
Sic shume nga ju mund ta dini, ne flickr egziston dhe grupi `Fotografe Shqiptare` i hapur qe perpara 2.5 vitesh.
Grupi yne tashme ka marre nje hov te konsiderueshem krahasuar me ditet e para te tij kur ishim ca si te fjetur ;)
Grupi eshte mjaft interesant nga temat e ndryshme qe diskuton dhe sjell , te tera na ndihmojne ne shqiptareve te shperndare ne tere boten per te ndare idete dhe imazhet .
Ne kete grup , ku dhe une jam nje nga adminet , pervec konkurseve dhe temave te tjera te trajtuara mendova para 6 muajsh te hapja nje teme te re [qe u miratua dhe nga grupi ], qe kishte si synim te intervistonim dhe sillnim punen e fotografe shqiptare pjesetare te grupit ,sigurisht pa dallim mes fotografeve amatore apo profesioniste.
Qellimi qe qe te njihej me mire dhe me hollesi fotografia e shume shqiptareve qe jane anetare te grupit dhe per te krijuar nje platforme te re diskutimi per punen e cdo fotografi.Intervista perbehet nga disa pyetje qe i behen autorit/es rreth zanafilles ne fotografi , ndikimet ne fotografi etj, si dhe shoqerohet me fotografi te tij /saj.
Me poshte keni linkun qe do ju drejtoje tek nje teme ku jane permbledhur linket e intervistave te deritanishme;)Kjo liste do rinovohet cdo jave , na ndiqni per te mesuar me shume cdo jave rreth fotografeve shqiptare;)
http://www.flickr.com/groups/shqiptare/discuss/72157618892459979
2 comments:
me paska shpetuar intervista jote. thnx! ;)
;)
shife mire se ke ca intervista shume interesante te shume fotografeve te mire ;)
Post a Comment