

Une paskam fituar mes 5 fotove me te mira konkursin e kartolinave te 14 shkurtit te organizuar nga Mania Card (www.maniacard.com).
Madje dhe kartolina me foton time qenkesh shtypur nga kjo faqe.
Per cilen? Per kete foto timen.
Por prisni , prisni mos me uroni para kohe.
Vertet kane ndodhur te tera keto , por fotoja ime nuk eshte e njejta , e kane prere, stolisur jo keshtu minimalisht por sakatuar ama ...Botoks the?
Edhe Cher nuk ka pesuar aq shume ndryshime shperfytyruese sa foto ime.
Ndryshimi me i madh cili qe do thoni?
Po ja prapa kartolines shkruan me germa te medha dhe pa i bere fare syri terr:
© Elton Koja 2009
Besoj se e shihni operacionin e kryer mbi foton time apo jo?
Sa e lehte eshte ne Shqiperi te vihet shenja e te drejtes se autorit?Sa e lehte eshte te perfitohet mbi punen e dikujt tjeter , duke e perdhosur , ndryshuar, mos respektuar , mos treguar ate aq me teper duke vene te drejte autori mbi punen e dikujt tjeter?

Ja pra kaq elehte qenka.
Une vetem nje gje nuk kuptoj.
Ky Elton Koja kaq te lehte e kishte ta vinte kete te drejten e autorit siper fotos sime?Se jo per gje por nje foto qe dihet anembane se eshte e imja dikur do ti dilnin lakrat ne shesh apo jo?Dhe ja qe me ne fund doli ne shesh.
Nje ankese i eshte parashtruar firmes qe ka nxjerre kartolinat , ndersa Elton Koja le te gezoje oret e fundit te te drejtes se autorit mbi foton time dhe ore te pafundme turpi per vjedhjen e shemtuar!
Dhe shtoj se nuk do ta le me kaq!!!