Edhe kete vit u organizua ne Stamboll festivali "Filmmor" ose i perkthyer nga turqishtja "Film Lejla" , festival me filma me permbajtje vetem mbi grate.Kesaj here tematika e filmave qe "Historia e Grave: Perulje,Rebelim,Feminizem"
Duke perjashtuar temat e tjera qe perfshihen ne çdo vit, temat e mesiperme qene me te fokusuara kete here.
Prania e filmave nga vende te ndryshme te botes ne festival (Skandinavi,Evrope,Azi etj) , ndhimonte per te theksuar dhe me qarte sesa pak ndryshim kishte ne vende te ndryshme te botes ne trajtimin e grave dhe ne menyren sesi shoqeria,familja i shikonte ato apo mundohej ti hapte vend.
Nje nga filmat qe me beri me shume pershtypje qe filmi/dokumentar hollandez i rregjizores:Heddy Honnigman.
Filmi titullohej "Emoticons" .Tematika baze qe vetmia urbane, dhe largimi nga shoqeri dhe mundimi i largimit prej kesaj gjendjeje apo mundimi i gjetjes se miqesise dhe mirekuptimit nepermjet internetit.
Te tera heroinat e filmit e gjejne shoqerine,apo arrijne te shprehin vetveten fare lirshem nepermjet internetit madje dhe te punojne neper forume ndihmash sociale.E çuditshme por e vertete.
Ndihen te rendesishme,te pelqyera ,te shoqeruara ,te forta dhe te vlefshme vetem virtualisht.
Sidoqofte ne fund te filmit shihet se nga keto lloj lidhjesh marrin nje drejtim pozitiv dhe keto heroina i marrin keto hapa dhe jashte botes virtuale.
Sigurisht me ndihme dhe te qenrave te ndryshme sociale, qendra te cilat duhet te suportohen vazhdimisht pasi prania e tyre eshte vertet shume e nevojshme.
Perveç filmave, komiteti i festivalit ashtu si çdo vit organizoi serish ekspozite fotografike, sempoziume ,konferenca dhe kurse rreth filmit.
Per me shume info rrethe festivalit dhe grupit FILMMOR shihni ketu : www.filmmor.com







