O Zot , jemi ne shekullin XIX , ku liria e shtypit eshte sublime dhe kur shtypi dhe media ka marre tashme nje forme me dimensione shume te ndryshme dhe elastike.Shtypi nuk jane me vetem gazetat dhe revistat !
Shume njerez me ane te blogjeve kane krijuar nje lloj menyre jetese!Nuk e kam fjalen per blogjet e mia se ende nuk i perdor per arsye ekonomike (he per he s'e kam menduar kete gje) por per sa e sa veta qe fitojne drejtperdrejt jetesen mes tyre!!! Sa e sa pune e mund i tyre , hidhet ne plehra sepse ashtu eshte vendosur nga lart!!!
Nuk e di ne e mbani mend para disa muajsh gjullurdine e krijuar nga nje video fyese ndaj Turqise qe nje djale grek pat vene ne You Tube .Te gjithe e dini se çfare ndodhi!
You Tube u blllokua dhe u ndalua hyrja ne te me ligj!!! Kush u denua ne kete rast? Populli Turk. Kush nuk e pa videon ?Populli Turk.
Po bota e pa? Offfff e pa sa u ça.
Lind pyetja: Pse u mbyll atehere You Tube???
Siç duket kjo pyetje ndonese me vonese lindi me ne fund dhe ne kokat e shkretuara te personave qe mjerisht kane ne dore çelesat e komunikimit:( ndaj vendosen ta hapnin serish! Pishmanllek pas pilafit i thone kesaj se dhe bota beri sa deshi qyfyre me kete pune!
Jetojme ne nje kohe , ne te cilen elementet virtuale kane filluar te na zene nje pjese te konsiderueshme te komunikimit tone me boten ndaj çdo bllokim drejt ketyre mjeteve te komunikimit eshte vertet egzemplar! Eshte per te ardhur keq! Eshte per te qeshur! Me duket sikur ka rene bomba nukleare ne internet!Imagjino e hap faqen e shkruan dhe nuk te hapet! O Perendi! Ne çfare kohe jetojme qe bejne frenime te tilla ordinere ?Frenime qesharake?
E forta eshte se ky frenim u be pa u marr fare parasysh lajmerimi i popullates perpara per mbylljen!Ja u mbyll ashtu tak fak , si te ishte nje site e rendomte pornografike dhe jo nje nga divat e internetit.Megjithese nuk ka rendesi madhesia e faqes sesa akti totalitar!
U be nje dite qe eshte mbyllur faqja dhe ende nuk dihet se kur do te hapet!! Dhe ende nuk dihet as arsyeja sepse u mbyll! I kane rene shkurt , si duket kane vendosur te mos flasin fare per kete teme dhe ta harrojne fare!
Nuk e di por kjo situate me kujtoi ata tre majmunet .Njeri prej tyre i ka syte e mbyllur dhe thote se nuk pashe, tjetri ka veshet dhe thote se nuk degjova,tjetri ka gojen dhe ben shenja se nuk flet dot!!
Ja keshtu!! Thjesht fare!! Paster fare! E mbyll , se çan koken hiç dhe mbaron muhabeti! Pse te lodhen ata? Kushedi se sa pune kane?Kushedi po planifikojne dhe mbylljen e bloggerit,rapidshare,flickr etj etj..Jane shume te zene:(
Sot nxorra nje shkrim te ri tek Yummania me ndihmen e nje portali te huaj:(Mbase do te zbulohet dhe kjo dhe do mbyllet! Nuk e di thashe po e postoj sa kam mundesi , sepse kur jeton ne xhunglen e internetit mund te ngelesh ne mes te rruges:(







