Pranojeni...kush nga ju qe jeni jashte shtetit prej shume kohesh nuk ka nostalgji per mengjeset qe hanim ne Shqiperi?Megjithse une per vete e quaj veten me fat sepse duke qene ne Stamboll , mundem ta gjej shumicen e gjerave qe mund te gjej dhe ne Shqiperi.Me kujtohen mengjeset kur ngrihesha per ne shkolle dhe nga kuzhina kundermonte era e çajit te malit apo atij te blirit apo e bukes se thekur.Ishte nje nga gjerat e pakta qe me ngrente sadopak humorin e prishur per shkak te sapongritjes nga gjumi.Sigurisht qe duhet ta keni marre me mend se mengjeset e se dieles jane ato qe desha me shume , madje kjo eshte e vlefshme dhe sot e kesaj dite.
Te dielave sikunder çdokush ishte me i ngeshem dhe mengjesi permbante gjera me te renda per tu gatuar.Te dielat kishin te veten petullat , palaçinkat. Mbase shume veta se kane qejf po per mua dhe vala(paparja) me miser ose buke te zeze dhe trahanaja ishin te preferuarat e mia.Mengjesi i se dieles ishte shume i bukur me teper dhe per faktin se te gjithe ishim ne shtepi dhe ne shume raste kishim dhe misafire..Atmosfera e krijuar nuk kishte te share.Eshte ne fakt kjo atmosfera aq e sinqerte qe na ka ngelur ne mendje per kaq kohe.Duke qene jashte vendit tone , ne njefare menyre ngelemi te detyruar te asimilohemi me kushtet dhe traditat e vendit qe na rrethon dhe kjo na ben te largohemi nga tradita jone sado qe te jete.Fundjaven e kaluar me kapi nostalgjia e mengjeseve shqiptare dhe u mundova te bej nje te tille.(shih foton)Sado qe nuk u be njesoj si ne Shqiperi , ishte e kendshme ta merrja veten me te mire per disa momente:)
Ndonjehere tjeter do t'ju flas dhe per mengjeset tradicionale turke.Edhe keta ketu nuk ja kalojne keq jo:)vetem se hajne qamet shume:)
4 comments:
Epo... te befte mire moj bije !
Ps:kujdes nga arragostat. :-)
Mengjeset e femijerise kane qene veze e rrahur me sheqer edhe buke me gjalpe (ose margarine, kur na mbarohej rracioni).
Te djelave: petlla, palacinka, trahana (qe s'e kisha shume per qef - ca here e benin me copra dhjami te skuqur, qe ishte i cik me mire), salep me qahi (ooohhh!), simite (oooh prape!), vale te skuqur me sheqer (specialitet i gjyshit). eh...
Mengjesi i te djeles, ne atdhe, ka qene gjithmone trahanaja. Tashti nuk ha shume se duhet te ruaj linjen mgjth kemi gjithmone trahana ne shtepi. Me kujtohet qe kur shkoja tek tezja e hanim me gjalpe se ne, ne shumicen e rasteve ishte me vaj te skuqur qe te mos mbante ere dhe sipas rastit me djath te bardhe.
Per turqine, kam vizituar stambollin vetem nje here dhe u kenaqa me gjellet (pitet sidomos) dhe sidomos me turshite tek porti
mm ka lezet ushqimi jone le te thote kush te doje çfare te doje...
Shqipo: me fal per injorancen ,fjala qahi me vjen shume e njohur po s'po e kujtoj tani se ç'a eshte.Trahanaja me pelqen , po me dhjame ..oh jo s'e besoj se do e fusja dot ne goje.dhjami dhe era e mishit te qingjit kane qene arsyet qe me kane bere gjysem vegjetariane.
tena:ka shume gjera te mira dhe ketu.pitet mire fare i bejne, jane te ndryshme (me djathe kaçkavall,sallam,mish te grire dhe domate,ullinj te zinj) etj etj se s'me vijne shume ne mend tani.nje nga lezetet afer portit ishin dhe buket me peshk zgare.them ishin se ne shume vende i kane ndaluar tashme se bejne pis ambientin.ne fakt e gabuar eshte dhe u prit keq nga te gjithe se duke qene se kishte shume elemente te tjera qe e ndotnin ambientin kjo duhet te ishte nje nga te fundit.apo nuk e servirnin direkt nga disa varka historike..kishte lezet.tani kane filluar prape , jo ne varka po aty afer detit..e do mjaftohemi me to ç'te bejme:)
Post a Comment