me e kendshme ti marresh keshtu sesa te tera pernjehere.Kjo te jep dhe mundesi e shkas per te pare dhe vizituar me shume vende ,apo per te pasur eksperienca dhe perjetime te ndryshme,sepse fundja nuk dalim perhere me udhetime sa here kemi pushime,por se paku edhe kur nuk largohemi nga vendi qe jetojme mund ti krijojme vetes mundesi te ndryshme per argetim,meditim apo çfare gjeje tjeter mund te kerkojme nga pushimet.
6.Sido,kudo dhe kurdo te behen keto pushime,rendesi ka qe te te shkepusin vertet nga rutina e perditshme.



Enormity and child...



Siç e shihni s'e kam krijuar ende paketen "all included" per llojin e pushimeve te mia ideale.Edhe ajo eshte e ndryshueshme, e lekundshme si çdo gje tjeter qe na rrethon.Por pikat e mesiperme ju japin disa idera rreth perzgjdhjeve te mundshme te pushimeve qe une dua.
Nderkohe mund te them me bindje se pushimet qe kalova ne Kapadokja dhe Mardin (per te cilat do ju flas me gjere ne ditet ne vijim) , kaluan shume bukur sepse i plotesuan pak a shume kriteret e mesiperme;)
Po per juve miq ,si eshte ideja e pushimeve ideale?Pres komentimet tuaja.
Pushime te mbara atyre qe jane duke i shijuar nderkohe;)

13 comments:

Selfmaderadio said...

behemi dy! me thuaj kur te vish ketej, se e kam gatin paketen all included.

pS: si thua psh., nje ecje disaditore, me cante shpine, dhe kalim nate ne kotece druri te vetmuara ne male, ku edhe takon njerez, ne nje lartesi rreth 1700m, qe quhet Greina, dhe ku ti mund te fotografosh pa pushim natyren akoma te paprekur nga njeriu, midis te tjera tufa te tera te egra kaprojsh e cjepsh, uritha dhe tek tuk ndonje ari e ujk? Me beso, parajsa nuk eshte shume larg.

love.

eni said...

oh i'm drooling on it dear Self.

uroj ta realizojme ne je te ardhme te afert.

hugs

Majla said...

Si e ke syrin per pjesen veriore te atdheut?pranvern e ardhshme shkojme bashke?udhetimi me traget ne Koman qenka perrallor me than ;)

eni said...

i'd love too.pranohen me shume se 1 veta ne grup? :)

belle_fleur said...

Goca ma bete gixhili qe ne mengjes. Dua qe te bej nje udhetim me ju te dyja, neper mal e neper dete, i think in my packect i would include the two of you :)

eni said...

Belle hon that is so sweet of you.Ditto;)

Anonymous said...

Eni, per mua te duhet nje udhetim andej nga Azia. Ne Indi ose Tajlande, Vietnam etj. Ne keto vende mund te udhetosh me tren dhe thuhet qe udhetimi nuk eshte i rrezikshem.

SR, gjalle qenke mi shoqe.

Anonymous said...

Hi Eni,
I wanted to send you a private message but couldn't access your address. I am a french girl, living in Istanbul since a few weeks, a translator too, interested in Albania and the Albanian language. I am a great fan of your pictures :) I'd be very interested in knowing more about your life here and your work.
Aurore

eni said...

Tena: edhe une dua ti vizitoj ato vende.

Aurore:thanks a lot dear friend.my email is found at the profile space.

Agobooks said...

Pushime të mbara! Të gjitha pushimet janë ideale, sido që të jenë.
v.o.:Nuk e hoqe matësin e vizitorëve dhe vazhdon të ekzistojë problemi i site-ve me përmbajtje bixhozi ose porno. Më fal për këmbënguljen por është goxha shqetësues dhe të ndalon të vizitosh blogun tënd.

eni said...

N.Ago: e hoqa me ne fund;)

Minerva said...

Keto paketat all included, Eni, me terheqin kur dua te vizitoj vende historike(si psh. Egjypt), zakonisht gjate vitit i marr. Ama kur jam e lodhur, aq me teper kur jam ne Shqiperi, e vetmja gje qe dua te jete included eshte nje shtepi e bukur ne bregdet, nje çader dhe 2 m2 plazh. Per te tjerat, gjume dhe mendjen zero, restorante te shijeshme dhe jete nate.

eni said...

mşnerva: mire e ke gjate vitit sikur te vijne lezet:)se s'ke nge jo per gje.

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator