Monday, February 09, 2009

Lezete Stambolli

© Eni Turkeshi Photography

Ajo ç'ka e ben te veçante Stambollin, kete qytet te madh te njohur me bukurite dhe problemet e çdo qyteti metropolitan, nuk eshte vetem madheshtia e tij kulturore,natyrore,historike , por disa zakone apo menyra jetese te veçanta per kete qytet.

Jane keto te fundit disa gjera qe çdokush i di se mund te behen vetem ketu , ose se paku njerezve i pelqen me shume ti perjetojne ketu.

Njera prej ketyre eshte dhe zakoni i te ngrenes "buke me peshk" prane barkave qe ndodhen prane bregut te detit Marmara.
Me te njohura per kete dhe me nje histori 60 vjeçare jane barkat qe ndodhen ne lagjen Emineny(Eminönü) nje nga lagjet me te vjetra te Stambollit prane ures se Gallates.
Ky ritual u ndalua para disa vitesh nga bashkia e Stambollit per arsye ndotje te ambientit por u rihap serish pas 3 vitesh pushim ne veren e vitit 2007.

Sigurisht , ndonese ky zakon nuk perjeton me lavdine e dikurshme , pasi se pari barkat nuk jane ato barkat historike qe kane qene me pare, qyteti eshte me i zhurmshem , trafiku dhe kallaballeku ben te veten , por prapese prape eshte diçka qe duhet provuar patjeter.

Çfare e ben kete ritual kaq interesant do te thoni?
Por ja vendondodhja , barkat interesante, sherbimi nga persona te veshur ne menyre tradicionale , çmimi i lire (2 € nje sandviç me nje peshk te madh shumicen e rasteve koce ose levrek+ sallate) , gjalleria e ambjentit ku ndodheni .

Ata qe gatuajne peshkun ne zgara qe ndodhen brenda barkes , duhet te kene nje ekuiliber te shkelqyer besoj , pasi barkat ka raste tunden e shkunden per qejf te vet.Shpesh duken sikur jane duke marre pjese ne nje maratone me pengesa.

Sandviçi pregatitet shpejt e shpejt dhe vjen ne duart tuaja midis nje "korrieri" te shkathet qe e kalon tere diten e tij me gjysmen e trupit te anashkaluar keqazi sa qe trembeni shpesh se mos do te bjere ne uje.
Shqetesim i kote ky , per njerez te tille qe kane perfituar nje zhdervjelltesi te çuditshme nder vite.

Per kete arsye nuk eshte fare çudi qe ky lloj ushqimi "fast food" eshte mjaft i preferuar si nga turqit edhe nga turistet.

Nese do t'ju keshillonin te vizitoni patjeter aksh muze dhe filan vendi historik , kijeni parasysh se do t'ua thone edhe kete.
Sigurisht, kjo vlen per ata qe duan ta ndjejne veten sa me prane vendit dhe jo te futen thjesht ne profilin e nje turisti qe i ka vene vetes detyre mos ti leje pa shpetuar asnje grimce muzeu;)

4 comments:

mbreti3gut said...

he moj Eni, te paguajne hic turqit per reklamen qe u ben?!!! apo e benne mnenyre vullnetare :):)

eni said...

vullnetare:)

Anonymous said...

Me duket se behet fjale per nje tradite qe nje dokumentar francez foli para disa muajsh. Kjo tradite,si dhe te tjera, jane interesante. Por me duket ke harruar rakine... shishja eshte e kudo ndodhur.

Shpresoj qe nje dite ta vizitoj Stambollin.

Tori

eni said...

mbase flas here tjeter per te Tori.e drejte rakia eshte shume e rendesishme per sofrat turke.
ne çdo qytet ne Turqi ka restorate te mirefillta per kete pune ,por sidomos ne Stamboll ne lagjen e Taksimit eshte nje vend i quajtur Nevizade fare prane marketit te peshkut ,ku ndodhen plot restorante te tilla.jane shume te bukura dhe plot gjalleri pasi behet dhe muzike jashte dhe shumica e njerezve ulen e defrejne jashte.
per te pare foto prej andej:

http://images.google.com.tr/images?source=ig&hl=tr&rlz=1G1GGLQ_TRXX258&=&q=nevizade&lr=&um=1&ie=UTF-8&sa=N&tab=wi

te pershendes dhe uroj ta vizitosh sa me shpejt Stambollin.mbase e pijme ndonje kafe bashke:)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator